E shtune, 20.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Marshi i minatorëve në krye me Ibush Jonuzin

E shtune, 25.04.2020, 12:00 PM


Marshi i minatorëve në krye me Ibush Jonuzin

Nga Hilmi Saraçi

Mminatorët të paknaqur mepozitën e shqiptarëve në Kosovë dhe me cungimin e atyre pak të drejtave që në atë kohë i kishin filluan ta ngrisin zërin fuqishëm në tubimet e organizuara në vitin 1988. Ata dolen haptas kundër pushtetit të atëhershëm, për të manifestuar terë qëndresen e tyre.

Me 17. XI. 1988, në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në orën gjashtë organizuam tubime masive shpiegon Ibush Januzi, për të shfaqur paknaqësitë tona dhe për të shkuar këmbë deri në Prishtinë. Të lodhun nga puna në ndrrimin e natës, por të fortë nga morali, si çdo herë në raste të vështira, nuk u hamendem as nuk u luhatem. Marshit të minatorëve iu bashkangjiten edhe të gjitha shtresat e punëtorëve në Kosovë.

Për pengimin dhe ndërprerjen e marshit të minatorëve u angazhuan edhe njësitë speciale të milicisë së Kosovës. Ato dolën përpara kolonës së minatorëve te fshati Mazgit, afër Obiliqit. Mirëpo, përkundër përpjekjeve të milicisë, kolona e minatorëve e shpërtheu kordonin e parë e të dytë të milicisë dhe e vazhdoi rrugën në drejtim të Prishtinës.Së bashku me minatorët ishin gjithnjë udhëheqësit e Minierës e të Kombinatit si dhe kryetarja e Konferencës Aksionare të Lidhjes së Komunistëve të Stari-Tërgut, Juliana Gashiq.

Marshi i minatorëve që nxiti kryengritjen demokratike në Kosovë

Edhe pse ekzistonte mundësia e transportit me autobus, minatorët refuzonin të hipnin në autobusët që u shkonin pas e përpara. Në një moment, një numër i minatorëve të sëmurë e të rraskapitur pranuan të hipnin në autobus, por këta e vërejtën shpejt se do t`i mashtronin e do t`i kthenin në Mitrovicë, prandaj i detyruan shoferët që t` i ndalnin autobusët e zbritën dhe e vazhduan rrugën në këmbë. Një shofer nuk e ndali autobusin dhe me shpejtësi të madhe i solli minatorët në stacionin e autobusëve në Mitrovicë. Pas protestave të minatorëve, një udhëheqës i Kosovatransit të Mitrovicës e urdhëroi shoferin që t`i kthente mbrapa.

Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës Kështu edhe ky grup i minatorëve iu bashkua kolonës në drejtim të Prishtinës.Po përmend vetëm nje moment- shpiegon Ibush Jonuzi. Gjatë udhtimit këmbë prej StanTërkut deri në Prishtinë. Ku në momentin kur arritëm në Gazimestan kishin dalë forca të mëdha të policisë serbe. Unë isha në ball të minatorëve, shpiegon Ibush Jonuzi dhe kur po lajmëronte një epror polic në gjuhën serbe: Nuk ka forcë që t’i ndalë minatorët, as tubimet, as marshet nuk arriten që ti ndalin.

Minatorët ishin të vëndosur që veprimeve të turpshme të pushtetit serb tu ndalë hovin, se dikush duhet thënë stop, prandaj vëndosen që të hyjmë edhe në grevë urie në minierë q? ishte një akt madhor, por edhe shum i rrezikshëm për jetën e minatorëve.

Mirëpo sakrifica për Kosovën ishte mbi të gjitha. Pikërisht me 20 shkurt 1989, në orën 13 nga miniera me lajmëruan se ndrimi i parë nuk do të dalë nga miniera, sepse ka hyrë në grevë urie. Me të marrë lajmin nga zyra ku isha, në mesin e inxhinierve, kolegëve të mi, u morëm vesh që secili prej nesh duhet ti vizitojë horizontet e minierës, për të biseduar me minatorët, ndërsa unë me disa kolegë zbritëm në horizontin e nëntë, sepse aty ishte numri më i madh i minatorëve. U pershendetem me ta dhe u njohtuam me qëndrimet e tyre. Këto qendrime ishin edhe të minatorëve të tjerë, të ngujuar në horizonte të tjera, me kerkesa të arsyeshme që u përkrahen edhe jasht minierës. Njëra ndër kërkesat ishte që çeshtja e Kosovës të ngritet në nivel të

Organizates së Kombëve të Bashkuara, kërksë e cila edhe u bë tani realitet. Kjo grevë kishte një organizim shumë të mirë, nuk u lëndua askush, mëgjithse shumë minatorë kanë mbetur me pasoja të rënda shëndetsore, sepse të qëndroshë tetë ditë e tetë net në minierë mbi 800 metra thellësi, është një akt i lartë moral dhe kombëtar…

Në historikun e minatorëve kjo grevë është më e gjata dhe më e vështira. Këto veprime dhe qëndrime të minatorëve i përkrahen të gjithë shqiptarët. Këto edhe filloi rrënimi i Jugosllavisë. Në atë grevë që u kororizua me shumë sukses. Pas përfundimit të grevës pasuan burgosjet e udhëheqëve dhe të disa Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës minatorëve. Si gjithmonë edhe në burg kemi qenë unik për idealet kombëtare, pramdaj e ndiej veten krenar edhe të priveligjuar që i takoj këtij akti madhor kombëtar- thotë Ibush Jonuzi. Është e sigurtë se masat e marra nga pushteti serb dhe vështirësitë e krijuara nuk me kanë luhatur kurrë, por me kanë nxitur që veprimtarinë time për çëstjen kombëtare ta zgjeroj edhe më tutje. Në këtë drejtim përveç angazhimeve që kam pasur me minatorët, pjesëmarësit në grevë, jam përpjekur të punoj dhe të jap kontributin tim për lirinë dhe për parvarësinë e Kosovës-thotë Ibush Jonuzi. Tani po mbushen 30 vjet nga akti madhor i grevës së minatorëve në Trepçë. Në zemren dhe në shpirtin tim ka mbetur kjo ngjarje ndër më të rëndësishmet në historinë tonë kombëtare.

Minatorët grevistë në thellësi të tokës

Minatorët, të lodhur, të uritur e të rraskapitur, arritën në Prishtinë rreth orës 16 dhe hynë në pallatin e sporteve " Boro e Ramizi ". Pjesëmarrësve të marshit, të cilët kishin ecur 10 orë në këmbë, pa pushur, iu ofruan nga një sandviç e ujë, por ata ishin kategorikë dhe nuk e pranuan ushqimin. Në shenjë të përkrahjes e të solidarizimit, minatorëve të Stan-Tërgut iu bashkuan edhe punëtorë të tjerë të kombinatit " Trepça ", e në marshin protestues në rrugë dhe në Pallatin e Sporteve " Boro e Ramizi " në Prishtinë iu bashkuan minatorët e Kishnicës, të Novobërdës, të Hajvalisë e të Goleshit si dhe punëtorët e Kombinatit Nërtimor Industrial " Ramiz Sadiku ", të “Kosovatransit” e të ndërmarrjeve të tjera.Me këtë rast, shumë minatorë u paraqitën në foltorën e Pallatit të Sporteve “Boro e Ramizi " duke i artikuluar kërkesat e qëndrimet e veta në mënyrë të qartë e koncize para Kaqusha Jasharit e Remzi Kolgecit dhe opinionit të gjerë të

Kosovës, të ish-Jugosllavisë e të botës- vazhdon të shpiegojë Ibush Jonuzi…

(Fragment nga libri im monografik : “ Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepcës 1988-1989”)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora