Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Dahri: Covid-19, ngujimi dhe mikroçipet në vaksina

| E merkure, 29.04.2020, 02:15 PM |


COVID-19, NGUJIMI DHE MIKROÇIPET NË VAKSINA?

[Reflektime në kohë pandemie]

Nga Fahri Dahri

Koronavirusi (COVID-19), ka mbi dy muaj që na ka ngujuar brenda katër mureve të shtëpisë. Megjithatë “Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt”, për ne shqiptarët nuk është fenomen i panjohur. Ngujimi tek ne është i njohur dhe i praktikuar që nga Mesjeta e hershme, si një “medikament” i mbrojtjes ndaj njëri-tjetrit, për të siguruar vazhdimësinë e jetës, fillimisht të familjarëve, fisit dhe kombit.

Ngujimi, si fenomen, na shoqëroi edhe gjatë shekullit të kaluar, ku vendosëm vetëizolimin për t’u mbrojtur nga sëmundjet e armiqëve të kohës të cilët vuanin nga “COVID-i” i racizmit etno-fetar, pa anashkaluar edhe “molepsjen” me idetë reaksionare kundër sistemit tonë politik. Në ato kushte “ngujimi” ynë ndodhi jo vetëm me mos kapërcimin e hapësirës territoriale prej 28,000 km/², por dhe brenda përbrenda kësaj hapësire nuk e kishim të lirë zgjedhjen e rezidencës nga një qendër banimi në një tjetër.

Prandaj edhe “COVID-19”, ne shqiptarëve, as na tremb, as na kall datën dhe as na lumturon, por mbetet një fenomen i zakonshëm, i cili mposhtet me durim, me shtim të kujdesit në praktikimin e mjeteve mbrojtëse, ku rol përparësor, mesa duket mbeten “distancimi social”, higjena personale dhe pastërtia e mjedisit. Kuptohet deri këtu “ngujimi” mbarëshoqëror, mbetet i përkohshëm, do të largohet dhe do fillojë normalisht jeta me gjithë asetet e saj.

Arësyeja e këtij shkrimi qendron jo tek ngujimi, apo izolimi, por tek teoritë, apo më saktë komentet e shumta të cilat e trajtojnë këtë pandemi, jo si një epidemi natyrore, por si epidemi e krijuar në laboratorë, mendime që hedhin edhe të tilla dyshime si: “Koronavirusi, mjet për të zhdukur njerëzit apo sëmundje?.

Nëpërmjet shtypit njihemi me mendime dhe shqetësime të shumta, të shteteve, institucioneve, peronaliteteve të ndryshëm që dyshojnë në origjinën e kësaj pandemie.          Duke folur në “The Story”, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, theksoi: “Ajo që ne dimë është që ne e dimë se ky virus ka origjinën në Wuhan, Kinë. Ka ende shumë për të mësuar. Ju duhet të dini që qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me zell për ta kuptuar atë".

Ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov, shqetësimin e tij  e shpreh duke bërë apel, sidomos vendeve të zhvilluara, për një rikonceptim të sigurisë. “Ajo që na duhet urgjentisht tani është një rishikim i të gjithë konceptit të sigurisë. Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ai është parashikuar kryesisht në aspektin ushtarak. Gjatë viteve të fundit, gjithçka që kemi dëgjuar është të flasim për armë, raketa dhe sulme ajrore”.(Në shkrimin e botuar nga revista TIME).

Ky fakt vërtet dihet, por kur jemi përballë kësaj pandemie, që çdo ditë vdesin me mijra njerëz, me shtrirje në të gjith planetin dhe kur akuzohet se shkaku mund të jetë edhe rrjedhojë e strategjive konspirative, është e qartë se qëllimet e luftërave arrihen shumë më lehtë nëpërmjet laboratorëve se sa duke nxitur garën e armatimeve. Nisur nga aktualiteti dhe situata globale, është e drejtë këshilla e Michail Gorba?ëv, i cili nënvizon: “Burimet e shpenzuara aktualisht për armët duhet të përdoren për kriza të tilla”.

Në interpretimin tim, këto këshillla duhen marrë seriozisht, të analizohen me përgjegjshmëri dhe të arrihet në konkluzione nga ku të vendosen rregulla të reja në mënyrat e jetesës së mbarë shoqërisë njerëzore. Pandemia që ka rënë, përpjekjet e përbashkëta (globale) në përballimin ndaj kësaj të keqeje të pazakontë, përleshja drejtpërdrejtë me vdekjen, na ballafaqon me një përvojë të re në shkallë botërore. Situata na tregon se ka ardhur koha e perëndimit, përmbysjes së epokave të vrasjeve me motive racash, etnish, besimeve fetare dhe kalimin në një epokë të re pa luftra, por me përkushtim në “luftrat” kundër pandemive qofshin natyrore apo të prodhuara në laboratorët e disa “fuqive” shtetërore, apo institucione kërkimore shkencore në duart e disa pasanikëve pasurorë apo pushtetarë të fuqishëm.

Le të marrim guximin, të ndryshohet organizimi dhe administrimi i jetës tonë në drejtim të apelit të Gorbaçovit: “Qëllimi kryesor duhet të jetë siguria njerëzore: sigurimi i ushqimit, ujit dhe një ambienti të pastër dhe kujdesi për shëndetin e njerëzve”.

???

Iku muaji mars bashkë me ’të edhe prilli. Të gjithë jemi ngujuar, jo vetëm në zbatim të rregullave të caktuara nga institucionet përkatëse dhe të specializuara, por edhe si njerëz me llogjikë dhe arësye po përdorim mjetet tona “luftarake” individuale kundër armikut të padukshëm, vrasësit masiv  “COVID-19”. Gjithashtu dallohet një e vërtetë e madhe, e jashtëzakonshme, ku pa dallim race, feje dhe ideje, është vendosur në plan të parë “solidariteti” mbarënjerëzor. Dhe e veçanta e solidaritetit botëror është se lindi pikërisht në fushën e “Jetës”, të shëndetit njerëzor. Është fakt real që tregon përmbysjen e epokës së “vringëllimit” të armëve si një mbeturinë e së kaluarës, siç kanë perënduar rendet ekonomiko-shoqërore që nga rendi primitiv, skllavopronar, feudalizmi, etj.

Kjo mënyrë arësyetimi, ndeshet edhe me një këndvështrim tjetër, i cili lexohet në informacionet e ndryshme që na paraqesin mediat në tërësi. Hidhen dyshime, bëhen interpretime, me referime në deklarimet e personaliteteve të larta shtetërore, shkencore, të grupimeve politike apo dhe të të ashtuquajturve pauses të nostradamosave, etj.

Le të njihemi me disa nga këto këndvështrime:

?.- Nga gazeta “Dita”; March 13, 2020, lexojmë: “Pesë vjet më parë themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka bërë një parashikim të habitshëm. “Kriza më e madhe nuk do të vij nga bombat atomike, por nga përhapja e një virusi”!Teknologjia mund të luajë një rol të madh në parandalimin e përhapjes së një virusi”. “Mund të bëhemi gati, nuk ka nevoje për panik. Nuk kemi nevojë të mbledhim kanace makaronash dhe të fshihemi në bodrume”.

Ky fjalimi i Gates është mbajtur më 19 mars 2015, dhe deklarimet gjejnë sot vërtetësi. Me kaq saktësi në parashikim, sa që prej disave mendohet që ky njeri po të mos ishte gjeniu që njohim, do ti vinin “gishtin” si përhapsi i koronavirusit në botë.

Lidhur me këtë deklarim një nga komentuesit shkruan: “Bill Gates është pronar i patentës së Coronavirus. Ai është financuesi që e bëri të mundur këtë virus. Bill Gates kërkon të zvogëlojë popullsinë për të “shpëtuar” planetin. Bill ka financuar gjithashtu vaksinimin e vendeve si Afrika, India ku me pretekstin që po i “ndihmon” po krijon sëmundje imunitare për zvogelimin e popullsisë”.

Me qenë se jetojmë në anën e Globit ky lejohet fjala e lirë, duhet shprehur se konsideratat për gjoja profeci të këtyre personalteteve nuk justifikohen, por gjykimi të shpie të mendohet tek planifikimi i këtyre projekteve prej tyre dhe manovrimi që për të humbur gjurmët e vërteta hidhen teori profecirash.

?.- Ndërsa Michael T. Osterholm, shkencëtar amerikan i shëndetit publik, ekspert i biosigurisë dhe sëmundjes infektive, në “Armiqtë më Vdekjeprurës”, botuar në vitin 2017, në pjesën me titullin “SARS dhe MERS, një parafjalë e atyre që do të vijnë, ka një kapitull se si do të ishte një pandemi gripi nëse shfaqej në Kinë. Atje lexohet: “.... Zinxhirët e tregtisë u këputën, Kina u mbyll; virusi u përhap në vendet e tjera; më pas të gjithë filluan të drejtojnë gishtin e fajit nga njëri tjetri”. Në një intervistë (e përkthyer nga “Dita”), dhënë për gazetarin Joe Rogan, ai është shprehur: “Është ai lloji i gjërave që edhe pse i dëgjojmë dhe ridëgjojmë, nuk përgatitemi”.

Në trajtesën që po bëjmë interes mendoj se ngjallin edhe këto mendime të këtij shkencëtari: “Ishte një email që doli dje nga një prej mjekëve të tyre në Milano, në spitalin më të madh atje. Ai njoftoi një mesazh shqetësues nga një kardiolog; ata janë në pikën që po marrin vendim se kë duhet të lënë të vdesin. Nuk po e kontrollojnë më as stafin, u duhen të gjithë të angazhuar 24 orë, dhe kanë mbetur zona shumë të vogla të spitalit që mund të funksionojnë ende për pacientë jo COVID-19. Të gjithë të tjerët u janë përkushtuar pacientëve me COVID. Ai thotë se ata kanë parë një numër alarmues të rasteve edhe në intervalin dyzet vjeç e diçka. Kështu që ne duhet të ndalojmë së menduari se kjo është vetëm një sëmundje e personave në moshë, apo se kjo nuk është diçka që do të përhapet vetëm në Ëuhan apo në Milano. Po përhapet këtu në Seattle. Do të vazhdojë të përhapet dhe shpaloset në të gjithë botën”.

Situata aktuale, afër mendsh tërheq vemendjen, prandaj herë pas here informimet vërtiten rreth mundësive që virusi i ri të rezultojë, jo si regullues natyror i ekuilibrit, por si një krijese e laboranteve të fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht. Këtë dyshim e përkrah edhe frekuenca më e lartë e konstatuar në vdekjet e banorëve në shtëpitë e kujdesit sicial.

Ja që ka dhe mendime të cilat thellë - thellë godasin me egërsi dashurinë, dhimshurinë dhe përgjegjshmërinë ndaj familjes, lidhjet e natyrshme prindër -femijë dhe nxisin frikë, urrejtje dhe armiqësi mes brezave. Teori ku predominon zhdukja e moshave të treta, ashtu si dikur në thellësitë e mijëvjeçarëve. Veprime që zhdukin përvojat, vetë zhvillimin e njerëzimit. COVID-19, siç dihet origjinën fillimisht e ka në Vuhan të Kinë, afërsisht nga fundi i vitit 2019 dhe deri sot (29/prill/2020) në gjithë botën janë infektuar 3,138,951 persona me 218,010 të vdekur(ose 7% e të infektuarve), ndërsa të shëruarit zënë 30%. Në vendin tonë deri sot janë infektuar750 persona, kanë vdekur30 (ose 4% e të infektuarve), ndërsa përqindja e të shëruarve është 57,5%. Italia, shteti më i prekur në Europë raporton 201,505 persona të infektuar dhe 27,359 të vdekur (ose 13,6%). Në Botë përqindja e vdekjeve ndaj të infektuarve deri tani është 7%, në Itali 13,6 %, tek ne 4%.

“Sipas të dhënave të shteteve nga rajoni evropian, gati gjysma e atyre që kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit. Kjo është një tragjedi njerëzore e paimagjinueshme”, ka thënë mes të tjerash ai.

Tragjedi vërtet e trishtueshme, seleksionimi i diferencuar në kujdesin njerëzor.

?.- Në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, të datës 20/04/2020, ishin të ftuar 5 persona me profesione të ndryshëm si avokatë, aktivistë, mjekë dhe pedagogë, me temë: “Koronavirusi, mjet për të zhdukur njerëzit apo sëmundje?.

Të ftuarit hodhën mendime duke e trajtuar koronavirusin si një grip të zakonshëm, por e gjitha po bëhet për të reduktuar popullsinë, duke i u referuar miliarderit Bill Gates (themeluesi i Microsoft-it), i cili para disa viteve, ka deklaruar se popullsia e botës duhet ulur deri në masën 15%. Veç variantit të Gates, u tha se shumë virologë “COVID-19” nuk e cilësojnë si pandemi, por si një grip të zakonshëm, por që “Është fryrë në mënyrë të qëllimshme”. “Duan me çdo kusht të ulin popullsinë botërore dhe të rikrijojnë një qeveri qendrore për të sunduar botën”.  “E ashtuquajtura vaksinë nga Bill Gates është një mikroçip për të reduktuar popullsinë e botës. Bill Gates nuk është anëtar i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetit) për të prodhuar kura dhe për të bërë vaksinë. Koronavirusi është thjeshtë si një grip tjetër, por Bill Gates prodhon mikroçipin elektronik që vendoset në gishtat e njerëzve”.

Në studio u parashtrua edhe një qasje ndryshe: “nuk është koha të merremi me teori konspirative, por të dëgjojmë ekspertët dhe të respektojmë këshillat e tyre”. Më tej pjesëmarrësit u shprehën: “U bë kohë që jemi duke dëgjuar dy variante, deklaratat politike dhe komplotiste. Shqiptarët duhet të besojnë tek shkenca. Ky është një virus që na ka dhënë shumë mësime. Ky variant i çipit për komplotistët është pak i ekzagjeruar. Ne e kemi çipin nga interneti, nga rrjetet sociale, të kontrollueshëm jemi të gjithë nga masmedia”. Pati dhe mendime për t'iu referuar shkencës. “Mund të them për të dhënë dy korrigjime të lehta. Viruset janë si me ADN ose me ARN. Në këtë rast koronavirusi është me ARN. Fruthi është një nga sëmundjet që është shëruar me anë të vaksinës. Vakisna mund të ketë”. Kishte mendime me rezerva përsa i përket teorive të konspiracionit, duke përdorur argumentin se nëse do të vepronin teoritë e konspiracioneve, fundi i botës do të ndodhte në 2012, me përfundimin e “Kalendarit” të fisit “Maja”. Situata aktuale, u cilësua e njëjtë me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Gjatë zhvillimit të mendimeve u tha se: “Personalisht i lexoj me shumë rezerva teoritë konspirative. Duhet të besosh dhe teorisë të Majave që bota do të shkatarrohet në 2012. Ne jemi të manipulueshëm nga çfarëdolloj epidemie. Jam kundër për këto, teoritë e “Masonëve” dhe “Iluminatit”.

Në CNN është shprehur se vaksina ekziston”. Së fundi deklarimet treguan se “...duhet të shqetësohemi për konspiracionet, në kuptimin që ato “manipulojnë” qytetarët dhe i bëjnë të “hipnotizohen” në gjëra të pa vërteta”. “...Nuk janë ngjarje që na vijnë nga qielli, por janë fare lehtë të verifikueshme". U konkludua se edhe konspiracionet duhet të merren seriozisht.

Vëmendje tërheqin edhe disa deklarime të cilat, krahas hedhjes së dyshimeve, nuk mundet të anashkalohet vigjilenca e institucioneve të rendësishme ndërshteterore për të parandaluar dhe dënuar teori, apo projekte shkatërruese të njerëzimi.

?- Sipas Gazetës Tema, datë 26.04.2020 në një shkrim lexohet: “Coronavirusi dhe 5G: Ky është "truri" pas teorive të komplotit”. Jonathon James në deklarimet e tij pretendon: "Nuk është luftë biologjike, është një reagim i trupave tanë ndaj frekuencës së radios dhe rrezatimit". "Ata janë duke përdorur koronavirusin për të fshehur faktin se njerëzit po vdesin nga frekuenca 5G". Instalimi i 5G. Komploti botëror për instalimin e rrjetit 5G tek telefonat celularë, për të gjurmuar popullsinë e botës nëpërmjet vaksinave dhe për të shkatërruar shoqërinë njerëzore”. “Baballarët” që merakosen për  Planetin, mund të gjejnë mënyra të tjera për të siguruar ekuilibrin natyror, siç është planifikimi për çdo aspekt të jetës, duke përjashtuar me neveri çdo projekt për vrasjen e njerëzimit.

Është normale, që gjatë periudhës së pandemisë në organet e shtypit, në media, kudo po trajtohet fenomeni i kohës, sepse kështu ka qenë, kështu do të jetë, është e kuptueshme dhe e nevojshme të pasqyrohen fenomenet, ngjarjet që jetohen, ndryshe injorohet informacioni përkatës kohor. Nuk jam simpatizant i “shkollave” të Nastradamosit dhe as të Nastradinit, si i tillë në këtë trajtesë nuk synoj të përzihem (nakatosem) as me specialistët e shëndetësisë, as me specialistët e fushave jashtë shëndetësisë, qofshin politikanë apo analistë të ndryshëm që zhurmojnë vend e pa vend në bërjen e të diturve për gjithçka. Këtu synohet për të arritur sa të jetë e mundshme të vihen në dukje të veçantat dhe të përbashkëtat e qendrimeve të njerëzimit ndaj sulmeve vrasëse objektive dhe subjektive si të fenomeneve natyrore dhe atyre njerëzore.

Lidhur me shqetësimet për pritshmëri të krizave, e veçanta dhe e përgjithëshmja na shpie të mendojmë e veprojmë në përputhje me realitetin, i cili na ka diktuar që për fusha të caktuara, shërbimi, veprimtari apo aktivitete duhet të marrim në konsideratë “goditjen” e rëndë të pandemisë, e cila diktoi kohëndaljen” tre muaj deri tani, duke e zvogluar vitin kalendarik nga 12 muaj në 9 muaj (Le ta quajmë vit të brishtë).

Në kushtet e “Kohëndaljes” ky viti kalendarik, duke mbajtur parasysh masat për plotësimin e kërkesave jetësore nga buxhetet shtetërore, ndihmat e ndryshme në ruajtje të nivelit ekonomik tërësor të arësyeshëm, për efekt të llogaritjeve statistikore, financiare, ekonomike dhe veçanërisht të “frikës” për kriza, mendoj se kërkohet të gjykohet duke marrë në konsideratë që në raportimet e të gjitha niveleve, të veprohet si vit i brishtë me 9 muaj dhe jo për 12 muaj siç është vepruar historikisht. Kjo në vartësi me “heshtjen” , “kohëndaljen” e secilit shërbim, veprimtari apo aktivitet dhe kohën e rivendosjes, rifillimit të punës sipas përkatësisë së tyre. Nëse do veprohet duke marrë në konsideratë periudhën e “kohëndaljes”, vështirësitë e krijuara do të zgjidhen më me lehtësi. Kjo mënyrë veprimi është rrjedhojë e ndikimit të "kohëndaljes" gjatë këtyre muajve (mars, prill dhe maj 2020)

Mbasi u njohim me disa mendime lidhur me dy alternativat e mundshme të krijimit dhe përhapjes së COVID-19, konstatohen disa të veçanta por dhe të përbashkëta, të cilat bëhen të ne3vojshme për tu theksuar.

1) Në të dy rastet e shfaqjes së Koronavirusit, qoftë natyrore apo laboratorike, rezulton se solidariteti është i plotë, mbarë botëror. Të gjithë popujt, shtetet dhe Institucionet shtetërore e shëndetësore, janë bashkuar në një front, pa dallim race, ideje, ngjyre, etnie apo besimeve fetare, në përpjekte  për ta luftuar dhe mbrojtur të keqen e përbashkët. Këtu duhet theksuar se solidariteti triumfon edhe ndaj atij/atyre institucioneve apo personave të fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht që stimulojnë qendrat e ndryshme kërkimore-shkencore në prodhimet e viruseve antinjerëzore.

Ndryshe nga luftërat, qofshin shtetërore apo ndërshtetërore ku solidariteti i popujve dhe i shteteve nuk është i plotë. Luftërat dëmtojnë rëndë jo vetëm solidaritetin mbarëshoqëror, por krijojnë armiqësi dhe urrejtje të vazhdueshme mes popujve me raca, ngjyra dhe me besime të ndryshme. Prandaj dhe luftërat duhet të perëndojnë, të zhduken nga faqja e Dheut.

2) Konkluzioni i dytë që rezulton, duke e trajtuar situatën aktuale, me praninë e COVID-19 si produkt i laboratorëve me strategji të disa grupnjerëzve të pushtetshëm dhe të tejpasur, për të “rralluar” popullsinë në të mirë të mbrojtjes dhe ruajtjes së Planetit, është problemi i institucioneve shtetërore dhe ndërshtetërore të cilët në themel të ekzistencës së tyre kanë ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave universale të njeriut. Nëse një grupnjerëzish, pavarësisht nga llojet e  fuqishmërive, ndërmarrin nisma dhe vënë në veprim mjete shfarosëse masive apo sekektive ndaj mbarënjerëzimit dhe nuk ndalen, qenia e institucioneve të mësipërme nuk justifikohet, përkundrazi bëhen të panevojshme. Ato kalojnë në institucione shprese, kthehen në përfituese të personave të veçantë, të institucioneve që drejtohen nga të fuqishmit, zaptuesit e pushteteve e të ekonomisë.

3) Mikroçipet në trurin e njeriut, me anë të vaksimit të mbarënjerëzimit, sipas varianteve që u cituan, nuk është gjë tjetër veçse skllavërim dhe degjenerim i racës njerëzore në dobi të një grupnjerëzish, të cilët synojnë të dominojnë gjithë botën nëpërmjet komandimit të mendjes njerëzore me anë të komandimit të çelsit të mikroçipeve.

Ndaj këtyre ndërmarjeve dhe pritshmërive, duhet ngritur në këmbë gjithë njerëzimi, të ndalen të tilla  projekte apo teori.Të dërgohet para drejtësisë çdo shtet, institucion, grupnjerëzish apo personalitete. Të përkrahet pa rezerva kërkesa e SHBA për hetimet përkatëse në shtetin kinez dhe jo vetëm. Institucionet përgjegjëse ndërshteterore krahas vigjilencës ndaj komploteve konspirative të ndjekin me vemendje ecurinë e revansheve për shfrytezimin e pandemisë .

Tiranë, më 29/04/2020.   Fahri Dahri