E premte, 29.03.2024, 09:34 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur Kryeparlamentarit të Kosovës

E merkure, 22.10.2008, 05:54 PM


Kadri Mani

Letër e hapur Kryeparlamentarit të Kosovës

 

Kryeenveristi- Kryeparlamentar!!

 

Nga Kadri Mani

 

Shokut Jakup Krasniqi iu gjetën reliket e Enver Hoxhës në shtëpi, dhe vrik u hesht,  sipas stilit se marrja e të “madhit” nuk shihet!

Edhe për shtëpinë e shfrenuar tujën ka nis e po flet çarshia!?

Mos ishste kjo arsyeja që dje ia ndërpretë fjalën deputetit, zotit Naim Maloku, vetëm pse potencoti plagën sekrete-publike për kotrabanë e për korrupsion!? Ju mund t’u jepni dhe t’ua merrni fjalën rend e pa rend, e vend e pa vend, kujt të doni, pas tekavae tuaja anrakiste.

Në një mbledhje të PDK-së ju kanë pyetur (më shpjegon shoku B. M) e vërtetë se partia juaj është “demokratike”, ngase bathët po tregonin diçka tjetër!?

Ju, Jakup Krasniqi (i mjeri fisi- Krasniqi!) jeni përgjigjur: jo, ne vetëm quhemi ashtu formalisht “demokratike”, por në fakt ne jemi parti socialiste, simotër e P.S. të Shqipërisë!

Edhe lajmet gjatë lutës i keni dhënë nga Hoteli “Rogner”, të falsifikuara kinse po flisnit “nga Malet e Berishës”!!

Por, edhee me vetëm faktin e festimit të 100-vjetorit të satrapit Enver Hoxha, më 10.10.2008, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mga dy deputet tuaj, Berat Luzha e Hydajet Hyseni, dhe nga dy sivëllezërit tuaj, Ramiz Alija e Ilir Hoxha nga Tirana riranike,  i keni plotësuar dhe i keni tepruar të gjitha kushtet që të shkoni nga ai post, që as pa këto skandale, nuk e keni merituar- kurrë!!

Vendimi i Parlamentit tuaj pati marrë vendim për trashëgiminë e të ardhurave të deputetëve edhe pas vdekjes së tyre, ku ishit ju, ku i kishit sytë e mendtë:

 

_________________

Nuk është aspak befasues vendimi i deputetëve të Kosovës

 

Nga Dr. Shefkije Islamaj

 

 

Janë po ata deputetë që vetëm me pagat dhe përfitimet e tjera prej pjesëmarrjeve në mbledhjet e komisionet parlamentare (thuajse pagat mujore që marrin dhe që kapërcejnë shumëfish pagat e tjera nga buxheti i Kosovës, nuk parakupton pjesëmarrjen e tyre në mbledhje dhe komisione) kanë arritur të shumëfishojnë pasurinë e tyre, madje duke blerë edhe shtëpi të reja. Njoh nga ata personalisht.

Janë nga ata që edhe veshjet sportive i blejnë me para të parlamentit ose që heshtin keqpërdorimet e vjedhjet më drastike të kolegeve të tyre deputetë.

Janë po ata deputetë që asnjëherë nuk e kanë shtruar çështjen e pensioneve nacionale për njerëzit që kanë dhenë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të dijes, të kulturës, të jetës shoqërore në përgjithësi në Kosovë.

Janë po ata deputetë që kanë skajuar e nënçmuar në mënyrën më përulëse me 40 euro si ndihmë sociale shumë njerëz që kanë kuptim të veçante për Kosovën, ndihmë të cilën e merr çdo njeri që kalon moshën 65 vjeçe.

Janë po ata deputetë që personalitetet si Adem Demaci, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, dhe shumë të tjerë jo vetëm shkrimtarë, albanologë e veprimtarë të shquar për çështjen e Kosovës, po edhe të tjerë njerëz me merita - mjekë, inxhinierë, ekonomistë dhe ekspertë të fushave të tjera, i kanë përqeshur dhe vazhdojnë t'i përqeshin për mundin dhe sakrificat e tyre dhënë jetës dhe zhvillimit te Kosovës.

Kam frikën se Parlamenti i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera me rëndësi në Kosovë po promovojnë vlera të tjera matëse për kontributet nacionale. Meritore dhe të shpërblyer çdo ditë e më shumë janë ata që jo vetëm nuk i kanë dhënë asgjë Kosovës, ama asgjë, po ata që e kanë lodhur Kosovën me zhvatjet që i bëjnë pa fije turpi.
Kam frike se po promovohen "vlera" që nuk i ka njohur si te tilla kurrnjehere populli shqiptar në historinë e tij.
Mosrespektimi, vjedhja e gënjeshtra, u bënë të moralshme në jetën tonë shoqërore, fatkeqësisht.
Deri kur?

Me respekt
Shefkije Islamaj

09.11.2007

__________________________________

 

Tjetër gjë është se personi i përfolur “të Kosovës” as di të flasë e as ta udhëhq Parlamentin, bën gafa dhe i quan deputetët- diotë!!

Tash aktualisht sivllai yt, Xhavit Haliiti, pati paturpësinë të kërkojë benificione shtesë dhe vetura për deputetët, ndërkohë që invalidët “stolisin” Kryeqytetin e Kosovës!!

Ju vijoni mëritë e luftës të mos besimit të oficerëve madhorë, të cilët dje i detyronit të hapnin kanale, kurse sot rreth 60 oficerë madhorë punojnë punë fizike në Mërgatë, që të udhëheqni ju, or të ngratë!!

Përse pavarësinë po na e shndërroni në robëri!?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora