E shtune, 28.01.2023, 02:22 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Nëse shihni një keqbërës dhe nuk e korrigjoni atë, zemërimi i Zotit do t'ju godasë si një rrufe

E premte, 24.04.2020, 09:08 AM


Nëse shihni një keqbërës dhe nuk e korrigjoni atë, zemërimi i Zotit do t'ju godasë si një rrufe

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Unë i përdor këto fjalë për të na kujtuar se çfarë veprim i lig është kur nuk ndërhyjmë në shkelje ndaj të tjerëve me pretekstin se është përgjegjësia e shkelësit (kriminelit). Psikologjia na tregon për pasojat e të qenit pasiv nga shkelja e të drejtave elementare në një shoqëri. Pasojat janë të tmerrshme dhe serioze sepse ato çojnë në vdekjen e dhunuesit dhe të gjithë qytetarëve të heshtur, indiferent-pasiv të shoqërisë.

***

Këlyshët e tërbuar, me urdhrin e armikut  të jashtëm, kryen grusht shteti kundër qeverisë ligjore të Kosovës.

Ai që është i guximshëm dhe me karakter, është për këlyshët shumë shqetësues.

I dashur populli shqiptar i Dardanisë (Kosovës). Këlyshët shqipfolës që e kryen puçin ndaj qeverisë legale vetëm pas 50 ditë punë të suksesshme, edhe atë në kohën më të rrezikshme që e ka kapluar gjithë rruzullin tokësor pas Luftës së Dytë Botërore - nga virusi kinez, dëshirojnë të rikthejnë terrin-tmerrin e 20 vjetëve të regjimit të tyre kriminel.

Megjithatë, Dielli i ndryshimit nuk do të perëndojë nëse ne shqiptarët (kudo që gjendemi) qëndrojmë së bashku.

Kosovës i kërcënohet vdekja nga hajnat dhe tradhtarët. Ne nuk kemi frikë, nuk përkulemi përpara ca këlyshëve gjysmë analfabet të Kuvendit që vetëquhen politikanë, ndryshe janë vetëm një tufë dudumësh, delenxhinj e horra që as emrin e vet nuk dinë me e shkruar si duhet e ku më të merren me politikë. Bota e civilizuar tallet me ne. Vetëm shikoni se si këta analfabetë megaloman, përkundër faktit se gjatë luftës (1998-99) u fshehën nëpër kaçube, dhe as që kanë kryer më tepër se 4-5 vite të shkollës fillore në katundin e tyre, menjëherë pas çlirimit nga NATO (Amerika) filluan të lavdërohen për “trimëritë” e tyre të imagjinuara, ta emërojnë veten në “gjeneralë” edhe atë me shumë yje!” Kosova prodhoi më shumë “gjeneralë” dhe “veteranë” të luftës se sa numri i popullsisë. Pas luftës, “gjeneralët” formuan partitë “politike” (klanore), edhe atë duke e quajtur veten “Krahu i Luftës” e jo mahi. Partitë “politike” të tyre janë vetëm grupe klanore bandash tragjikomike hajnash dhe rrugaçësh, sabotuesish të ndërtimit të shtetit ligjor, prandaj në këto 20 vitet e kapjes së shtetit të Kosovës formuan një shoqëri klanore,  jofunksionale, që ka për qëllim shpërbërjen e Kombit dhe copëtimin-shkatërrimin e Vendit. Mos lejoni t`ju mashtrojnë dhe manipulojnë deri në amshim. Shkelësit e ligjit që e rrëzuan qeverinë e ligjshme të VV, janë atentatorët e botës shqiptare dhe të prosperitetit  dhe paqes në përgjithësi, janë ata që dëshirojnë e përgatisin luftën vëllavrasëse në Kosovë, dhe që me premtime boshe për paqe me armikun shekullor që kurrë nuk do ndalet për të kërkuar “hise” të radhës në trojet tona, kërkojnë bashkëpunimin tonë në planet e tyre.

Ne mund të bëjmë ndryshime. Shqiptarë, le të zgjohet shpirti luftarak! Portat e lirisë janë të hapura. Shkundni kombin dhe zgjoni njerëzit.

Unë nuk jam i hidhëruar por i zemëruar,

shkaktojnë hidhërim të madh,

ata këlysh të mallkuar!

***

PS: Më poshtë po e postoj një letër private (e përkthyer nga unë) që ma ka dërguar në muajin prill 2015 një koleg i një shteti të madh perëndimor. Është intelektual i njohur në gjithë botën dhe analizat e tij kanë ndikim të konsiderueshëm sepse janë tërësisht korrekte, të paanshme:

“Kosova - një vend i kapur nga mafiozët, nuk ka të ardhme...

Popullsia e Kosovës dëshiron të largohet. Larg varfërisë, korrupsionit, krimit dhe një jetë pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Arratisja nga Kosova ka qenë e jashtëzakonshme këtë dimër.

Shifrat zyrtare të Kosovës tregojnë se 25,000 kosovarë kanë kaluar ilegalisht kufirin e Hungarisë që nga shtatori i vitit të kaluar. Kjo tregon që kjo shifër është shumë e ulët. Burime të tjera thonë se midis 50,000 dhe 100,000 janë larguar nga Kosova. Në shkurt, 1.500 azilkërkues të rinj nga Kosova erdhën çdo ditë në "tokën e ëndrrave" të Gjermanisë. Shifra ka rënë ndjeshëm javët e fundit. Kjo është për shkak të një kontrolli shumë më të rreptë të kufirit dhe një kthim të shpejtë dhe brutal, jo se kushtet në shtëpi (vendlindje) janë përmirësuar, përkundrazi, shkojnë duke u keqësuar.

Ishte një gëzim i madh kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në shkurt 2008. Shumica e gjërave kanë shkuar keq nga atëherë. Ekonomia është e mjerueshme. Gjuhët e liga thonë se eksporti i vetëm i rëndësisë nga Kosova është trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar.

Një problem i veçantë është se zonat me mbizotërim serb në veri të Kosovës ende refuzojnë të qeverisen nga kryeqyteti Prishtina. Gati gjysma e vendeve anëtare të KB nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mes tyre pesë vende të BE-së. Pasiguria në vendin etnikisht të ndarë dhe kontradiktor i bën perspektivat për rritje dhe prosperitet jashtëzakonisht të zymtë.

Por duhet theksuar se gjenocidi i fundit që ndodhi në Kosovë ishte i tmerrshëm...

Kundërthëniet midis popullatës shqiptare dhe minoritetit serbo-folës të popullatës të Kosovës shkojnë shumë larg në histori. Një betejë e hapur shpërtheu pasi tirani serb Slobodan Miloseviç e ndezi më tepër zjarrin në qershor 1989 nën nacionalizmin serb në një fjalim në Fushë Kosovë, pikërisht jashtë Prishtinës, duke propaganduar për një fushë beteje të lashtë, mitike në historinë e rreme serbe. Rezultati ishte i përgjakshëm. Forcat serbe, milicia kriminale serbe kryen sulme brutale dhe të përgjakshme. Në shumicën e rasteve, masakra të rregullta kundër civilëve.

Ajo arriti kulmin në vjeshtën e vitit 1998, kur Slobodan Milosevic filloi një spastrim etnik, duke u përpjekur të dëbonte popullsinë shqiptare. Qindra mijëra u larguan përtej kufirit për në Shqipëri dhe Maqedoni. Kjo shkaktoi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në Mars 1999. Millosheviçi duhej të ndalohej, me ose pa një mandat të KB.

Unë vetë u përfshiva kur forcat e NATO-s u zhvendosën në Kosovë në qershor të po këtij viti, duke i përzënë para tyre forcat kriminele serbe. Padyshim që kjo ndodhi me fuqinë e armëve. Ushtarët kriminel serbë nuk hezituan të ekzekutojnë gazetarë nga vendet e NATO-s.

Pastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë nën drejtimin e Millosheviçit duhej të ndaleshin.

Kosova sot ka 1.8 milion banorë. Nga këto, 18% jetojnë në varfëri ekstreme, 46% jetojnë në varfëri absolute. Shkalla e papunësisë është përafërsisht 50%. Ndër të rinjtë është deri në 73% . Në të njëjtën kohë, niveli i lindjeve është ndër më të lartat në Evropë.

Qëllimi ka qenë të përgjysmohet varfëria deri në vitin 2020. Pak sipërmarrës nga shtetet perëndimore do të investojnë në një vend që është korruptuar aq shumë, dhe ku lidhjet midis politikanëve, qeverisë dhe krimit të organizuar janë aq të ngushta. Ndihma e huaj dhe paratë që dërgohen në shtëpi nga shumë shqiptarë të Kosovës që punojnë jashtë vendit, është ajo që sot (përkohësisht) e mban vendin disi të mos fundoset tërësisht. Nuk ka asnjë bazë për të ndërtuar një të ardhme.

Një nga shkaqet kryesore që ka dekurajuar shoqërinë në Kosovë është korrupsioni i përhapur. Kujdesi shëndetësor dhe shërbime të tjera publike kërkojnë ryshfete. Një punë kërkon ryshfete ose lidhje të mira. Nepotizmi është i përhapur, dhe klanet e vendosura kujdesen vetëm për të vetët. Ajo bën që shumë njerëz të bien jashtë dhe janë pa një shans. Papunësia e të rinjve gjithashtu e lehtëson rekrutimin në mjediset e mëdha, kriminale. Ekonomia e zezë është e madhe dhe mbytëse për një shtet të freskët. Kosova është themeluar si diçka e një qendre për trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e drogës dhe kontrabandën e armëve.

Nuk ka rrugëdalje nga paaftësia pa një reformë rrënjësore. Por për shkak se politikanët kryesorë janë gjithashtu pjesë e sistemit të rrënjosur të korruptuar; pra, janë problemi kryesor e jo zgjidhja, kjo do të marrë kohë. BE, SH.B.A dhe NATO kanë një përgjegjësi të madhe për shtetin që ndihmuan për të krijuar. Janë bërë gjithashtu përpjekje të rëndësishme për të ndihmuar Kosovën të qëndroj në këmbët e saj. Por për aq kohë sa gjithçka zhduket menjëherë në korrupsion, dhe askush nuk ka qenë i gatshëm ta luftojë dhe ndalojë këtë me forcë të mjaftueshme, një pjesë e madhe e popullsisë së Kosovës do të dëshirojë akoma të ikin sa më larg. Dhe, ky shtet në kaos do të shpërbëhet...”



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora