E premte, 19.04.2024, 08:09 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Nëse nuk respektohet Vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta, do të ketë mosbindje civile

E enjte, 23.04.2020, 10:16 AM


Nëse nuk respektohet Vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta, do të ketë mosbindje civile

Nga Skënder Sadri KAPITI

Rrëzimi i qeverisë legjitime KURTI dhe më pas imponimi dhe presioni qe behet nga Presidenti Thaçi për një qeverisje tjetër antiligjore dhe kundërkonstitucionale  realisht ky  do te ishte shfuqizim arbitrar i rëndë i demokracisë dhe i sistemit të saj në Kosovë, pasi ky veprim   bie ndesh me ligjet, kushtetutën dhe me shtetin demokratik, pra është një grusht shteti poqese realizohet edhe qeveria sipas skenarit Mustafa-Thaçi, formimi i ndonjë qeverie pa VETEVENDOSJEN, pa fituesen e zgjedhjeve. Pra, nëse nuk respektohet me përpikmëri Vullneti i lirë dhe demokratik i popullit dhe Kushtetuta e Kosovës atëhere do të ketë protesta paqësore popullore.

Ajo e cila konstatohet është fakti se Presidenti i Kosovës ka marrë përsiper dhe po luan edhe rolin e një opozitarizmi kërcënues dhe  destruktiv, kunder legjitimitetit demokratik dhe  kundër   qeverisë  Kurti  e cila ka shënuar dhe ka hyrë në historinë   gjithëshqiptare si qeveria më e mirë, më e përgjegjshme, transparente, më e aftë dhe më e përgjegjshme kombëtarisht e demokratikisht  dhe më se e përkushtuar për ta fituar betejën me krimin, korrupsionin dhe me paligjshmërinë. A nuk e shikojnë Presidenti dhe klani antidemokratik e pucist se sa mbështetje të madhe  gjithkombetare ka sot Qeveria dhe Albin Kurti?!

Kaq shumë iu është  verbuar atyre shikimi, ndërgjegjia dhe  arsyeja që nuk e shohin e nuk prekin realitetin?!

Nuk dihet  se si ka mundësi dhe ku e gjen guximin apo ku buron presioni e mbështetja e Presidentit të Kosovës për ndërmarrjen e një veprimi  të tillë provokativ kaq të rëndë.Si është e mundur që në kohë pandemie, të këtij kërcënimi global për jetën njerëzore që  parësore dhe më kryesore për LDK-në, PDK-në, AAK-në, dhe  NISMA qënka “ fillimi i dialogut me Serbinë”, madje edhe me një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitetin popullor, kur nuk është as emergjente dhe as jetike normalizimi pa reciprocitet dhe pa i vënë detyrime dhe kushte Serbinë për genocidin e saj kundër shqiptarëve dhe Kosovës; pa i vënë kushte  politikës arrogante dhe agresive të saj kundër shtetit të Kosovës?! Në këto kushte dhe me këto pasoja që po u imponohet shqiptarëve populli i Kosovës do të reagojë paqësisht deri me mosbindje civile

Mosbindja civile është një protestë paqësore që bëhet në emër të demokracisë, ligjit, moralit, të drejtës dhe të vërtetës.

Edhe në SHBA, në shtetin kampion të lirive e të drejtave të njeriut, në shtetin model të demokracisë shumë të drejta civile në SHBA janë fituar vetëm me mosbindje civile.

Proteste e mosbindjes civile ndodh kur ndërgjegjsohet masivisht populli  si për pasojat ligjore që vijnë nga refuzimi i ligjeve të shtetit; por nga ana tjetër  mosbindja ndodh aq më tepër kur nuk respektohen zgjedhjet demokratike, legjitimiteti demokratik dhe as proceduralizmi konstitucional nga qeveria e politika.

Pra, nëse Presidenti i Kosovës vepron me arrogancë në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe me Kushtetutën për formimin e një qeveria jolegjitime atëhere ai kështu provokon popullin, a pastaj  populli nuk do ta njohë këtë lloj qeverie dhe nuk do t’i bindet asaj. Pra, nuk do ta lejojë  që populli të qeveriset nga një qeveri e cila vjen  kundër vullnetit të popullit dhe në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore.

Shenjat dhe paralajmërimin  për  mosbindje civile shqiptarët e treguan në protestat e tyre edhe në ditet e puçit parlamentar të datës 25 Mars 2020    ku  qytetarët që nga ballkonet e tyre protestuan  duke bërë zhurmë më mjete metalike kundër ngjarjeve politike në vend, duke  protestuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i iniciuar nga LDK-ja dhe i përkrahur nga partitë opozitare.

Nëse nuk do të ishte kriza e pandemisë së koronavirusit puçistët nuk do të kishin guxuar për ta organizuar grushtin parlamentar të shtetit, por pabesia dhe ligësia antihumane e tyre gjeti kohët më të vështira për të organizuar rrëzimin e qeverisë legjitime të Kosovës.

Ja se çfarë nder të tjera  edhe nga Deklarata Publike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane  Prill 20

-Roli i Ambasadorit Grenell ishte i qartë duke e armatosur fort liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa që të ndahet nga Vetëvendosja (LVV) me qëllim që të rrëzojë qeverinë e koalicionit LVV-LDK të shpresës dhe të ndryshimit, të udhëhequr nga dy politikanë më të mbështetur publikisht — Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, anëtare e LDK-së. Përveç Hashim Thaçit, Grenell ftoi Skender Hysenin, ish-Ministrin e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesin e gardës së vjetër të partisë së koalicionit të ri të LDK-së, për të dhënë udhëzime se si ta përfundojë këtë qëllim disa ditë para propozimit të votimit të mosbesimit më 25 Mars. Procesi i prishjes dhe destabilizimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike është në kundërshtim me vlerat amerikane, kundër vullnetit të popullit të Kosovës dhe kundër interesave strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Ishte gjithashtu e turpshme sepse kjo ka ndodhur në një kohë kur Kosova, Amerika dhe e gjithë bota po luftojnë për të shpëtuar jetët derisa koronavirusi po përhapet. Shumica e përfaqësuesve evropianë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes politike të administratës Trump në Kosovë.

Nëse Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij të inkurajuar nga Ambasadori Grenell përpiqen të marrin qeverinë pa zgjedhje të reja ose në kundërshtim me ndonjë dispozitë kushtetuese, trazirat dhe destabilizimi në Kosovë do të pasojnë dhe ka gjasa që Presidenti Trump do të fajësohet. /aktuale-lajme/1276977/vetevendosje-publikon-letren-ku-kerkohet-shkarkimi-i-richard-grennell/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora