E enjte, 28.03.2024, 09:35 PM (GMT)

Editorial

Xhemaledin Salihu: Kosova duhet të ndërtoj dhe udhëheq Politikë të Jashtme shtetërore

E shtune, 25.04.2020, 01:12 PM


Kosova duhet të ndërtoj dhe udhëheq Politikë të Jashtme shtetërore

Nga Xhemaledin Salihu

Kosova e pas viteve të 90-ta, me fillimin e pluralizmit politik, nën udhëheqjen e LDK-se dhe Presidentit Historik ibrahim Rugova ndërtoi dhe udhëhoqi, përballë botës dhe politikës së jashtme botërore, një politikë të jashtme paqësore aktive.

Premisat e kësaj politike ishin që në mënyrë paqësore dhe aktive ta bindin opinionin botëror, sidomos SHBA-të dhe Bashkësinë Europiane  se Kosovës i duhet pavarësi shtetërore dhe fqinjësi e mirë me Serbinë. Kjo politike pati sukses në opinionin botëror, sidomos të SHBA-të, te të cilët LDK-a ndërtoi një mirëbesim dhe bindi SHBA-të dhe BE se Kosova mund të jetë dhe mund të ndërtohet shtet i pavarur, përballë edhe Shqipërisë edhe Serbisë.

Këtë politikë të LDK-së, të them të shtetit të Kosovës e barti Qendra Informative e Kosovës/QiK/, në krye me Malokun, Mustafën, Hamitin e shumë të tjerë, e cila qysh në një intervistë u shpreh Haziri, brenda një minute e shpërndante nëpër botë.Pra, kjo politikë ishte edhe paqësore, sepse nuk e cenonte asnje shtet, asnje popull tjetër. Dhe activenë drejtim të bindjes së opinionit botëror  për kauzën pavarsisë së Kosovës.

Pastaj , me ndihmën e SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë filloi lufta e popullit të Kosovës nëpërmjet të UÇK-së, e cila edhe në këtë ajo bashkëpunoi dhe krejt luftën e ndërtoi me SHBA-të dhe BE.

Kjo luftë çlirimtare e popullit të Kosovës  me UÇK  dhe politikën e jashtme paqësore aktive të LDK-së solli edhe pavarsinë e Kosovës, të cilën e shpalli Kosova, e verifikoi Gjykata Ndërkombëtare dhe e pranuan më shumë se 100 shtete të botës.

Pastaj u themeluan shumë parti politike në Kosovë, të cilat synonin pushtetin e saj. Kështu me radhë partitë politike shqiptare ndërroheshin në qeverisje dhe secila undërtonte dhe udhëhiqte një politikë të jashtme të Kosovës. Në këtë ndërtim dhe udhëheqje gjithmonë nuk pati konsekuencë të ndërtohet një politikë e jashtme shtetërore të mirëfilltë, por pati oscilime partiake, por suksesshëm erdhëm deri në vitin 2019, kur më 6 tetor ndodhën zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe qeverisjen e mori LVV dhe LDK.

Kjo qeveri nuk zgjati shumë dhe për arsye të brendshme e të jashtme, qeveria Kurti mori shkarkim nëpërmjet të mocionit në Parlamentin e Kosovës.

LVV e Albin Kurtit u mundua qe të qeverisë Kosovën në disa rrafshe, Brenda këtyre 50 ditëve dhe po mundohet jo legjitim, me gjysme qeverie të ndërtoj dhe udhëheq shtetin e Kosovës.

Këtu nuk do të elabotoj politikat ekonomike, kulturore, arsimore, politikën e luftës së pandemisë, por do të mundohem të jap opinione lidhur me politikën e jashtme të qeverisë së mbetur.

Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës është Z. Gllauk Konjufca, i cili së pari u zgjodh Kryeparlamentar dhe i papërgatitur mori dikasterin e politikës së jashtme.

As Albin Kurti, as LVV, as Gllauk Konjufca nuk ndërtun dhe nuk udhëhoqën, për këtë periudhë kohore të qeverisjes, një politikë të jashme të shtetërore të Kosovës, sepse duke e ndërtuar këtë politikë në kokëfortësinë e tyre se kjo politikë duhet të ndërtohet dhe të udhëhiqet në premisa të një mentaliteti partiak dhe të një mentalitetit se çfarë thojnë dhe si reagojnë qytetarët e Kosovës dhe anëtarsia,simpatizantët, militantët e LVV-së në drejtim të kësaj politike nuk është e drejtë dhe jo shtetërore.

Secila parti politike në Kosovë harton programin edhe të politikës së jashtme, por në qeverisje të shtetit nuk mund të ndërtohet me këto premise, por sipas situatave globale botërore duhet të ndërtohet dhe udhëhiqet një politikë e jashtme shtetërore, në interes gjithësesi të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Albin Kurti dhe LVV me kohë kanë bë gabime në politikën e jashtme të shtetit të Kosovës, sepse Marrveshjen e Ramujesë e Kundershtuan, Planin e Ahtisarit e kundërshtun, e kundërshtuan Flamurin, Himnin e Kosovës, thuajse Pavarsinë që na pranuan shtetet botërore, sepse mospranimi i këtyre, për mua është edhe mos pranim i shtetësisë.

Gllauk Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme nuk ndërtoi dhe nuk udhëhoqi politikë të jashtme shtetërore që Kosvën ta çojë para në ndërtimit të politikës së jashtme të Kosovës, sepse këtë politikë të jashtme e ndërtoi në dy premise:

1.Politika e jashtme shtetërore nuk ndërtohet dhe nuk udhëhiqet me mentalitet dhe drojë se çfarë po thonë qytetarët e Kosovës dhe anëtarsia, simpatizantët, militantët e LVV-së  dhe se ata na kanë dhënë votën.

2.Politika e jashtme shtetërore e Kosovës nuk ndërtohet dhe nuk udhëhiqet me drojën se athua çfarë ka thënë lideri i LVV-së dhe kryeministri në detyrë apo duke iu përmbajtur në vija dhe në drejtim të asaj se çfarë mendimi ka lideri përballë kësaj politike.

Për mua kjo politikë është hamendësim  dhe politikë e jashtme shtetërore me kundërthënie, çfarë u tregua te Konjufca në bisedën me gazetarë në TV Dukagjini.

Biseda e Konjufcës ne TV Dukagjini, por edhe udhëheqja e saj të politikës së jashtme tregoi se kjo plotikë në LVV nuk është kristalizuar në drejtim të asaj se Kosovës dhe shtetit të Kosovës i duhet vetëm mbështetja dhe përkrahja e plotë e SHBA-ve dhe BE, në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Çdo politike tjetër është e dështuar për Kosovën, është politikë partiake që i kënaq momentalisht militantët e LVV, por jo politikë e jashtme shtetërore. Ndonjëherë pikëpamjet e paartikuluara të Konjufcës, për politikën e jashtme të Kosovës ishin me droje se çfarë do të thoje lideri i tij dhe qyetarët e Kosovës, gjithmonë duke u thirrur në votat e qytetarëve. Kjo të përkujton politikë jo shtetërore, por politikë të jashtme partiake, krahinore.

Kosova ka nevojë të ndërtoj dhe udhëheq politikë të jashme shtetërore, drejt integrimeve  euro-atlantike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora