E premte, 29.03.2024, 05:20 AM (GMT)

Mendime

Klara Matja: Nostalgjiket e diktatures ne kohen e pandemise

E premte, 24.04.2020, 01:50 PM


Nostalgjiket e diktatures ne kohen e pandemise

Nga Klara Matja

S'kishin faj, ishin mesuar me privilegje, kur ra rregjimi, deti u be kos e o burra kush te rrembente nen sqetull nje karrige edhe ne demokraci. Te gjithe emrat qe permenden tek shkrimi me titull: “Brenda redaksive të gazetave në komunizëm”, reflektime nga karantina: Prapaskenat, pabesitë dhe miqësitë – Dosja AL, perfishire dhe autorin, morren perseri ofiqe. Vune luget ne brez e u nisen "si triumfatore" drejt bulevardit "Deshmoret e kombit" sot "Zogu i pare" per perlarjen e ndonje llokme te majme.

Nuk ishte e veshtire per ta, pasi vecanerisht njerezit e medias qe i zgjaten jeten diktatures, te gjithe u rregulluan. Ca deputete, ca ministra, zv/ ministra, ambasadore, kryeredaktore, botues gazetash, femijet i derguan me bursa studimi, grate i sistemuan neper dikastere te larta shteterore.

Ata njerez qe sigurimi i shtetit i vrau, i shkaterroi e i nxiu  jeten mbeten te pasur vetem ne dinjitet, por pa pune, pa strehe e mijra prej tyre morren rruget e kurbetit.

Sigurisht te varfer, por krenare mbeten te persekutuarit politike te Shqiperise, qe kurre nuk ju gjunjezuan atij rregjimi makaber, qe me dhimbje e guxim perballuan torturat, burgjet, internimet, vuajtjet duke sfiduar diktaturen me te eger ne Europe.

Ndersa don zhuanet e medias se komunizmit vazhdojne te kujtojne me nostalgji ate kohe edhe sot ne pandemine e vdekjes. S'kishin faj se deti u be kos, e kosi u be dhalle nga ujrat e trubullta qe vershuan ne PD per te holluar kosin, e sot e kesaj dite ajo parti akoma nuk po e merr dot veten....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora