Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Lushaj: Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë Skivjanin

| E premte, 24.04.2020, 09:00 AM |


Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë Skivjanin, fshatin e tyre, në kohë pandemie

Dy vëllezërit mërgimtarë  atdhetarë në Zvicër, Arsen dhe Arben Shoshi, tregojnë dhe një tjetër rast e gjest të humanitetit të tyre me 2.000 Franga Zvicerane ndihmë emergjente për përballimin e pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi në fshatin e vet, në Skivjan të Gjakovës, Kosovë.

Kryetari i Shoqatës “Skivjani” nga Gjakova, me seli në Zvicër, veprimtari i njohur atdhetar, Bashkim Kasumaj, për aktin e tyre bamirës lëshoi një deklaratë mirënjohje publike: “Skivjani, Kryesia e saj dhe Unë - si drejtues i Shoqatës, i falenderojmë nga zemra për kontributin e tyre Vëllezërit Shoshi, të cilët gjithnji e gjithmonë kanë qenë mbështetës dhe kontribuues për të miren e vendit dhe të fshatit Skivjan. Ata janë shembull që duhet të ndiqen nga të tjerët”.

Arsen dhe Arben Shoshi, dy vëllezërit kontributorë, dallohen për biznesin e tyre të suksesshëm në Zvicër, por dhe për solariditetin e tyre në mbështetje të njerëzve në Kosovë. Këta dy vëllezër bamirës kanë një kohë të gjatë që jetojnë, punojnë e veprimtarojnë në Zvicër, por asnjëherë nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre, Kosovën, fshatin e vet të lindjes - Skivjanin, rrënjët e tyre, për cka meritojnë vlerësime, mirënjohje të vecantë.

Arsen Shoshi është dhe drejtor për investime e anëtar i Bordit “Benedict Education Group”, i cili ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë nga Kosova që të kryejnë shkollimin e tyre në Zvicër.

Ramiz LUSHAJ