E enjte, 25.04.2024, 08:17 AM (GMT+1)

Editorial

Shaban Peraj: Koha e diktatorit dhe e pasardhësve duhet të përfundojë

E merkure, 22.10.2008, 06:34 PM


Koha e diktatorit dhe e pasardhësve duhet të përfundojë

   

Kombet, individët e të cilëve nuk e duan njëri-tjetrin, të cilët punojnë kundër njëri-tjetrit, jo vetëm që s’janë kombe në kuptimin e vërtetë të fjalës, por edhe as që bëhet fjalë të kenë të ardhme!

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Përkujtimet për lindjen e diktatorit Hoxha në Prishtinë e Tiranë  janë marrëzi të radhës që mund t’i ndodhin një kombi në shek. XXI.. Absurditetet vazhdojnë dhe kësaj i prijnë disa nga mediat në Kosovë e Shqipëri me cka dëshmojnë se janë në shërbim të pasardhësve të diktatorit Hoxha. Themi të pasardhësve sepse cdokund opinioni shqiptar është i mbuluar me një pervjetor të atij që me një sjellje shtazarake ka nxitur edhe njëherë e që nuk mbahet mend për të satën here, epshet e atyre që të kamufluar mundohen të bindin opinionin gjoja se nuk i takojnë asaj kaske politike! Në fakt ajo është prezente në jetën e përditshme dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset shoqërisë shqiptare, por që të kamufluar përdorin një metodë tjetër së cilës i ka dalur boja. Pionerët e Hoxhës tani veprojnë gjoja në emër të demokracisë me një skenar të ri ku presin që shqiptarëve t’u shesin sapun për djathë. Shpifjet, trillimet që po bëhen sot në media të shkruara po edhe ato elektronike e vërtetojnë një gjë të tillë dhe kësaj valleje i prinë Rama, Meta, Veliqi, Hyseni e të tjerë, pa menduar fare se populli është ngi me paturpësitë e bolshevizmit.

Dhe njeriu kur lexon të gjitha të bëmat e Enverit, po edhe të pasuesve të tij nuk ka sesi të mbetet indiferent e ti thonë okej periudhës diktatoriale, po edhe të pasuesve të tij që ndjekin rrugën e Enverit duke trilluar e luajtur me fatin e një të vdekuri, po edhe sa të tjerë vdiqën kur këta kishin pushtetin në Shqipëri e nuk u shkuan as për kryeshnosh, ndaj kjo u jep mundësi tjetër për t’u paraqitur para opinionit e duke derdhur “lotë krokodili” bëhen sikur të njëjtit nuk jetojnë në këto hapësira.

Vuatja e atyre që kërkojnë jetë më të mire se ajo që sot është në Shqipëri, këtyre maniakëve si trashëgimtarë të Enverit u jep shansë pë të bërë bilanse që vuatja, skamja të jetë ushqim i përditshëm, ndaj hidhen në kanale televizive e media të shkruara duke u shërbyer me cdo lloj gënjeshtrash vetëm e vetëm për të marrë pushtetin, sikur të njëjtit nuk paten mundësi të korrigjohen për kohën sa ishin në pushtet e të dënojnë periudhën e të bëmat e Enverit, ndaj sot marrin shkas fatin e keq të familjeve shqiptare sikur kjo të ndodhë vetëm kësaj here. Të njëjtit sot me retorikat e tyre bëhen sikur “qajnë për popullin” gjoja se ia duan të mirën atij duke e përbuzur, përcarë në cdo cep të Shqipërisë. Po ato pamje televizive që ofrohen për kushtet e jetesës të atyre që pësojnë e pësuan familjet shqiptare për të kërkuar një jetë më të mirë a thua nuk janë të ditura për pasardhësit e Enverit, dhe sikur të interesoheshin për ata skamnorë do të kishin shpenzuar lekë atje ku ka nevojë populli e jo të bëhen sikur për këto raste të jetë përgjegjës vetëm njëri krah. Vërtet qeveria duhet të interesohet edhe për shtresa të tilla, por është detyrë edhe e opozitës të interesohen për ta, e jo të bëjnë sehirë, të fërkojnë duart që iu dha rasti të mbledhin ndonjë poen politik, në të kundërtën duhet të kenë turp që i lanë për dy mandate pa u siguruar edhe kushtet më elementare të jetesës.

Le të bëhen përkujtime edhe në Prishtinë edhe në Tiranë por plagët e atyre që vuajtën në kohën e diktatorit  nuk mund të shërohen, ashtu sic nuk mund të shërohen të bëmat e pasardhësve të tij që shohin ëndrra me sy hapët duke u bërë mashtrues të pjesës së kombit të tyre. Ne të tillëve u themi troc se Enveri bëri atë që bëri, po ju trashigimtarët e tij cfarë kërkoni, me cka doni të mburreni kur vraponi të fusni në lojë edhe disa gazetarë të kooprativave gjoja se na qenka bërë tmerri dhe urish të bëni ndikimin tuaj edhe në Prokurorinë e Përgjithshme  për të fyer e denigruar jo vetëm figurën e kryeministrit të sotëm shqiptar po edhe të familjes së tij. Deklaratat dhe shkrimet e tyre do tu kthehen si bumerang ani se të njëjtit bëjnë përkujtime në Prishtinë e Tiranë për të përkujtuar shokun e tyre me cka jo se vrasin të gjallët, por duan të vrasin edhe simbolet për cka u flijuan bashkëkombasit tanë. Krahas dënimit që duhet t’i bëhet asaj figure makabre, duhet dënuar edhe pasardhësit e tyre që po lëvizin nën hijen e shqiptarëve e pë t’u bërë shërbim antishqiptarëve. Më vjen turp që jam shqiptar kur shoh e lexoj përkujtimet për diktatorin, koherencën e pasardhësve të tij me vetvetën me cka duan të njollosin drejtësinë shqiptare lidhur me Fazliqin, Trebickën e cfarë jo në këto momente kur bëhen përpjekje për të zbardhur të vërtetën. Këta nostalgjikë të diktaturës përpiqen sot t’ia hedhin fajin sistemit demokratik për aferat e krijuara me cka të vetëdijshëm i sjellin dëme Shqipërisë e shqiptarëve. Pavarësisht  etiketave dhe të pavërtetave që krijojnë, e vërteta nuk mund të ndryshojnë dhe askush nuk ka të drejtë të mohojë diktaturën komuniste, askush nuk mund të mohojë tmerret dhe gjëmat e asj kohe. Tmerret shqiptarëve u vijnë edhe nga pasardhësit e tij, për cka urojmë që mos të duken më dhe nëse vazhdojnë duket se atë komb e ka zënë një sëmundje, tashmë, e pashërueshme. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora