Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi

| E premte, 24.04.2020, 02:56 PM |


Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçin dhe ,,Enciklopedinë maqedonase,, që përfundoi në tualet

Nga Reshat Nexhipi

Që të paraqitem me këtë reagim, më motivoi  një shkrimi i tij, në të cilin, demanton, jo vetëm origjinën pellazge, por edhe atë ilire, edhepse, këtë, nuk e bën asnjë një nxënës, që ka kryer shkollën fillore, para paraqitjes në skenën politike të ,,kasapit,, serb, Sllobodan Millosheviqit, e jo, një njeri, që mban veten akademik!!. Por, të hymë në temë.

Ky Zotri,, derisa merrte honorar nga ,,Flaka e Vëllazërimit,, mbante mbiemër puro-shqiptar Resuli, kurse tani, ka një mbiemër, i përbërë nga dy fjalë: burë dhe viç, gjë  të cilën, nuk hezitova t ia them, gojarisht, gjatë polemikave me të, pas promovimit të librit të tij në Manastir, më 2006-tën,  me titull ,,Origjina e shqiptarëve,, si dhe në gazetën ,,Bitollski vesnik,, të Manastirit, me titull ,,Akademik Kapllan Buroviçi, la njollë të zezë në Manastir,,.

I xhindosur edhe nga kjo, menjëherë,  pra, të njëjtin vit, 2006,  botoi në Ulqin një  broshurë, në disa gjuhë, e  dispersuar gratis në Manastir, ndoshta edhe gjetkë, kurse  objekt i saj, isha, pikërisht unë. Qëllimi ishte të demantojë opinionet e mia rreth origjinës së shqiptarëve, të cilat, me argumente i pata elabororuar në gazetën e posatheksuar. Jo vetëm kaqë, por për të më kompromituar edhe më tepër, nxiti dhe, sipas disave, ndihmoi materialisht, botimin e ,,Enciklopedisë,, maqedonase, e cila kompromitoi në maksimum, AKSHM-në, dhe anëtarët e ndershëm të saj, para botës të qytetëruar.

Mirëpo ,,Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë,, thotë fjala e urtë popullore, gjë që vlen edhe për rastin  në fjalë. Sepse, kjo   ,,Enciklopedi,, pati  për pasojë, nxjerrjen në dritë të   librit voluminoz me titull ,,Maqedonia Shqiptare,, e përgatitur nga disa intelektualë të njohur të Tetovës, në krye me  opinionistin dhe patriotin  e njohur, Nijazi Muhamedin. Konsulent i librit, me një titull të këtillë ,,delikat,, isha, pikërisht unë, dhe, jo rastësisht.

Për këtë nder të posaçëm, përfitoj rastin t iu falenderohem edhe njëherë iniciatorëve, posaçërisht zotri Alush Kamberit, i cili, qe i pari që, kontaktoi me mua dhe, më njoftoi me iniciativën, duke kërkuar edhe mendimin tim. U pajtova plotësisht dhe ndjehem tepër  i kënaqur kur shikoj emrin tim, si konsulent i një vepre të rrallë, mos them unikate,  gjer më sot, në trojet shqiptare,  sepse,  në mënyrë të argumentuar, hodhi poshtë të lehurat e  të ashtuquajturës enciklopedi, letrat e së cilës, familjeve të vobegta të shqiptarëve, u shërbyen tepër, kuptohet për çka.

Përndryshe, korespodenti i njohur nga Manastiri, i ndjeri Qenan Hasani, prezent në mbledhjen gjatë promovimit të librit, ka shkruar disa herë dhe, gjerësisht, lidhur me polemikat e mia me autorin, prandaj dhe,  ata që preferojnë të dinë më tepër rreth kësaj çështje, mund të klikojnë emrin im, të  gazetarit në fjalë, dhe   kakademikut.

Ps. Shpresoj që shkrimtari, opinonisti dhe patrioti i njohur Zotri Kalosh Çeliku, nuk do më quajë  plagjiator që u shërbeva me fjalën e tij, të cilën e vendosa fare në fund të  tekstit.  Dhe, kur jam te plagjiatura,   rasti e kërkon, të njoftoj lexuesit e nderuar, se, nëpër portale të ndryshme, lexoj vazhdimisht artikujt  e mij, pa emrin tim. Një ndër to është edhe shkrimi voluminoz,,  për të cilim kam shpenzuar mjaft kohë dhe kam  derdhuar mjaf djersë,  me titull,, Çkanë shkruar të tjerët për shqiptarët,, botuar në portalin Agjencioni Floripres, blogspot com, june 13, 2011. U përpoqa të gjej imelin e këti portali, por kot, prandaj veprova në këtë mënyrë, për çka, kërkoj ndjesë nga Kryesia e këti portali të sukseshëm dhe tepër i vlefshëm për kombin tonë, nëse këtë intervenim, e quajnë të tepëruar nga ana ime.