Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fazli Maloku: Të përbashkëtat dhe dallimet e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

| E enjte, 23.04.2020, 02:00 PM |


Të përbashkëtat dhe dallimet e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Nga Fazli Maloku

Vjosa Osmani, kryetare e Parlamentit të Republikës së Kosovës, vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. E lindur më 1982 në Mitrovicë, e martuar, nënë e dy fëmijve. Juriste e diplomuar, masterin dhe doktoranturën i përfundoi në Univerzitetin e Pitsburgut, në SH.B.A . Veç gjuhës amtare flet anglisht, turqisht,spanjisht dhe serbisht. Ka disa vite përvojë politike si pjesëtare e LDK-së.

Albin Kurti lindi në Prishtinë më 1975. I martuar babë i një fëmije. Si student i Univerzitetin e Prishtinës, në vitin 1997 u kyq në Unionin e Pavarur të Studentëve, në fillim si anëtar e më vonë si zyrtar për mardhënie ndërkombëtare. Po ashtu ishte anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore. Ai ishte nëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997, e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviqit. Në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Adem Demaçit, ku sherbeu si sekretar i zyrës. U arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999 në Prishtinë. Më 13 mars 2000 në Nishë u dënua me 15 vite burgë të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjiminitetin e gjykatës duke thënë:"Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Millosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim". Kur iu shqiptua dënimi, u shpreh: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja njësoj".

Pas çlirimit të Kosovës, më 23 prill 2003, Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe të komunikacionit në Univerzitetin e Prishtinës. Që nga viti 2005 formoi dhe drejtoi Lëvizjen Vetëvendosje. Aktualisht mban postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

z. Vjosa Osmani e Albin Kurti janë dy figura qenësore si dhe më të besueshme tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Por çka kanë të përbashkët e çka dallojnë këto dy përsonalitete të shquara kombëtare.

Të përbashkëta:

---Që të dytë janë përsonalitete të pakompromituara dhe nuk kanë probleme me ligjin.

---Janë të mençur dhe oratorë të mirë.

---Kanë vizion të qartë për ardhmërinë e Kosovës si dhe janë të përkushtuar të veprojnë në këtë drejtim me guxim dhe të gatshëm për tu pëballur me çfardo pëngese që iu del përpara.

---Në projektin e përbashkët qeveritar, kanë vullnetin dhe guximin më i shpall luftë korrupsionit si dhe krimit të organizuar shtetëror si asnjë qeveri e deritashme.

---Ide të përbashkët që Shtetit të Kosovës dhe qytetarëve tua kthej dinjitetin e nëpërkëmbur që 20 vite, si brenda Kosovës po ashtu edhe atë ndërkombëtar.

---Janë të përkushtuar që Kosovës ti japin gjithëçka nga vetja e tyre dhe si shpërblim të mos i kërkojnë asgjë.

---Ide e përbashkët që Shteti i Kosovës të jetë pjesë e dinjitetshme dhe kontribuese në gjirin e Bashkimit Europianë dhe në miqësi të përhershme me SH.B.A, si dhe të kontribojnë në të gjitha organizatat ndërkombëtare pa hile dhe pa servilizëm të bashkëpunojnë reciprokiosht me të gjitha shtetet demokratike të botës.

---Ushtria e Kosovës të zhvillohet sipas doktrinës ushtarake të NATO-s ku edhe Kosova të jetë anëtare e saj.

---Të krijojnë fqinjësi të mirë me të gjitha shtetët fqinje duke mos përjashtuar edhe Serbinë, me kusht që ajo ti përmbush obligimet e saja ndaj Kosovës.

---Të punohet në drejtimin e përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për Çeshtjen Kombëtare Shqiptare ende të pakryer.

Dallojnë:

---Albin Kurti është lider i Lëvizja Vetëvendosje, me një organizim të brendshëm të harmonizuar dhe me një disiplinë të kënaqshme, të gatshëm çdo herë për veprime të nevojshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

---z. Vjosa Osmani, ka bërë hapa të rëndësishëm në ngritjen e saj politike brenda LDK-së, e cila parti nuk ka qartësi vizionare dhe duket të jetë mjaftë e ç'thurur nga brenda. Vizioni i Vjosës duket të jetë për një të ardhme më ndryshe të LDK-së, duke i dhënë çasje të re dhe qartësi duke bërë një konsolidim të organizimit të brendshëm, me qëllim të qartë që LDK-ja të sherohet nga kalbëzimi që e ka mbuluar nën drejtimin e Isa Mustafës me tarafët e tij: Agim Veliu, Lutfi Haziri...etj. Vjosa e dëshiron dhe punon me përkushtim që LDK-ja të jetë një parti avangarde e kohës, në mënyrë që ti kthehet dinjiteti po thuaj i humbur si dhe të frymojë shpirti rinor i saj. Në këtë drejtim ajo bën një luftë me vite, pa zhurmë e bujë, ashtu siq është edhe vetë ajo modeste, por e ka shumë të vështirë ta fitojë.

---Vjosa Osmani , duhet të ketë energji për një maratonë të gjatë, për ti realizuar reformat demokratike brenda LDK-së, ashtu siq i dëshiron ajo.

---Albin Kurti, ka treguar energji të mjaftueshme dhe durim për ti kaluar të gkjitha pengesat e shumëta që i dolën përpara.

---Vjosa Osmani ka një qëndrim  më të lehtë dhe një gadishmëri për komunikim me të gjithë faktorët politik të brendshëm.

---Albin Kurti, nuk hargjon as kohë e as mund të dialogoj me ata që e kanë lëshuar rrugën e duhur në interes të Kosovës

Në zgjedhjet e 6 tetorit, këto dy figura qëndrore morën numrin më të madh të votave të shqiptarëve të Kosovës, dhe kështu lindi shpresa për ndryshime të thella në një qeverisje të ardhshme, të cilës qytetarët iu gëzuan shumë. Përplot entuziazëm deklaronin: "Më në fund pas 20 vitesh, na erdhi dita e jonë"! E rëndësishme në këto rrethana në të cilat ndodhet aktualisht Kosova, është se qytetarët duket se janë vetëdijsuar dhe nuk do të lejojnë më tutje që dikush të luaj me fatin e tyre. Koha do ta vërtetojë.

Fazli Maloku, Prishtinë, 22 prill 2020