E merkure, 15.07.2020, 04:31 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepcës - Parathënje

E hene, 27.04.2020, 10:43 AM


Parathënja nga libri im monografik për Ibush Jonuzin dhe minatorët grevistë të Trepcës (1988-1989)

Këtë libër monografik për Ibush Jonuzin dhe minatorët grevistë të Trepçës po e botojmë me rastin e 30 vjetorit të grevës dhe sakrifices së tyre për liri dhe pavarësi kombëtare – në shenjë respekti, ndërimi dhe përkujtimi.

Nga Hilmi SARAÇI

Të flasish për Kombinatin Trepça , pra për minatorët (grevistë) dhe stafin menagjues siq ishte Ibush Januzi i cili punoi dhe derdhi ndjerësën, bashk me minatorët, me vite të tëra me dinjëtet për vendin, për Kosovën dhe për të ardhshmen tonë  , është krenari dhe privilegjë e veçantë, por edhe e dhëmbshme për gjendjen e vështirë të minatorëve që përjetuan gjatë punës në minierë. E gjithë kjo është e lidhur ngusht  me  emrin e Ibush Jonuzit i cili ishte dhe mbeti njëri që pa kursyer punoi me minatorët (grevistë) për një të ardhme-lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ibush Jonuzi kaherë është treguar si personalitet i shquar kombëtar. Ai ishte dhe mbetet njëri nga të tjerët që pa kursye punoi ngushtë me minatorët. Në këtë drejtim  angazhimi i tij për Trepçën dhe minatorët ishte i madh. Kudo  që punoi në hapsirën e kombinatit Trepça dhe më gjerë tregoi aftësi, dituri dhe profesionalizëm për  një zhvillim, përparim  dhe modernizim të Trepçës dhe për  një jetë më të mirë të minatorëve.Ai punoi gjithmonë pranë minatorëve, i pandashëm, duke i mësuar si të gjenden, si të ruajnë shëndetim dhe si të arrijnë sukses në punën e tyre të përditëshme. Minatorët kishin një respekt dhe dashuri ndaj drejtorit të tyre, Ibush Jonuzit, sepse kudo në hapsirën e kombinatit Ibushi kishte mbjellur këtë respekt dhe dashuri…

Mirëpo minatorët të paknaqur me pozitën e shqiptarëve në Kosovë dhe me cungimin e atyre pak të drejtave që në atë kohë i kishin,  filluan ta ngrisin zërin fuqishëm në tubimet e organizuara në vitin 1988. Ata  dolen haptas kundër pushtetit të atëhershëm, për të manifestuar terë qëndresën e tyre. Me 17. XI. 1989, në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në orën gjashtë organizuan tubime masive me drejtorin,  Ibush Januzin, për të shfaqur paknaqësitë  dhe për të shkuar këmbë deri në Prishtinë. Të lodhun nga puna në ndrrimin e natës, por të fortë nga morali, si çdo herë në raste të vështira, nuk u hamendem as nuk u luhaten. Marshit të minatorëve i primte Ibush Jonuzi duke iu bashkangjitur edhe të gjitha shtresat e punëtorëve në Kosovë.

Për pengimin dhe ndërprerjen e marshit të minatorëve u angazhuan edhe njësitë speciale të policisë së Kosovës. Ato dolën përpara kolonës së minatorëve te fshati Mazgit, afër Obiliqit. Mirëpo, përkundër përpjekjeve të policisë, kolona e minatorëve e shpërtheu kordonin e parë e të dytë të policisë dhe e vazhdoi rrugën në drejtim të Prishtinës në krye me Ibush Jonuzin…

Përkundër këtij akti, Serbia vazhdoi intensifikimin e dhunës dhe të reprezaljeve. Më 1 mars 1989 e ashtuquajtura Federatë e ish- Jugosllavisë solli forca shtesë të policisë dhe të ushtrisë në Kosovë, me qëllim që t’i zbraps shqiptarët nga kërkesat

e tyre për liri dhe pavarësi.

Një përpjekje e tillë e Serbisë dhe aleatëve të saj ishte e kot sepse populli shqiptar i Kosovës vazhdoi protestat pavarësisht dhunës së egër, burgosjeve dhe vrasjeve. Vetëm gjatë vitit 1989 makineria gjakatare e Milosheviqit tregoi barbarinë e saj duke i vrarë me armë zjarri apo mbytur me torturë mbi dyzet shqiptarë të Kosovës. Kjo valë represive identike me inkuizicionin e kuq nuk i kurseu as minatorët (grevistë) të cilët u ndoqën dhunshëm nga vendet e tyre të punës. Veç kësaj ata u dënuan me burgim duke inskenuar ndaj tyre procese të montuara.

Minatorët e Trepçës (grevistë) falë sakrificës së tyre u bënë emblemë e Historisë së fundshekullit të njëzetë, dhe ata do të mbetën gjatë në kujtesën e mendjeve të ndritura të botës paqedashëse…

Prandaj viti 1989 ishte vit i kthesave të mëdha,  tejet të dëmshme për popullin shqiptarë dhe Kosovën në përgjithësi. Me ardhjen në pushtet të të ashtuquajturës ”Partia Socialiste” në krye të se cilës ishte Slobodan Milosheviq, KSA të Kosovës iu suprimua autonomia, në atë mënyrë që me 23 mars të vitit 1989, me dhunë të paparë dhe të paimagjinuar, delegatët shqiptarë u detyruan ta lëshojnë Kuvendin e Kosovës – ku vendosej për suprimimin e autonomisë. Pas kësaj filloi marrja e kompetencave të udhëheqësve shqitparë, largimi nga vendet udhëheqëse të punës dhe emrimi i serbëve në vendet e tyre dhe fill pas edhe largimi me dhunë nga puna, i cili vazhdoi gjatë vitit 1989.

Milosheviqi kishte emëruar tre funksionarë shqiptarë që po dëshmonin besnikëri ndaj lidershipit serb që po shtypte shqiptarët e Kosovës. Rrahman Morina – si Sekretar i Brendshëm, kishte thirrur trupat federale për të shtypur protestat e vitit 1981 – Husamedin Azemi dhe Ali Shukriu u vunë në krye të aparatit që kishte shtypur dhunshëm kryengritjen gjithëpopullore në fundvitin 1988. Jehona e pakënaqësisë së minatorëve po vinte më fuqishëm më 20 shkurt 1989, kur nuk pranuan të dilnin nga horizontet dhe shpallën grevën e urisë.

“Me grevën e minatorëve dhe rezistencën e gjithë popullit që pasoi, e posaçërisht për shkak të përdorimit brutal të forcës kundër tyre pas vendosjes së gjendjes së shtetrrethimit, bota demokratike, por edhe të tjerët në Jugosllavi u tmerruan nga arroganca e Serbisë dhe regjimi i Milosheviqit”…

Të gjitha këto Ibush Jonuzi i përjetoi dhe së fundi u burgos. “Gjatë kohës se paraburgimit dhe qëndrimit në Burgun Hetues të Mitrovicës, ndaj minatorëve dhe udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit, Burhan Kavajes , Ibush Jonuzit e minatorëve të tjerë është ushtruar dhunë e paparë…

Ibush Jonuzi në të gjitha këto ngjarje ishte  i përfshirë dhe i keqtrajtuar sepse ishte dhe mbetet njëri ndër organizuesit e grevistëve minatorë ,por gjithashtu ishte një veprimtar i shquar,sidomos, i subjektit politik- LDK-së, dega  në Vushtrri…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora