E enjte, 25.04.2024, 04:43 PM (GMT+1)

Editorial

Klajd Kapinova: Fletërrufe kineze kundër ambasadorit të administratës amerikane të Presidentit Trump

E premte, 24.04.2020, 02:59 PM


Fletërrufe kineze kundër ambasadorit të administratës amerikane të Presidentit Trump

Nga Klajd Kapinova

FAKTE

Liberali globalist pro orientalist Albin Kurti, ka qenë gjithmonë kundër SHBA, qysh nga viti 1990 deri sot në vitin 2020 gjatë karrierën së tij politike.

Më 1999, kur u bë Marrëveshja e Rambujesë, në kohën e presidentit Clinton dhe ndodhën bombardimet në Serbi “nacionalisti” Albin ishte vazhdimisht kundër.

Më 2008, kur u shpall Pavarësia e vendit, në kohën e presidentit George W. Bush, Albini nuk besonte dhe ishte kundër.

Si zakonisht, në vitin 2015, në kohën e demarkacionit, politikanët e Kosovës ishin në bashkëpunim me presidencën e Obamës, kurse W dhe Kurti ishte kundër.

E njëjta histori kundërsthimi përsëritet edhe sot, me presidentin amerikan Donald J. Trump, për marrëveshjen finale, ku, ai prapë është kundër, si për forcë tradite dhe zakoni …

Albin Kurti, është fatkesisht adhuruesi i neo–otomanistit të çmendur, presidentit të Bosnje Hercegovinës Alija Izebekoviq dhe radikalit politik fanatik islamik Erdoganit, I cili kundërshton me arrogancë tipike “shqiptare” presidentin liberal Barok Hysen Obamën me gaz lotsjllesës në parlamentin e Kosovës, për problemin e demarkacionit...

Kur vdes presidenti boshnjak, mbas disa viteve, Albini me mall dhe nostalgji viziton varrin e tij dhe asnjëherë varrin e bashkatdhetarit të tij Presidentin shqiptar dr. Ibrahim Rugovën.

Izebegoviq (me origjinë shqiptare), para se të vdiste, ia lë amanet Erdoganit (jo Kosovës dhe Shqipërisë) shtetin e vogël të Bosnje Hercegovinës. Ky shtet i vogël me kompleksitete dhe idenitet të humbur, është sot në duart e diktatorit Erdogan (fatkeqsisht, Qytetar Nderi i Shqipërisë dhe Kosovës, muslimane sikurse thotë me krenari Erdogani), me shpresë dhe endrrën e Izebegoviqit, për të ringjallur islamin në kufijtë e dikurshme të Perandorisë “Paqesore” Otomane…

Albini, me pasion dhe histerizëm politik kundërshtoi presidentin republican George W. Bushin, ndërsa tani po kundërshton me passion edhe presidetin tjetër republican Donald J. Tump.

Kurti, me oratori adolishentesh, kujton se Shtëpia e Bardhë, është baqia e tij me lakra turke apo e mbushur me hurma ekzotike arabie, tek përdor një fjalor euforik, duke e paraqitur veten si Mesia i Dardanisë.

Ai ka thyer çdo rregull parimor, tek shkeli marrëveshjen dhe kodin moral ndaj LDK-së, duke shkarkuar ministrin pse ka mendim ndryshe me babain e kombit Albin Kurtin…

Kurti, me vetdije të plotë ka në krah të tij si këshilltar ekstremistin turk prof. Hysamedin Feraj, një mercenar erdoganist neo–otoman dhe njëkohsisht është bashkpunëtori i ekstremistit komunist Abdi Baleta, ish përfaqsues i diktaturës së turkushakut Dullë, në Selinë e OKB-së në New York.

Në komunitetin shqiptaro amerikanë këtu në New York, diplomati komunisto islamik Baleta, mbjelli përçarje, duke bërë propagandë pervese komuniste, shkatërroi komunitetin tonë, me politikën e tij idiote pro diktatorit Enver Hoxha…

Përpara dhe sot, shumë deputetë të partisë VV, dalin hapur në media, se janë të apasionuar kundër Amerikës, diplomatëve të tyre, ku, i “verbëri” Albin Kurti asnjëherë nuk i kundershton pikpamjet e tyre antiamerikane. Ai me heshtjen e tij të qëllimshme është bashkveprues.

Në rrjetet sociale, media,
“gazetarë”, “analistë” trushperlarë dhe mbi
90% simpatizantëve të VV, janë antiamerikanë, ku, shprehin mllefin kundër SHBA, Presidentit tonë Donald J. Trump, ambasadorit Richard Grenell, shën Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit etj.

Kalofsha lumin, të dhefsha kalin

Kjo është një fjalë e urtë popullore, që i vjen për shtat shumë mirë sot një pjese negative të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Me nderjt shtremb e me fol drejt”, është një fjalë tjetër e urtë popullore e përdorur gjerësisht mes nesh kudo.

Në ditët tona, mbas disa viteve të Pavarësisë së Kosovës nga ushtria e SHBA-së, më 1999, në kohën e presidentit demokrat Bill Clinton dhe me njohje direkte nga presidenti republikan Geroge W. Bush, perkrahja ndaj SHBA-së është zbehur.

Kur Donald J. Trump, u zgjodh Presidenti i 45 i SHBA-së, të gjithë në Kosovë dhe Shqipëri u shokuan.

Edhe gjatë fushatës elektorale (2016), asnjë parti politike konservatore nuk e perkrahi për kortezi apo simbolikisht atë, mbasi të gjithë ishin të marrosur mbas dinastisë së majtë globaliste Hilary dhe Bill Clinton.

Kryeministri i majtë Shqipërisë Rama, erdhi në New York dhe foli negativisht në kanalin ultra të majtë dhe globalist CNN, kundër kandidatit republican për president Donald J. Trump.

Amerikanët indiferent, nuk ia vunë veshin çmendurisë së shalëgjatit dhe votuan për ekonominë apo xhepin e tyre dhe jo për blah blah blah-t boshe socialiste.

Kjo për faktin, se në trojet shqiptare, nuk ka pasur tradicionalisht, nuk ka dhe s’do të ketë edhe për disa dekada lëvizje apo forca të djathta, nacionaliste dhe patriotë, që e duan Atdheun, sikurse Trump SHBA.

Servilizmi dhe dyfytyrësia, janë dukuri karakteristike otomane, të trashëguar për fat të keq në traditat shqiptare, qysh nga koha e pushtimit të gjatë regresiv turk.

Në qytetin e lindjes së Dullës, Gjirokastër, disa fansa të majtë të Hilarit kishin vendosur para kohe bustin e saj, duke menduar se do të bëhet presidente. Dhe kur ajo humbi, busti u zhduk menjëherë në ujëat e thella të Detit Jon… dhe nuk u vendos më. Ja pra se kush janë shqiptarët sot në vendlindje!

Trump dhe America First model i krenarisë për popullin amerikan

Pse shqiptarët nuk kanë simpati për djalin e Gjonit sot Presidentin aktual Trump!? Presidenti Trump, fatmirsisht po përdor politika të ndryshme nga paraardhësit e tij demokrat (socialist) apo republican (konservator).

Ai, po përmbys me sukses dhe rrënjësisht tabutë, duke ringritur apo rritur denjësisht krenarinë dhe presitigjin e Amerikës kudo në botë. (God Bless President Trump!)

Një prej projekteve të djalit të Hysenit, ish presidentit të majtë socialist Obama, ishte ndalimi i hyrjes së përkohshme në Amerikë të 7 (shtatë) shteteve me shumicë të popullsisë islame, të cilat, sipas investigimeve të CIA dhe FBI doli se ata mbeshtesnin rregullisht terrorizmin ndërkombëtar dhe ishin kundër interesave të SHBA.

Socialistët fanatikë në Kongres e hodhën në gjyq, por në Gjykatën e Lartë të SHBA-së Presidenti ynë e fitoi edhe këtë betejë të domosdoshme, për interesat dhe sigurinë kombëtare të shtetit tonë.

Media e ekstremit të majtë, sikurse njihet në popull si FAKE NEWS në SHBA, Europë dhe Shqipëri e Kosovë, bënin propagandë fallco dhe keqinformuese, sikur Presidenti Trump është kundër muslimanëve të botës, gjë e cila bie ndesh me të vertetën historike në SHBA.

Si shembull shumë i mirë janë vetë dy shtetet me shumicë të popullsisë muslimane në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk kanë qenë asnjëherë në listën e 7 shtetëve të ndaluara të hyjnë në Amerikë.

Por kjo, s’do të thotë se SHBA dhe Departamentit i Shtetit nuk e njeh gjendjen e brendshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Shumë ekstremistë muslimanë shqiptarë (sipas mediave të pavarura amerikane dhe europiane), kanë shkuar për të luftuar kundër trupave amerikane dhe NATO-s, në Iraq dhe Siri, duke u rreshtuar përkrah radikalizmit islamik ndërkombëtarë me Al Qaiden, ISIS etj., në mënyrë individuale, grup dhe familje, duke marrë shpesh me vete edhe gratë dhe fëmijët e tyre…

SHBA, duke e ditur gjendjen dhe situatën psikologjike, morale, ekonomike të shqiptarëve nga këto shtete nuk ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj tyre.

Pikërisht, falë politikës së tolerancës dhe qartësimit të gjerave në trojet shqiptare, SHBA dhe Presidenti brilant Donald J. Trump, i ka qendruar pranë si Prishtinës dhe Tiranës, duke qenë një ndër miqët dhe aleatët më të ngushtë të popullit shqiptar.

Nga ana e tjetër, dikur Kosova zinte vendin e parë në botë për simpatinë apo respektin dhe dashurinë e vecantë që tregonte gjithnjë për SHBA, pavarësisht se kush drejton shtetin republikanët apo demokratët. Kjo përqindje tashmë ka rënë! Arsyeja? E dinë vetë shqiptarët atje!

Është i habitshëm fakti, se pjesa më e madhe e shqiptaro amerikanëve (duke perfshirë edhe një pjesë e ish të përndjekurve politikë të kohës së komunizmit në Shqipëri) edhe pse votojnë në masën 95% për “demokratët” apo socialistët e SHBA-së (njësoj sikurse në Shqipëri e Kosovë), nuk kanë përfituar asnjëherë nga ulja e taksave (sepse demokratët asnjëherë nuk i ulin taksat) dhe me fanatizëm e kryeneçesi tipike shqiptare vazhdojnë të përkrahin sot dyshen e deshtuar Biden - Obama, duke bërë foto dhe krenuar me publikimin e tyre edhe në rrjetet sociale a thua se kanë rizbuluar Amerikën!!!!

Eshtë e habitshme dhe e pakuptueshme fakti, se shqiptarët këtu në SHBA, vazhdojnë të duan me nostalgji idetë utopiste të deshtuara të majta, të cilat i mbajtën të shtypur në vendlindje nga 1944-2020, në komunizëm dhe socializëm sot.

A do ta lexoj kërkesën e “qeverisë” kuku administra e Presidentiti Trump!

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (1989), (Albanian American Civic League), është një organizatë jo fitimprurëse private, që ka bashkuar rreth vetës prej disa vitesh këtu në New York, SHBA, njerëz me bindje dhe qëllime të caktuara shoqërore dhe politike.

Edhe nëse kontribuon me miliona dollarë dhe shpreh ambicie apo garon për tu bërë kryetar, asnjëherë e askush nuk ka shanse të bëhet president i saj, sepse mentaliteti i bajraktarit shqiptar sundon përjetësisht kudo edhe pse fizikisht ndodhemi në SHBA…

LQSHA, është themeluar nga arbereshi ose me saktë nga kongresmeni republikan (1985-1989) italo amerikan Joseph DioGuardi (1940).

Kjo roganizatë, mbas vitit 1999, kur Kosova çlirohet dhe fiton Pavarësinë, është përfshirë në çështjet e politikës së brendshme atje, duke shprehur hapur preferencat politike për një parti apo individ të caktuar, gjë që bie ndesh me statusin e saj, e cila e përcakton se ajo i është përkushtuar çështjes kombëtare.

Në mediat shqipshkruese pro qeveritare në Kosovë, këto ditë shkruhet në mënyrë standarte, se: “Lëvizja “Vetëvendosje” assesi nuk po pajtohet me qëndrimet e amerikanit, Richard Grenell. Partia e Albin Kurtit ka publikuar sot një deklaratë ku kërkohet tërheqja e Grenellit në çështjen “Kosovë-Serbi”.

Më poshtë botohet një letër fletërrufe e tipit kinez, ku, kritikohet administrate e sotme “imperialiste” amerikane e Presidentit Trump, duke cituar emrin e ambasadorit tonë të nderuar zotit Richard Grenell në Prishtinë.

Nëse shikohet me kujdes “Kërkesa” ose letra Fleterrufe, del kjartë se ajo nuk është shkruar apo hartuar nga pjesëtarët e LQSHA, sepse në SHBA nuk ka njerëz që të hartojnë një letër të tillë të detajuar, këto ditë kur të gjithë shqiptaro amerikanët janë në karantinë.

Ajo thjeshtë është “firmosur” nga Bordi i Drejtorëve të Lidhjes, ku, për cudi mungojnë aktualisht firmat e drejtorëve të LQSHA.

Edhe unë e kam kartën e antarit të organizates në fjalë, mbasi atë ma ka dhënë vetë zoti DioGuardi, në një restorant italian, në Arthur Avenue, Bronx, New York.

Kjo Kërkesë apo Fletërrufe kundër “imperializmit” amerikan, në shqip dhe anglisht, nuk ekziston e botuar në linkun e kësaj organizate. https://www.aacl.com/…

Për më tepër, asnjë drejtor (sikurse vetëquhen) nuk ka pasur fatin, nderin dhe privilegjin përkushtues kombëtar shqiptar, që ta firmos apo botoj në rrjetet sociale.

Qofsha i gabuar, por mendoj se zoti DioGuardi nuk ka dijeni për këtë Fletërrufe anti ambassador dhe antiadministratë Trump!

Shumë zhurmë për asgjë

Nuk është faji i ambasadorit amerikan Richard Grenell pse deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 82 vota shkarkuan Qeverinë e ish kryeministrit Albin Kurti, sot pa mandate të ligjshëm qeverisës...

Pra, Qeveria W-së së Kurtit, u shkarkua nga LDK aleate, që ishte pjesë e kësaj bashkëqeverisie dhe jo nga opozita apo vizitorët jashtë tokësorë nga Kozmosi.

Sikurse shihet pra, 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që përfaqsojnë po 2/3 e votuesve të shumicës vendase, i dhanë mosbesimin Kurtit dhe kabinetit të tij dypartiak.

Zyrtari i Lëvizjes VV, njëherësh zv/ministri i Qeverisë së rrëzuar nga fiku (të Albin Kurtit), Avni Zogiani thotë se “Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane” ka bërë një deklaratë publike për presidentin e SHBA-së. Hahahahaa! U zbulua mrekullia!

Kjo letër – fletërrufe, gjendet kudo dhe për çudi nuk është botuar në faqen zyrtare të organizatës shqiptaro amerikane!!!

Injoranca del sheshit. Lexoni me kujdes me poshte: “Ambasadori Grenell ka marrë haptas anën e Serbisë duke u përpjekur të akomodojë kërkesat e tyre shkatërruese. Ai nuk ka bërë asnjë presion ndaj Serbisë që të ndalojë fushatën e vet ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta çnjohin atë dhe të ndalojë marrjen e armëve nga Rusia.

Ambasadori amerikan në Prishtinë (duan apo nuk duan kosovarët), përfaqson interesat e administratës amerikane dhe jo shqiptare të kukusë, sepse përndryshe ai nuk do ishte ambassador i SHBA-së.

Kongresmeni i majtë socialist Eliot Engel nuk është president i SHBA

Ne fletërufe thuhet, se: “Kosova, ka braktisur ata qe i ndejten perkrah gjate luftes, duke injoruar keshillat e politikaneve te karrieres si Elliot Engel. “

Së pari, kongresmeni i majtë demokrat liberal dhe globalist Engel, nuk mund të diktoj politikën e ambasadorit amerikan dhe administratës së Presidentit Trump.

Ai nuk ka mandat për këtë gjë, duan apo nuk duan kosovarët. Kurse DioGuardi, është thjeshtë një ish kongresmen republican në pension, që nuk ka të drejt flasë në Kongres.

Eshtë mirë për t’i kujtuar lexuesve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, se kongresmeni i majtë Eliot Engel, është pjesëtar i grupit ekstrem të majtë amerikan, që ngritën padi fallco, për shkarkimin e Presidentit Trump në Kongres dhe deshtuan me turp në Senat.

Kundër kongresmenit Engel, ishin edhe 3 kongresmen demokrat (shokët e tij), që kundërshtuan procesin e shkarkimit të Presidentit Trump në Kongres.

Për më tepër, asnjë kongresmen republican nuk votoi për shkarkimin e tij…

Engel, hapur po mbron sot korrupsionin e ish zv/Presidentit Biden (2008-20016), ku, djali i tij Hunter Biden, është pjesë e korrupsionit dhe investigimit për skandalin më të madh të kompanisë Burizma, një rihetim i ri i filluar këto ditë nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrahinës., Departamenti i Drejtesisë së SHBA (DOJ) etj. (Për më shumë shih në youtube Rudy Giuliani Common Sense. https://www.youtube.com/watch?v=qPXP6fGv6aQ)

Biden, është i regjistruar në video me zë dhe figurë, duke kërcënuar (edhe me fjalë banale) Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrahinës, i cili, po hetonte korrupsionin e djalit të tij Hunter Biden, ku, flitet për biliona dollarë…

Fazë tjetër e rëndsishme është edhe zbulimi i korrupsionit tjetër galopant i djalit të tij Hunter Biden në Kinë, me qeverinë komuniste të koronavirusit kinez, që i ka dhënë atij 1.5 bilion dollarë, meqenëse është djali i presidentit të SHBA-së Biden.

Biden gjithashtu, ka shfrytëzuar avionin shtetëror për udhëtime bisnesi privat në Kinë për llogari të djalit të tij Hunter… Tashmë Kutia e Pandores është hapur…

Këto zhvillime, të cilat i dijnë të gjithë amerikanët dhe mediat e majta socialiste ekstreme, si: CNN, ABC News, The New York Times, Washingotn Post, Boston News, Daily News etj., qysh në vitin 2013, kanë investiguar dhe komentuar non stop 24/7. Ata kanë shkruar gjeresisht me qindra artikuj për familjen Biden, duke menduar se ai nuk do të garoj më për president të SHBA…

Duke parë padrejtësinë e madhe, që iu bë Presidentit pak muaj më parë (Janar 2020), një kongresmen demokrat nga New Jersey protestoi dhe votoi në Kongres kundër shkarkimit dhe ndërroi parti, duke u larguar nga patia ekstremiste e majtë “demokratike” dhe u konvertua në republican.

Media majtë dhe e “djathtë”, në Shqipëri dhe Kosovë, nuk shkruan asnjë fjalë për këtë ngjarje.

Nëse shikohet me kujdes Kerkesa ose letra Fleterrufe, del kjartë se ajo nuk është shkruar apo hartuar nga pjesëtarët e LQSHA, sepse në SHBA nuk ka njerëz, që të hartoj një letër me detaje të tillë, këto ditë, ku, të gjithë shqiptaro amerikanët janë në karantinë.

E gjithë deklarata është hartuar, sepse u rrëzua qeveria “popullore” e Albin Kurtit në Kuvend dhe jo nga ambasadori apo administrata Trump.

Dhe në emër të Qeverisë së Kosovës të shkarkuar me vota demokratike, flitet apo shkruhet sot: “Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Administratës amerikane, nuk i intereson të dij se kush e rrëzoi Qeverinë Kurti, sepse nuk është polic i qeverive apo shtetëve të botës.

Është taktika shqiptare politike dhe aftësia e opozitës të bëj të gjithë përpjekjet për të rrëzuar qëverinë, që ajo mendon se nuk është më e mirë se ajo.

Këtë gjë po bëjnë pa ndërprerje edhe socialistët amerikanë me presidentin Trump.

Që kjo fletërrufe nuk është hartuar në SHBA nga LQSHA e tregon mënyra se si është hartuar ajo.

Lexoni ndër të tjera, se çfarë thuhet më poshtë në fletërrufe: “Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell. Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te qeveria e SHBA që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdorë rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.

Ai lehtësoi takimet midis Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiqit dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Vuçiqi është një shovinist me urrejtje të thellë ndaj popullit shqiptar. Gjatë kohës së luftës ai ishte Ministër i Informacionit i Millosheviqit dhe personi i favorizuar i ultra nacionalistit serb Vojisllav Sheshelit, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit në Hagë. Ai kontrollon plotësisht institucionet e Serbisë dhe mban lidhje të ngushta me Moskën. Thaçi është një politikan të cilin nuk e don shumica e popullit të Kosovës dhe konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë përgjegjës për shumicën e dështimeve të vendit gjatë njëzet viteve të fundit.

…Bazuar në shumë raporte, emërimi i Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump gjithashtu ka armiqësuar udhëheqësit e politikës së jashtme evropiane me Grenell me punën prapa skenave dhe me mos përfshirjen e aleatëve kryesorë evropianë në negociatat Kosovë - Serbi…” etj.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora