E enjte, 18.04.2024, 05:22 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi

E shtune, 25.04.2020, 01:40 PM


Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi

Nga Gani Mehmetaj

"Rikardi ka zënë shtratin", me tha miku im Saimir Kumbaro në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa e pyeta për Rikard Ljarjen regjisorin dhe aktorin e madh shqiptar. Sa herë vija në Tiranë, meqë gjithnjë isha në nxitim për  një punë apo tjetër, pyesja miqtë për te. Me erdhi keq, kur Saimiri ma tregoi edhe sëmundjen nga e cila lëngonte.

Rikard Ljarjen e kam njohur para tridhjetë vjetësh, në fillim të viteve të nëntëdhjeta, në kohën e rrëmujës së madhe, atëherë kur po rrënohej diktatura. Isha mysafirë i Festivalit të Filmit Shqiptar, me te shëtisnin rrugëve të Tiranës, flisnim për filmin, kulturën, artin, flisnim edhe për situatën politike. Ai më rrëfente peripecitë e aktorit, por me tregonte edhe për sharmin e punës gjatë xhirimeve të filmave.

Rikard Ljarjën në të vërtet e kam njohur shumë më parë se ta takoja, e kam njohur nga filmat: "Radiostacioni", "Në pyjet me borë ka jetë,  "Rrugicat që kërkonin diell", "Komisari i dritës", "Rrugë të bardha" etj. Shumicën e filmave të tij i kam shikuar ilegalisht, atëherë kur na i ndaluan të gjithë filmat shqiptar. I ndiqnim në Televizionin Shqiptar me antenën e kanalit 12, që e blinim kinse për Tv Beogradin , programin e dytë, dhe e kthenim nga Tirana, një hile që e kishim mësuar për t'iu shmangur shërbimit të fshehtë jugosllavë.

Shkodrani i Tiranës gjithnjë më ka lënë mbresa me paraqitjen ekpresive, me zërin e thellë, burrëror dhe pamjen e aktorit që e mbush ekranin me praninë e tij. E kam takuar pastaj pas luftës edhe në Prishtinë.

Në librin tim: "Qyt etet e Ilirisë", kam shënuar: "Më kujtohej kur më 1991 apo 1992 e luta shkodranin e thekur e aktorin e famshëm, Rikard Ljarja, të ma zgjidhte mëdyshjen: ta vizitoja apo jo qytetin. Ai ma tha atë që nuk e prisja: Nuk është koha të shkosh në Shkodër, nuk është Shkodra ajo që e kërkon! Prit ditë më të mira! Dhjetëra herë kam kaluar nga ura e Bunës për të vazhduar në Ulqin, Dubrovnik, Split, Zarë e tutje në Itali e Zvicër, sepse s'bëja ballë të futesha në qytetin e ëndrrave".

Vdekja e tij me la një boshllëk, e thirra Saimirin dhe e pyeta për ceremoninë e varrimit, i vetëdijshëm që as mund të shkoja, as mund t'i shkonim miqtë tjerë. Ishte kohë e pandemisë që na ngujoi si të kishim rënë në gjak me tërë botën. E pashë në televizor rrugëtimin e tij të fundit dhe me pikëlloi edhe më shumë.

... Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rrmajit,

dallendyshe ulu me pushue;

Mu kujtuan vargjet e Filip Shirokës.

Pushofsh në paqe, miku im i çmuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora