E enjte, 25.04.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Kapet mbas gjashtë vitesh shqiptari i arratisur dhe i shumë kërkuar - Ndricim Balla

E enjte, 23.10.2008, 06:21 PM


Engjëll Koliqi
KAPET MBAS GJASHTË VITESH SHQIPTARI I ARRATISUR DHE I SHUMËKËRKUAR – NDRIÇIM BALLA

Ai ishte njëri nga bosët kryesorë të një klani të madh mafioz shqiptaro-italian, që merrej me trafikim armësh,  droge dhe njerëzish, me dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni, me sekuestrim dhe skllavërim qeniesh njerëzore...

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Dje, rreth orës 10:30, derisa bënin një kontrollim normal të kalimtarëve, në Fermo (në rrethin e Ascoli Piceno-s, në jug të Ankonës), ushtarakët e formacionit "Guardia di Finanza" ndër të tjerët kanë ndaluar edhe shqiptarin Ndriçim Balla, një mafioz i shumëkërkuar, plot gjashtë vite nga karabinierët dhe nga policia italiane, nën akuzën e bashkimit mafioz për trafikim armësh, droge dhe të qenieve njerëzore, për dhunime seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni, si edhe për sekuestrim dhe skllavizim qeniesh njerëzore.

Siç njoftojnë burimet informative nga Ferma, sapo i kanë kërkuar dokumetet personale për kontrollim, Ndriçim Balla ka ikur nga ushtarakët e Rojës Financiare, mirëpo ikja e tij ka zgjatur vetëm pak dhe - duke mos gjetur rrugëdalje nga "labirinthi i pashpresë" është kapur dhe është burgosur. Në komunikatën zyrtare të organeve kompetente, me rastin e burgosjes së tij, nën praninë edhe të avokatit të tij personal – Stefano Chiodini, thuhet se Ndriçim Balla ishte njëri nga drejtuesit e një klani të madh dhe shumë të rrezikshëm mafioz italo-shqiptar, që vepronte shumë rrezikshëm, përgjatë bregdetit adriatik dhe më gjerë. Sipas komunikatës, pritet që ai të dënohet nga drejtësia italiane, për shumë vepra penale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora