E marte, 22.09.2020, 06:50 PM (GMT+1)

Aktualitet

Gazetari nga denoncues përfundon i pandehur

E merkure, 22.04.2020, 10:53 AM


Gazetari Vladimir Muçaj përballë një procesi gjyqësor me policë të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë lokale

Tiranë më 22.04.2020

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier në datën 15.04.2020 i ka paraqitur gazetarit Vladimir Muçaj, Fletë-thirrjen për t'u paraqitur në datën 27.04 2020 për dëgjesë në cilësinë e të pandehurit në çështjen me kërkues: Prokuroria Fier me objekt dërgim i çështjes për gjykim.

Dokumentat që publikojmë bashkangjitur me deklaratën e UGSH janë të mjaftueshme për të kuptuar se si një reporter nga denoncues mund të përfundojë në i pandehur nga organet e rendit dhe drejtësisë në këtë vend.

Kohë më parë, reporteri Vladimir Muçaj, njeherësh kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun Fier, kishte denoncuar pranë autoriteteve policore te qarkut Fier dhe ministrit te Brendshëm zotit Sandër Lleshaj, shoqërimin për disa orë në komisariat dhe shkeljet e procedurave nga punonjës së Patrullës së Komisariatit, Fier. Ankesa dhe denoncimi i gazetarit shkaktuan reagimin institucional të ministrit dhe të institucionit të Kontrollit të Brendshëm. Kolegu ynë reagimet e veta publike i vijoi duke shprehur ankesa të adresuara, për sjelljet dhe shkeljet e punonjësve të policisë ndaj tij. Në letrën e përgjigjes që merr nga drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, me firmë dhe vulë, zoti M. Rrumbullaku konfirmohen shkeljet proceduriale si dhe bëhet i njohur njoftimi për propozime masash ndaj punonjësve të Patrullës që kanë të bëjnë me rastin, nga Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit.

Por mesa duket, vullneti për të pasur një gazetar të pandehur, paska qenë i pandalshëm për organin e Policisë lokale dhe Prokurorinë e Fierit. Me bindje kanë nisur një proces dhe e kanë sjellë atë në gjykatë duke mos patur asnjë stepje përballë realitetit absurd të kthimit të denoncuesit në të pandehur.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë proces gjyqësor të nisur ndaj gazetarit dhe kryetarit të UGSH-së në qarkun Fier, si një akt të paprecedent dhe si një proces kundër gazetarëve në përgjithësi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë konfirmon publikisht ndjekjen dhe përfshirjen në monitorim të të gjitha hapave të këtij procesi të montuar ndaj gazetarit. Në datën 27.04.2020 drejtues dhe përfaqësues të organizatës sonë do të jenë në seancën e parë të këtij procesi, i cili ka për të qenë provë e një maskarade sjelljesh policore ndaj një gazetari.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora