E marte, 23.04.2024, 05:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Anna Maria Mazzini

E hene, 25.06.2007, 05:17 PM


Mina, “Tigri i Kremonës”, që pushtoi botën muzikore       
 
Mjafton të përmendet emri i saj i artit, dhe menjëherë emocionet bëhen të pranishme në prezencën tënde. Për të është shkruar shumë, dhe ende vazhdon të shkruhet me të njëjtat ritme, me të njëjtat emocione, por me fjalë gjithnjë e më të mëdha. Nëse do të lexosh opinionet e italianëve për Minën, nuk mund të mbeten pa u vënë re edhe këto rreshta ku shkruhet ‘je larguar, na ke braktisur për Luganon, ne mund të dëgjojmë vetëm zërin tënd nëpërmjet disqeve. Gjysma e së keqes, të paktën kjo mundësi ka mbetur. Mitikja Mina nuk shfaqet më.Të gjithë e lidhin këtë largim nga kamerat televizive me peshën trupore, por ndoshta nuk është pikërisht kështu. Sido që të jetë nuk do të ketë më figura si Mina, është e vetme! Sa keq që nuk shfaqet më, mungon imazhi i saj, gjestet, sytë e bukur e të mëdhenj, buzët dhe sidomos zëri. Gjithsesi mund të bësh një surprizë, në këngë me zërin tënd të madh dhe më pas mund të rikthehesh në Lugano. Mina, je gjithnjë e madhe’.

“Tigri i Kremonës”
Anna Maria Mazzini, e njohur me emrin e artit Mina, ka lindur në Busto Arsizio në 25 Marzo 1940. I ati Giacomo, ka qenë kimist, familja kompletohej nga nëna Regina dhe vëllai i vogël Alfredo. Në vitin 1943 kjo familje transferohet në Cremona, këtu Anna Maria studion logjistikë, por që e braktis në vitin e katërt, sepse në të njëjtën kohë iu dedikua muzikës, mbi të gjitha disqeve të rok and rollit që në Itali vinin nga Amerika dhe formoi një grup me "Happy Boys". Në një nga këto mbrëmje pikaset nga David Matalon, përfaqësuesi i Italdisc, dhe kështu fillon debutimi i saj diskografik, me 45 xhirot me pseudonimin Mina në italisht për Italdisc, ndërsa të tjerët në fakt përdornin emrin e Baby Gate në anglisht. Shumë shpejt zëvendëson "Happy boys" me një tjetër kompleks, "Solitari", dhe pikërisht me ta në "Festival rock" prezanton një tjetër këngë "Nessuno". Interpretimi i saj, e bëri tepër të bukur këngën duke i dhënë më tepër nota roku dhe që këtu karriera e Minës fillon udhën e saj. Pas këtij interpretimi ftohet për të prezantuar "Nessuno" tek "Lascia o raddoppia", program i njohur kuiz i drejtuar nga Mike Bongiorno, dhe e përjavshmja "Sorrisi e Canzoni" i dedikon faqen e parë me titullin "Në botën e këngës ka shpërthyer një Mina". Elio Gigante, që kishte bashkëpunuar me Totò dhe Anna Magnani, bëhet menaxheri i saj, duke organizuar spektakle në të gjithë sallat e vallëzimit të Italisë. Suksesi diskografik vazhdoi me "Tintarella di luna", "Folle banderuola", "Serafino campanaro" dhe "Una zebra a pois" dhe në vitin 1960 Mina shfaqet në Festivalin e Sanremos me dy krijime "E' vero" dhe "Non sei felice", ku arriti një sukses të paparë, të cilit iu bashkua edhe kënga "Il cielo in una stanza". Në 1961 Mina rishfaqet tek Festivali i Sanremos me "Io amo tu ami" dhe "Le mille bolle blu", ndërsa vitin tjetër pasi nuk arrin të fitoj vendos të mos merrte më pjesë në Festival, por shpesh "Tigri i Kremonës" (kështu filloi ta quante shtypi i asaj kohe) incizonte këngë që vazhdonin suksesin e tyre diskografik, ku përmenden "Come sinfonia", shkruar nga Pino Donaggio, "Due note", "Moliendo cafe", "Renato", "Chihuahua", "Eclisse tëist", me tekstin e shkruar nga Michelangelo Antonioni. Në të njëjtën kohë disqet e Minës shfaqeshin në treg, ku spikaten këngët e shkruara nga Dario Fo, "Stringimi forte i polsi", "Stessa spiaggia stesso mare" dhe "La ragazza dell'ombrellone accanto", por Italdisc nuk rinovon kontratën: Mina atëherë kalon tek Ri-Fi ku drejtori Tonino Ansoldi, ishte i vetmi person që vazhdonte të kishte ende besim tek ajo. Suksesi shfaqet sërish në vitin 1964 me dy 45 xhirot, "Città vuota" dhe "E' l'uomo per me", dhe në vitin 1965 me dy këngët tepër të bukura të kënduara nga Mina: "Un'anno d'amore", e shkruar nga Nino Ferrer (e aranzhuar nga maestro Augusto Martelli, që zëvendësoi Panin në zemrën e Minës), dhe "E se domani", këngë e prezantuar në Festivalin e Sanremos nga viti 1965 që pati tepër sukses. Edhe Rai e rifton sërish për të drejtuar një show të krijuar enkas për stilin e saj, "Studio Uno": me këtë rast Mina prezanton një këngë të shkruar nga maestro Bruno Canfora, edhe në vitin 1966 drejton një seri të re të "Studio Uno". Viti 1966 është edhe viti i “Se telefonando”, me muzikë të Ennio Morricones. Mina më pas u bashkua me muzikën braziliane, dhe një ndër sukseset e saj të vitit 1967 është edhe versioni italian i këngës së shkruar nga kantautori i madh Chico Buarque nga Hollanda, "A banda" (që bëhet "La banda"); në të njëjtin vit incizon versionin e saj të një këngë të bukur të shkruar nga Don Backy dhe e lançuar nga Johnny Dorelli tek Festivali i Sanremos, "L'immensità", "Conversazione" dhe "Se c'e' una cosa che mi fa impazzire". Pasi skadon kontrata me Ri-Fi, Mina krijon bashkë me të atin një shtëpi diskografike të sajën, PDU. Në fund të të njëjtit vit del albumi "Dedicato a mio padre", dhe në 1968 lançon "Vorrei che fosse amore" dhe "La voce del silenzio", një ndër kryeveprat e saj, versioni i një kënge të prezantuar në Sanremo nga Dionne Warwick. Vazhdon suksesin në vitin 1970 me "Bugiardo e incosciente", “Insieme" dhe "Io e te da soli", të shkruara nga Mogol dhe Lucio Battisti, ku në vitin pasues shfaqen "Amor mio" dhe "La mente torna". Në vitin 1972 rikthehet në televizion, me programin "Teatro 10", në bashkëpunim me Alberto Lupo me të cilin interpreton siglën finale "Parole parole": është një tjetër sukses i madh që shoqëron këngët e shkruara nga Tony Renis, "Grande grande grande". Një tjetër sukses televiziv është edhe transmetimi "Milleluci", në 1974, i drejtuar së bashku me Raffaella Carrà. Viti 1975 është viti i "L'importante è finire", shkruar nga Cristiano Malgioglio dhe Alberto Anelli, dhe një album për nder të Lucio Battistit, "Mina canta Lucio". Viti 1978 është viti i fundit i interpretimit të saj ‘dal vivo’. Në po të njëjtin vit kemi edhe shfaqjen e fundit të saj në televizionin zyrtar, videoja me siglën zyrtare të programit "Mille e una luce", "Ancora ancora ancora". Që nga ky vit e më pas Mina jeton e ‘izoluar’ në Zvicër, në Lugano, duke nxjerrë në treg nga një disk, ku bashkëpunoni me djalin Massimiliano si aranzhues ("Attila" në 1979, "Kyrie" në 1980, "Salomè" në 1981). Që nga ky moment e më pas këngëtarja tërhiqet nga skena, por qëndron gjithnjë pranë publikut nëpërmjet albumeve të saj. Në çdo njërin prej tyre, Mina veçohet për klasin e lart dhe ndjeshmërinë e interpretimit. Janë të shumta bashkëpunimet artistike gjatë karrierës së saj artistike, ndër më të njohurat veçojmë Adriano Celentanon, Piero Pelù, Mick Hucknall, Renato Zero.

Martesa dhe dashuria jashtëmartesore
Në janar 2006 në Lugano, këngëtarja e famshme italiane është martuar me partnerin e saj ‘historik’, kardiologun Eugenio Quaini. Pas një ceremonie të zhvilluar në fshehtësi të plotë Mina, emri i vërtetë i Anna Maria Mazzini, pas 25 vitesh bashkëjetesë është bërë zonja Quaini. Këtë sekret e ka zbuluar vet Mina. Por ‘zonja e këngës italiane’ ka dashur të komunikoj këtë lajm në një mënyrë tepër të zakonshme dhe origjinale. Në njërën prej rubrikave të revistës italiane “Vanity” shfaqet Mina me fustanin e nusërisë (në sfond të bardhë dhe të kaltër) me lulet e portokallit në dorë. Poshtë fotos së saj shfaqen pak fjalë “Në 10 janar në Lugano, janë martuar Anna Maria Mazzini dhe kardiologu Eugenio Quaini, partneri i saj prej 25 vitesh. Këngëtarja, sipas ligjeve zvicerane, merr mbiemrin e bashkëshortit”. Në periudhën e regjistrimit të programit në Studio Uno takohet me aktorin Corrado Pani dhe dashurohet pas tij. Nga ajo histori dashurie, e padëshiruar nga opinioni publik italian, lindi në 18 prill 1963 fëmija, Massimiliano. Kjo ishte një skandal, sepse fëmija i  parë lindi jashtë marrëdhënieve martesore, lindi nga një lidhje me një tjetër mashkull, ndërkohë që Mina ishte e martuar tashmë. Kjo ishte e vetmja arsye, që Mina u vendos në ‘listën e zezë’ të të ftuarve të padëshirueshëm tek Rai, nuk mund të shfaqej më në transmetimet televizive për të promovuar disqet e saj (dhe u zëvendësua nga Rita Pavone për drejtimin e "Studio Uno"): ndër të tjera në shtypin italian shkruhej për skandalin, siç kishte ndodhur edhe më parë me Fausto Coppi dhe Giulia Occhini, "Dama bianca". Pas kësaj ngjarje, pas një viti, Mina bëhet sërish pjesë e ekranit të vogël. Në vitin 1965 për të shfaqet një tragjedi familjare, në një aksident rrugor vdes vëllai Alfredo. E njëjta ngjarje historike përsëritet sërish në vitin 1973 në Virgilio Crocco, dashuria e dytë e Mina, një gazetar me të cili ishte martuar tre vjet para tragjedisë, i ati i Benedetta, e lindur në vitin 1971.

Mina: moda, muzika dhe televizioni italian i viteve ‘60
Ndikimi i teksteve të saj në pasurimin e fjalorit ka qenë tepër i madh. Kështu në tekstet e këngëve vihet re përdorimi i gjuhës italiane që karakterizon personazhin e saj. Siç është theksuar nga shumë studiues, kënga italiane e viteve’ 60 është një etapë e rëndësishme e historisë së gjuhës, që ecën me ritme të njëjtë me unifikimin e gjuhës që televizioni transmetonte, edhe pse këngët shpesh shfaqeshin si tekste provokuese, ishte pikërisht ky dimension që pasuronte gjuhën e përditshme, dhe sidomos gjuhën e brezave të rinj. Shembulli më konkret është Mina me “Le mille bolle blu”, “Blll”, “Sacundì sacundà”, “Ta-ra ta” ku natyrisht nuk mund të lihet pa përmendur edhe teksti linguistik për mrekullinë e “Parole parole parole” të Gianni Ferrio, që ka mbetur edhe në gjuhën e përditshme si refren ekzemplar. Fjalë që e kurorëzojnë në dimensione të ndryshme jo vetëm për tekstet, por edhe për figurën speciale të Minës si prezantuese- drejtuese- div- personazh i kompletuar.

Moda
Mund të flasim për një “stil Mina” që karakterizohet nga dy anë, e para shfaq Minën e viteve 60 një figurë estetikisht konstante me peshën, grimin, ngjyrën e flokëve dhe fytyrës, nga ana tjetër ekziston tek ajo një unitet i fortë stilistik ku veçohet jo vetëm zëri, por edhe grimi (veçanërisht me përzgjedhjen e depilimit komplet të vetullave). Me kalimin e kohës, grimi bëhej gjithnjë e më i rënduar, por pikërisht kjo veçanti e ka bërë Minën ikonë të kohërave. Sigurisht ajo ndiqte modën dhe stili i Minës përhapej në versione të ndryshme ku mund të kujtojmë në veçanti: flokë  të shkurtër me ndarje në anë dhe barseta, fustan i gjatë i zi me prerjen në formë V dhe shpatullat e zbuluara, këpucë me takë të lartë dhe ortopedike, por variantet kanë qenë të ndryshme. Në vitin 1961 në Festivalin e Sanremos shtëpia diskografike dëshironte që të mbante veshur një fustan qesharak, ku fundi ishte i mbushur me tullumbace, ndërsa në pjesën e sipërme ishin stampuar topa të mëdhenj blu, ishte periudha kur këndonte “Le mille bolle blu”, por kuptohej se ai fustan nuk ishte i përshtatshëm për të. Me kalimin e kohës Mina u bë një model imitimi, jo vetëm në veshje, por filloi të imitohej nga femrat e asaj kohe për qëndrimin dhe stilin e saj në përgjithësi, një figurë femërore që e bëri të paarritshme. Mina është e para ndoshta edhe e vetmja div e televizionit italian, e cila nëpërmjet të dhënave, disa që i përkasin postmodernizmit që ka dimensionet jo më thjesht ‘italiane’.

Pak kuriozitet
* Tigri i Kremonës ishte pjesë përbërëse e ‘trios zoologjike’ me tre zërat më të mirë femëror të viteve '60/'70. Dy të tjerat ishin Milva, me epitetin Pantera e Goro, dhe Iva Zanicchi, e quajtur ndryshe Shqiponja e Ligonchio.
* Mina është personazhi që është shfaqur më tepër në kopertinën e të përjavshmes historike ‘TV Sorrisi e Canzoni’, që në përgjithësi janë 70, që i përkasin periudhës së vitit 1959 deri në 2002.
* Është artistja më e pranishme në klasifikimet e shitjeve italiane. Sipas një kërkimi të vitit 1996, shuma e gjithë prezantimeve të saj në hit parade arrinte pak a shumë në 15 vjet.
* Realizimi 45 xhirove është klasifikuar si më i shituri dhe "Heisser Sand" me 1.300.000 kopje, kënga në Itali ishte e panjohur dhe publikohet në tregun gjerman.
* Albumi më i shitur është Mina - Celentano (1.600.000 kopje)
* Interpretimi më i mirë i Minës është propozuar nga Loretta Goggi gjatë fundit të viteve '70. Që nga viti 2006 Lucia Ocone ka propozuar një imitim të ri të programit në përgjithësi Music Farm, ku Mina, në një sallë regjistrimi këndon këngët më të bukura për disqet e reja.
* Disa nga sukseset më të mëdha të periudhës 1992 - 2004 janë të firmosura nga Audio2, grup i drejtuar nga Massimiliano Pani, djali i Minës, me profesion producent diskografik.
* Tema e këngëve të Mina Canto largo, pjesë e albumit Olio, është sigla e Vivere në Canale 5.
* ‘Bula Bula’
Është një ishull imagjinar, një arratisje e shpirtit ku nuk ekzistojnë ‘gazeta, fotografi, televizion’. Kështu Mina përshkuan me pak fjalë ‘Bula Bula’, që i jep titullin albumit të saj ku përmblidhen 12 këngë.

Vitet pasuese
Në vitin 2004 del në tregun muzikor ‘The Platinum Collection’ përmbledhje me suksese që qëndron në klasifikime rreth një vit. Më pas në vitin 2005 publikohet ‘Bula Bula’, ku "Fever" bëhet sigla e hapjes së emisionit sportiv "Quelli che il calcio". Po në këtë vit, del një monodramë e dedikuar "Maestro" Frank Sinatra. Gjatë vitit 2007 ka dal në treg një përmbledhje me këngët më të bukura të dashurisë Love Box, dhe po në të njëjtin vit Mina ka kënduar duet me Miguel Bosè, duke risjellë në gjuhën spanjolle një ndër këngët më të famshme të këngëtares italiane "Acqua e Sale" (Agua y Sal), që fillimisht e ka kënduar me Adriano Celentanon. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora