Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmet Musa: Dueti Gaši?-Haxhabti?

| E merkure, 29.04.2020, 02:08 PM |


Dueti Gaši?-Haxhabti?

-... në kuvendin e Kosovës me ndihmën e 10 votave të listës serbe të votohet ligji për gjykatën speciale kundër USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE dhe luftëtarëve te lirisë e, të iniciuar nga dueti Hashim Thaqi-e Isa Mustafa...-

Nga Mehmet Musa, Gjermani

Trevat dhe trojet e Arbërit dhe pasardhësit e tyre gjatë rrebesheve të historisë kan hequr sa gjarpëri nën gurë nuk heqë .Çdo here më shumë për vet fajin tonë sesa për fajin e barbarëve gjakpirrës e lakmiqarë të perandorive romake, osmane e të sllavëve të jugut që afër dy shekuj. Po ti shikosh  sot, analizosh e studiosh mirë në mbarimin e dy dekadave të shek XXI ,dhe komponentet që përbajnë kombin tonë duke i shtuar edhe atë nivelin e shkencës dhe përparimit në çdo fushë, shikon se çfarë përpamjesh, inatësh e xhelozishë injorante të thella të pakuptimta e të zeza ka në kombin tonë, ku sejcila parti politike tërë natën mendon se si ta vejë para aktit të kryer (duke shpifë, trillue e venë kurthe) partinë rivale të vëllaut të tij, e pastaj në mëngjes nja pesë minuta mendojnë për rrafshin kombëtar.

Po  shtrohet pyetja si kemi qenë së bashku para  20,70 e para 100 viteve. Armiqët  e kombit tonë dje, sot dhe nesër e kan per detyrë dhe e bejnë atë detyrë që vazhdimisht përmes njerzëve të ulët e të pa kurriz, karakter e moral, (ti stërvitin, edukojnë dhe ti futin deri në majën më të lartë të organizimit në kombin tonë si agjent). Dhe neve vazhdimisht bëjmë  sehirë,apo edhe i ofrojmë e bashkpunojmë me ta, edhe pse fare mirë e dimë për misionin e tyre të errët e të ndytë. Të tillë ka mjaft  në të gjitha partitë politike, pa përjashtim por kemi mjaft edhe të atillë që na shitën  si „miq“ në arenë ndërkombëtare .Prandaj jemi këtu ku jemi të çarë e të përçarë,më shume në dëmë të vetës sonë se sa në dobi të Atdheut tonë.

Marrëzia ka arritë deri aqë lart sa që sejcili koxhobash ban trysni dhe diktat mbi deputetët e klanit të tij se çfarë duhet të bejnë dhe të thonë në kuvend duke ua dhunuar mendimin , se përndryshe degradohesh dhe suspendohesh nga vet shefi që i takon.  Shembulli  më i poshtër dhe më i ulët në dobi të armiqëve dhe në dëmë të popullit, varreve,të pa gjeturve,të mëmave, motrave dhe vajzave tona të dhunuara të gjakut që u derdh rrëke në mbarë hapairat shqiptare eshtë ai që në kuvendin e Kosovës me ndihmën e 10 votave të listës serbe të votohet ligji për gjykatën speciale kundër USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE dhe luftëtarëve te lirisë e, të iniciuar nga dueti Hashim Thaqi-e Isa Mustafa, ku në këte mynyrë u hapët rruga edhe agjentëve siq eshtë dueti Škelzen Gaši?-dhe Baton Haxhiabdi? që në gjuhën shqipe në mes të Prishtinës të amnistojnë,të akuzojnë e të shpifin e të qajnë me lot krokodili për padronët e tyre që aq mirë e shume i paguajn!