Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Kjo është kapela që kam mbajtur gjatë luftës në Koshare

| E shtune, 25.04.2020, 01:53 PM |


Blerim Latifi:

Kjo është kapela që kam mbajtur gjatë luftës në Koshare. Gjatë qëndrimit disa ditor në Papaj të Tropojës, derisa po sterviteshim shpateve afër Malit Shkelzen, kapela që e kisha më parë, më ra në një gropë të thellë. Kur u kthyem në bazë e morra një tjetër, por nuk gjeja gjilpërë për ta qepur emblemën në të. Të nesërmen lëvizëm drejt Padeshit, fshatit që ndodhet ngjitur me kufirin. Aty, një ushtar, nxorri nga çanta e tij gjilpërën dhe ma qepi emblemën. Ai sot prehet në varret e dëshmorëve në Koshare. Quhet Xhemshir Islami. Nga Mikushnica e Skenderajt.