E marte, 22.09.2020, 07:56 PM (GMT+1)

Aktualitet

Ndahet nga jeta Hysen Halil Neziraj, daja i Azem Hajdarit

E merkure, 22.04.2020, 10:45 AM


Sot, me datën 22 Prill 2020, nga një sëmundje natyrale, e papritur, e parakohshme, u nda nga jeta Hysen Halil Neziri (Gashi).

Të dashur të afërm, miq e dashamirë të Hysen Halil Neziraj - thuhet në lajmin e Familjes së Tij, ju bëjmë me dije se varrimi do të bëhet me datën 23 Prill, ora 11.00. në Varrezat e qytetit të B.Currit.

Nisja nga Tirana do të jetë me datë 23 Prill, në ora 04.00 të mëngjesit.

E ndjejmë për detyrim t`ju njoftojmë, por ju mirëkuptojmë për kushtet aktuale.

FAMILJA NEZIRAJ,

Vajzat: Mitrovica, Dobroina, e gruaja Sabrie NEZIRAJ

***

Hysen Halil Neziraj rrjedh nga një Familje e madhe patriotike e Nezirajve të Luzhës; djali i Halil Halilit, burrë me emër të njohur; është nipi i Kadri Miftar Nezirajt, i cili luftoi deri sa rá me armë në dorë kundër forcave malazeze; është nip i Ram Sadikut e Hamit Ramës, të njohur në Malësinë e Gjakovës.

Hysen Halil Neziraj është daja i Azem Hajdarit, me të cilin ka pasë marrëdhanie shumë të afërta në çdo kohë sado të vështira të ishin ato.

Hysen Halil Neziraj pjesën më të madhe të jetës e ka bërë në qytetin e B.Currit, ku ka punur shumë vite në Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale të rrethit të Tropojës. Ishte profesional dhe punëtor i mirë. Ai shquhej për marrëdhanie shumë shoqërore me shokët dhe mbahet mend si njeri i tillë, etj.

Hysen Halil Neziraj i ka lënë në pikëllim dy dy vajzat e tij të martuara: Mitrovica në Angli e Dobroina në Belgjikë, te dyja të martuar në dy familje të nderuara e të mirënjohura nga Tropoja: në Dragobi te Riza Motina e në Valbonë te Bekë Valbona. Hyseni e ka lënë në pikëllim dhe gruan e tij, Sabrie Neziraj, që ka kontribuar në sistemin shëndetësor në Tropojë dhe në Tiranë, etj.

Në këtë Ditë Dhimbjeje iu shprehim ngushëllime Familjes së Tij, Vllaznisë e Farefisnisë së Tij, miqve e dashamirve të Tij.

I koftë i lehtë Dheu i Tokës së Tropojës, Vendlindjes së Tij!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora