E enjte, 16.07.2020, 06:51 PM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Takimi i Mulla Asllan Muratit me komandantët e UÇK-së

E hene, 20.04.2020, 01:58 PM


Takimi i Mulla Asllan Muratit me komandantët e UÇK-së

Nga Hilmi Saraçi

Në Shalë të Bajgorës mjekët tanë në krye me dr. Adem Ademin dhe dr. Sami Beqirin kishin formuar një ambulancë për UÇK-në për t’u ndihmuar në këto kushte të vështira të luftës. Mulla Asllani kishte kontaktuar shpeshherë me komandantët dhe me ushtarët e UÇK-së . Një ditë kontakton me komandantin për logjistikë, Xhevat Isufin nga Vidishiqi i cili kishte përpiluar një regjistër për barna që ishin të nevojshëm  për ushtarët, duke kërkuar ndihmë nga Mulla Asllani që të sigurojë si  të mundet. Mulla Asllani  këtë porosi e kishte marrë me përgjegjesi. Menjëherë kishte kontaktuar me pronarin e  barnatorës private “Nuka” , në Mitrovicë dhe kishte siguruar barnat dhe menjëherë kishte shkuar në ambulancën ushtarake në Shalë të Bajgorës dhe i kishte dorëzuar  në praninë e dr.Sami Beqirit dhe dr.Adem Ademit.*

(Dr.Adem Ademi është i njohur për angazhimin dhe kujdesin ndaj  minatorëve gjatë grevës të ngujuar në zgafellë të minierës se “Trepçës” (1989) . Kontributi i tij si mjek dhe pajtimtar për faljen e gjaqeve para luftës  është i madh. Gjatë luftës (1998-1999), pikërisht më 19 prill 1999, kriminelët serbë e kishin ekzekutuar në kufi me Malin e Zi. Pas plot 14 vjetësh, një deklaratë e një serbi, Ranko Tepavac, nga Bellopoja e Istogut, i cili tani fshihet diku në Serbi, nga frika se do të vritet nga serbët (thuhet se e kanë vrarë), dhënë Policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, qysh në vitin 2003, zbardh ngjarjen e natës së 19 prillit të vitit 1999, ku serbët lokalë të Zubin-Potokut, kishin ekzekutuar pas shpine 23 civilë shqiptarë të komunave Skenderaj dhe Mitrovicë, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe intelektualë, si Idriz Rreci, atëherë kryetar i Degës së LDK në Skënderaj, dr. Adem Ademi, dr. Fatmir Fazliu, prof. Demir Ahmeti. ( Marr nga gazeta “Zeri” dhe KLDMNj në Mitrovicë)

Mulla Asllani gjithashtu në shkollën e Barës (Shalë e Bajgorës) kishte dorëzuar 2000 DM në emër të Bashkësisë Islame dy komandantëve të UÇK-së,  Xhevat Isufit dhe Hysni Ahmetit. Në xhaminë e Qirezit (Drenicë) Mulla Asllani kishte dorëzuar logjistantit ,Avdyl Salihut një materjal sanitar, 1000 copë injeksione të cilat i  kishte blerë me para të veta. Komandanti ushtarak Xhevat Isufi në fund të ramazanit (1998) e kishte thirrë Mulla Asllan Muratin  në Kçiq të Madh ,në shtëpinë e Haxhi Qerimit ku ishin të pranishëm Komandanti ushtarak, Zymer Halimi nga Medvegja, hoxhë Basri Zekolli, Nasuf  Bivolaku të  Bashkësisë Islame nga Vushtrria dhe Shefqet Bilalli nga BI në Mitrovicë

Komandanti, Xhevat Isufi, kishte thënë pasi është fundi i ramazanit , besimtarët që japin “fitrat”, të jipen për ushtarët tanë, sepse jemi shumë keq. Ushtarët me patika  po bëjnë roje dhe po luftojnë kundër armikut, prandaj e  kishte lutur Mulla Asllan Muratin që të ndihmojnë nëse nuk bie ndesh me rregullat fetare. Mulla Asllani kishte sqaruar se kjo nuk bie ndesh me parimet islame, por mua po me duket se është nënçmim që të mbetët në këtë gjendje ushtria jonë për “fitra”. Mulla Asllani ishte drejtuar arkatarit të vet : Sa marka janë tubuar për “fitra” në vitin e kaluar? Arkatari ishte përgjegjur se në emër të “fitrave” janë tubuar 11000 DM.Atëherë Mulla Asllani kishte thënë se për 11000 DM ushtria  e Kosovës nuk duhet të ndihmohet me “sadaka fitër”, prandaj unë mendoj kishte thënë Mulla Asllani që t’i  gjejmë 5 veta që  për ushtrinë tone, t’i japin nga 2000 DM dhe kështu mos të dëgjohet në popull  se ushtria jonë ka mbetur në “fitra”.Dy komandantët Xhevat  Isufi dhe Zymer Halimi ishin pajtuar dhe kështu ishte vendosur… Mirëpo këta (Xhevati  Isufi dhe Zymer Halimi), po atë natë, kah ora 22.50 të natës, duke u kthyer nga Kçiçi i Madh, në afërsi të Smrekovnicës kishin rënë në pritën e organizuar armiqësore të popullit tonë. Komandant Xhevat Isufi ishte vra  në vend, ndërsa komandat Zymer Halimi ishte plagosur…Pas një ore banorët e Smrekovnicës i kishin marrë dhe i  kishin dërguar në spitalin ushtarak në Bajgorë…

Mulla Asllani ka pasur shumë takime me interes të pajtimit gjithëpopullor dhe kombëtar me shumë veprimtarë, sidomos me prof. Latif Berishën ishte i pandashëm. Në këto takime Mulla Asllani gëzonte një respekt dhe autoritet të madh…

(Fragment nga libri im monografik :(Mulla Asllan Muurati personalitet i shquar kombwtar dhe fetar)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora