E shtune, 20.04.2024, 02:22 AM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Një copë letër, Isa Mustafës e Hashimit Thaçit

E merkure, 22.04.2020, 03:03 PM


Kur serbët vranë gjysmë milioni shqiptarë në vitin 1912

NJË COPË LETËR, ISA MUSTAFËS E HASHIM THAQIT

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

I nderuar Lugat-Isa Mustafa dhe i nderuar Gjarpër-Hashim Thaqi; ju nuk kini pasur kohë të lexoni por edhe nëse kini ndëgjuar kësi tregimesh nga gjeneratat e vjetra në vendëlindjet tuaja, nuk u kan lënë përshtypje në trurin tuaj të thatë e të zbrazët…

Këta rrjeshta nuk janë të shkruara për ju, sepse ju nuk kini shpirtë e as tru për ti kuptuar e krahasuar ngjarjet që serbi i ka berë dikur në Kosovë dhe krimet që ia kini berë ju Kosovës në 20 vitet e fundit. Unë i shkruaj që së paku ti lexojnë e analizojnë ata pak hajdutë që ju përkrahin dhe ndihmojnë juve.

Një i huaj, me emrin Leo Frendlich,ebrej nga Austria, në vitin 1913 ka shkruar dhe botuar një libër më vehte, kushtuar masakrave serbe ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1913.  Kopja e vetme e librit ,,“Akuza që ulërijnë”,eshtë një lloj proteste ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan. Libri eshtë  gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harwardit në SHBA, në vitin 1982, nga studiuesja shqiptare Safete Juka,që punon e jeton në SHBA. Ky eshtë i vetmi njeri që në atë kohë ka ngritur yërin dhe ka thenë se serbët vranë e masakruan mbi gjysmëm milioni burra,gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë Perëndimore.

Kjo eshtë pra dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik.....“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin tu shpëtonin plumbave të pushkëve e gjyleve të artilerisë serbe, ziheshin e grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës.

Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku,vendoseshin në majë të bajonetës apo të hunjëve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me gjakun e shqiptarëve”. -“Afër Shkupit u vranë mbi 2000 shqiptarë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka, e banorët e tyre ishin masakruar.  Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur dhe çrrënjosur, kurse ata që ishin të krishterë, të këtheheshin në serbë.  Ata, pra serbët;  pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta pastruar e qetësuar Kosovën që më vonë do të quhej ,,Juzhna Serbija,,

I nderuar Lugat Isa dhe Gjarpër Hashim, Millosheviqi provoi ta zbatonte të njejtën metodë për çfarosjen e kosovarëve por nuk lejoi Evropa e Amerika. Nëse Vuçiqit i vjen në dorë edhe ai e ka gati programin e vitit 1912-13. Dhe ju të nderuar, me budallakitë tuaja jini të gatshëm që të filloni luftë qytetare si ajo e vitit 1997 tek mëma Shqipëri dhe ti jepni shansë Serbo-Rusisë që ta bie në vënd programin e 108 viteve të vjetër.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora