E enjte, 24.09.2020, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Luftëtari i Nju Jorkut që mundi Coronavirusin kinez

E marte, 28.04.2020, 01:09 PM


Luftëtari i Nju Jorkut që mundi Coronavirusin kinez

(Diten e pestë rreth orës 1:00 të natës fillova të perjetoj vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë të pamjaftueshme oksigjeni. Arritja e ambulancës më shqetësoi shumë.  Në atë moment mendova se mbarova, dhe nuk do kishja mundësi të shikoja më familjarët e mi.)

Bisedoi Keze Kozeta Zylo

Z. Imer Laçaj, Ju jeni në ditën e tretë që keni mundur plotësisht Corona Virusin Kinez, ku ju vuajtët me dhimbje i shtrirë në shtrat nga pasojat e tij.  Mund të na i përshkruani këto ditë të vështira?

Faleminderit znj. Kozeta! Unë fitova mbi këtë përbindësh të rrezikshëm që nuk njeh moshë dhe është i pamëshireshem ndaj njerëzimit. Përfitoj nga rasti të shpreh falënderime të sinqerta gjithë familjes sime, të afërmëve, dhe të gjithë shoqerisë për mbështetjen, mesazhet inspiruese, apo këshillat e tyre të pandërprera.  Ju u shqetësuat duke menduar rreth shëndetit dhe fatit tim, më dhatë forcë dhe kurajo për të luftuar dhe fituar, për të qenë përsëri në gjirin tuaj dhe gëzimet e ardhshme të familjes dhe të shoqërisë sonë.

Ditët e para fillova të ndieja shenja dobësie në trup. Ndihesha i lodhur dhe fillova të kem dhimbje të lehta koke. Kjo më krijoi edhe lëvizje tensioni. I preokupuar, thërrita departamentin e shëndetit të spitalit ku unë punoj, dhe më rekomanduan të bëja testin.  Brenda 48 orëve mora përgjigjen që isha pozitiv me virusin Covid-19. Kam pasur shumë dhimble, sidomos 4-5 ditët e para. Ishte nje luftë shëndetësore për jetë a vdekje. Isha i këshilluar që duhet të lëvizja sa më shumë, aty ku isha, në dhomën time të izolimit. Nganjëherë unë ulesha në katin e parë të shtëpisë për lëvizje, por kur kthehesha për në dhomë, më duhej të zvarritesha nëpër shkallë dhe të hidhesha në krevat pa pikë force, biles nganjëherë dhe me vështirësi frymëmarrje. Kisha dhimbje shumë të mëdha në të gjithë trupin. Më dukej sikur mijëra forca të padukshme më çukisnin në trup, sikur po më bënin tatuazh dhe trupi më pickonte pandërprerje. Kokën e kisha tepër të rënduar, sa më dukej se ma kishin futur midis dy morsetave dhe vetëm e shtërngonin atë pa mëshirë, e unë nuk e lëvizja dot. Përdorja Tylenol për dhimbje koke, vitamin C, Zinc 50mg, Vitamin D3, baby aspirin si edhe Losartan për tesionin gjaku. Nuk më rekomanduan asnjë ilaç, për këtë virus, dhe ky fakt më shqetësonte. Gjatë gjithë këtyre ditëve bashkëshortja ime ishte në rolin e një infermireje shumë të kujdeseshme, më maste tensionin dhe temperaturë 3-4 herë në ditë. Me shumë vështirësi mundohej të më ushqente, pasi mua më kishte lënë oreksi dhe ndryshuar shija.  Arrita të haja gjysmë avocado në ditë dhe e ndieja që familja dhe shoqëia gëzohej, se merrja energji për të luftuar sëmundjen. Sigurisht që humba peshë rreth 12 Lb për një kohë tepër të shkurtër. Unë djersitesha shumë gjate natës. Arrita të ndërohesha tre ose katër here. Diten e pestë rreth orës 1:00 të natës fillova të perjetoj vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë të pamjaftueshme oksigjeni. Arritja e ambulancës më shqetësoi shumë.  Në atë moment mendova se mbarova, dhe nuk do kishja mundësi të shikoja më familjarët e mi.  Fillimisht i thashë paramedikëve se “nuk vij” dua  të vdes në shtëpi” por  pastaj mendova pak më thellë e i thashë vehtes duhet të zbatosh rregullat. Në spital shërbimi ishte shumë i shpejtë dhe mjaft cilësor. Parametrat u normalizuan në dalje të ditës dhe ata vendosën të më dërgojnë  për kujdes të mëtejshëm në shtëpi. Po atë ditë fillova edhe një antibiotic “Azithromicyn”. Ditët që vijuan ishin edhe më të lehta. Pas ditës së gjashtë fillova të kisha ndryshime të dukshme si në ecje ashtu edhe në perdorimin e ushqimit. Mendova se e kisha fituar betejën me virusin kinez.

Si ishte trajtimi mjekësor dhe a u bë testimi në kohën e duhur?

Departamenti i Shëndetit të Spitalit ku unë punoj, më rekomandoi të lidhem me qendrën e testimit. Më bënë disa pyetje rreth shëndetit tim aktual, për të më kualifikuar që të bëja testin. Unë nuk kisha as temperaturë mbi 100 (F) or (38 C) as vështirësi në frymëmarrje.  Megjithatë nga dhimbja e kokës dhe trupit që kisha më kualifikuan për test, për të nesërmen në mëngjes në ora 10 paradite.  Bashkëshortja ime më shoqëroi tek klinika “GoHealth-Urgent Care” në lagjen time, që përfshihet në sistemin e spitalit ku unë punoj Northwell Health.  Për fat EKG dhe X-Ray më dolën mire.  Pra virusi nuk kishte arritur të prekte mushkëritë, gjë që doktori e vlerësoi shumë pozitivisht. Të nesermen mbasdite më telefonuan dhe me dhanë rezultatin se se jam “Positiv” me virus Covid-19, dhe më dhanë urdhër të vetë izolohesha për 7 ditë.

Tani ju ndiheni i shëruar, kur do filloni punë?  Si janë procedurat për një pacient të infektuar që të rifillojë punë përsëri?  Keni frikë?

Une do të kethehem në pune me lejen e Departamentit të shëndetit të spitalit ku punoj.Ata do të më  caktojne datën, që besoj do të jetë javën tjetër.Por ne qoftëse unë nuk dëshiroj të shkoj në punë ata nuk më detyrojnë,dhe më dërgojnë në programet që quhet :”Disability”.  Por unë do të filloj punë  menjehere sa të më kualifikojnë.  Jeta ushtarake na ka mësuar mos me u shmang detyrimeve shoqërore dhe vështirësive e përgjegjësive të punës. Në spital i kemi të gjithë paisjet e nevojeshme të mbrojtjes dhe do të zbatojmë rregullat e distancës dhe të tjera orientime që vihen nga komanda qendrore e spitalit, që drjton të gjithë operacionet dhe aktivitetet e spitalit, për këtë periudhë të  Covid-19.

Ju punoni në spital, a mendonit se do të infektoheshit?

Derisa jemi te “fronti i luftës” edhe të shkon ndërmend se “mund të vritesh”.  Spitali ku unë punoj, është spitali më i madh në Staten Island, që është një nga lagjet e NYC, dhe ka një popullsi prej rreth 500 mijë banorë.  Është formuar 150 vjet përpara si infermieri dhe tani ka rreth 668 shtretër.  Është i përfshirë ne kuadrin e sistemit shëndetësor “Northwell Health”, me shërbimet më moderne bashkëkohore dhe kryen të gjitha procedurat, deri te Open Heart Surgery. Në spital unë punoj prej 12 vitesh, tek departamenti i informacionit. Nuk kam direkt lidhje me pacientët.

Por në zyrën tonë vijnë shumë doktorë, infermierë, administrator dhe manager që kërkojnë dokumenta  dhe informacione të ndryshme.  Këta doktorë u shërbejnë pacientëve në pavionet e ndryshme me Virus, Covid-19.  Nuk mendoja se do të infektohesha, pasi dhe masat mbrojtëse në spital u morën në kohën e përshtatshme. Ne punonim me maska dhe doreza,dhe mundoheshim të ruanim distancën sociale. Nuk e di si e ku e kam marrë virusin.

A mund të punoni nga shtëpia, për të evituar konktaktet me të tjerët?

Jo. Vetë Natyra e punës time nuk më lejon që programet dhe aplikacionet kompjuterike t’i perdorim nga shtëpia.  Spitali ka investuar shumë para për t’i blerë dhe përqëndruar brenda sistemit të tyre. Unë përdor disa password dhe user name, që të kem acces për informacionin që kërkohet, është shumë konfident e duhen zbatuar me rigorizitet ligjet e shtetit amerikan dhe HIPAA.

Ju jeni zgjedhur n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej Inc., Cili është vizioni juaj për të ardhmen?

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc., është formuar, më 10 dhjetor të vitit 2017, në Queesn të NYC ku kryetar u zgjodh z.Bashkim Shehu dhe n/kryetar z.Mark Qehaja.

Në bazë të statusit të saj ne zhvillojmë zgjedhje të reja çdo dy vjet, një anëtar një votë.

Në Dhjetor të vitit 2019, organizuam zgjedhjet e reja, ku Z. Mark Qehaja u zgjodh kryetar i shoqatës dhe unë n/kryetar i saj.  Shoqata jonë është e mbështetur në principet më patriotike të shqiptarizmit, të bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe të komunitetit shqiptar në diasporë për t’u ndihmuar dhe gëzuar me njeri tjetrin në harmoni, mirëkuptim dhe dashamiersi të plotë dhe me respekt reciprok për të gjithë shqiptarët, kudo që jane. Vitin që kaloi ne organizuam shumë aktivitete si patriotike ashtu dhe festive.  Edhe këtë vit ne kishim në programin tonë shumë aktivitete, por virusi kinez na ndryshoi pjesë të jetës tonë e po ashtu dhe veprimtarine e shoqatës.  Por edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë të virusit, shoqata ka dhënë këshilla dhe informacione në faqen e saj në F/B për mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve të saj.  Por sa të kthehemi në jetën normale, që shpresoj së shpejti, do të organizojmë më shumë takime me antarë të shoqatës, dhe aktivitete të larmishme me kuptimin që njeriu fiton mbi çdo të keqe,mbi çdo virus, ngado që vjen nga Kina apo planet tjetër.  Ne duhet të duam e respektojmë më shumë njeri tjetrin, të kuptojmë më mirë se e vetmja gjë me rëndësi ku ne duhet të përdorim energjitë tona është thjesht jeta me gëzimet e ndodhitë e saj të pashmangshme.

Cila është familja juaj?

Unë jetoj me bashkëshorten time Adelinën prej 30 vitesh. Jemi të parët shqiptarë që kemi ardhur me llotarinë amerikane si rezident te rregullt në këtë vend të bekuar. Vitet e para kanë qenë shumë të vështira. Kam pasur mbështetjen e motrës sime të dashur Zamira.  U ingranuam në jetën dhe shoqërinë amerikane me punë dhe sakrifica.  Investuam në shkolla si unë dhe bashkëshortja ime. Une mbarova CUNY college në Staten Island, fillimisht me Associate në Accounting, pastaj me Bachelor në economi dhe financë.  Kurse bashkëshortja ime mbaroi Master ne Edukim, dhe punon si mësuese në Boardin e edukimit të NYC.  Kemi 2 djem.

I madhi ka hapur biznesin e vet në Manhattan në finance (Hedge Fund).  Kurse i vogli po përfundon studimet në një nga Universitet në Manhattan dhe duhej te gradohej këtë vit, por Coronavirus ndryshoi shumë plane.

Faleminderit!

Bisedoi Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

27 Prill, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora