E premte, 29.03.2024, 11:40 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune

E marte, 21.10.2008, 06:17 PM


Baki Ymeri
Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune

 

Rilindja shqiptare është themeluar në Rumani. Shqipëria ka vullnetin politik për të zënë një vend të merituar në qendër të Europës. Poeti shqiptar ka imagjinatë të bujshme që krijon perla poetike të denja për begatimin e faqeve të letërsisë rumune me vlera universale. Edhe në kohën e sulltanit, Shqipkovica përnga feja i përkiste Vatikanit. .Antologjia Altri Mondi ka për mision krijimin e urave të shëndetshme të miqësisë dhe integrimin e vlerave shqiptare në spektrin e kulturës euro/amerikane.

 

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Revista Oglinda literara (Nr.81/shtator 2008). Në kuadrin e rubrikës “Dialogje pariziene”, e përmuajshmja e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë që del në Fokshan (kryeredaktor Gheorghe Andrei Neagu), që në fillim hasim në gjuhën rumune përkushtimin “Dedikojmë këto dy intervista miqve dhe kolegëve të redaksisë së revistës së Komunitetit Shqiptar të Rumanisë, Albanezul/ Shqiptari, me rastin e 120 vjetorit të botimit”. Në fillim jepet intervista e Marilena Likës (rum. Lica) me ambasadorin e Shqipërisë në Paris, Shkëlqesia e Tij, Ylljet Aliçka, me titullin “Rilindja shqiptare është themeluar në Rumani”, pas të cilës pason një intervistë tjetër me senatorin Bernard Foumier, koordonator i grupit parlamentar të miqësisë Francë/Shqipëri, me titullin “Shqipëria ka vullnetin politik për të zënë një vend të merituar në qendër të Europës”. Marilena Lica njihet si admiratore e vlerave shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare me një serë artikujsh, portretesh, intervistash dhe përkthimesh. Nga fjala e ambasadorit shqiptar vlen të potencojmë faktin se “Komuniteti shqiptar i Rumanisë është njëri nga komunitetet shqiptare të njohura në diasporë. Në kohën e Rilindjes, në këtë vend shqiptarët kanë patur të drejtën të mësojnë në gjuhën e tyre, dhe kanë arritur ti afirmojnë vlerat e veta. Njoh familje të shquara shqiptare që kanë emigruar në Rumani dhe të cilat kanë arritur të lulëzojnë atje. Mund të them, pa gabuar, se Rilindja shqiptare është themeluar në Rumani” (www.oglindaliterara.ro).

E enjte, 16 tetor 2008. Në kuadrin e Klubit Letrar (drejtuar nga poetit Sandu Stelian) që vepron në Universitetit Hyperion të Bukureshtit (Calea Calarasilor, nr. 29-31), pas poeteshës Victoria Elena Milescu, i ftuar nderi për të lexuar poezi ishte autori i këtij shkrimi (B.Y.), vargjet e të cilit zgjuan kurozitetin e publikut prezent në sallë. Kështu, dekani i Fakultetit së filologjis. Prof. Dr. Nicolae Grigorescu, Florin Godja, Alina Stoicescu, Mircea Dobrovicescu dhe të tjerë, potencuan faktin se bëhet fjalë për një “figurë interesante që bën përpjekje të jashtëzakonshme për të eksploruar këtë fond fjalësh të përbashkëta duke krijuar vlera të mahnitshme, origjinale dhe të rrjedhshme”. U përmend edhe ajo se “siç duket, kemi të bëjmë me një poet kult e të formuar”, se “jemi të lumtur që e kemi pranë nesh një vlerë shqiptare që merret më shumë me afirmimin e të tjerëve se sa të vetvetes”, se “kemi të bëjmë me një lëndë poetike të mirëstrukturuar”, se “në vargjet e tij vërehet një besim vital dhe etje për jetë”, se “autori shqiptar ka imagjinatë të befasishme që krijon perla poetike të denja për begatimin e faqeve të letërsisë rumune me vlera universale”. Nga vargjet më impresionuese për analistët e tekstit ishin: “Jam një gurë i djegur i hënës”, apo: “A po dëgjoni se si këndojnë turmat e Çamërisë!”. “Ambasadori i kulturës shqiptare në Rumani demonton propagandat serbe të metropolës gjoja se shqiptarët qenkan mbartës të fundamentalizmit islamik.  Këtë e dëshmon qartë poeti përmes sintagmës poetike: “Edhe në kohën e sulltanit/ Shqipkovica përnga feja i përkiste Vatikanit”.

E premte, 17 tetor 2008. Në kuadrin e Klubit Letrar (drejtuar nga poeti Ion Gabriel Pushkash), mbajtur në Kolegjin Nacional George Cosbuc, autori i këtij shkrimi recitoi poezinë Populli (Poporul) të poetit të famshëm kosovar, Ali Podrimja, poezi e cila qe mirëpritur me duartrokitje frenetike dhe me vlerësime të larta gjatë seancës së analizës së tekstit. Po e përmbyllim duke shtuar faktin se së shpejti pritet të dalë nga shtypi një libër i poetit kosovar me banim në Zvicës, Fatmir F. Salihu (Lumina cuvintelor/ Drita e fjalëve), si dhe vëllimi i parë i antologjisë poetike Altri Mondi (ideator. Mardena Kelmendi), me një serë poetësh shqiptarë e të huaj, misioni i së cilës është globalizmi, njohja e ndërsjellë, krijimi i urave të shëndetshme të miqësisë dhe integrimi i vlerave shqiptare në spektrin e kulturës euro/amerikane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora