E enjte, 18.04.2024, 12:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjergj Marku: Një “Edith Durham” e dytë dhe historia e Klajdit…

E marte, 21.10.2008, 06:09 PM


Një “Edith Durham” e dytë dhe historia e Klajdit…

Nga Gjergj Marku

Tashmë është 10 vjeç. Ka mësuar të shkruajë dhe të lexojë. Është në klasë të katërt. Duket fëmijë si gjithë të tjerët, por historia e tij ndryshon nga ata. Klajdi banon në qytetin e Rubikut. Nuk do të shkruanim sot për të, pasi ai nuk do të ishte mes nesh, sikur 9 vjet më parë, të mos ishte shfaqur në jetën e tij, Mariane Graf-i.

Historia e Klajdit nis një muaj pasi ai kishte ardhur në jetë. Zemra e tij ishte e brishtë. Djali, sipas mjekëve, “këtu nuk mund të kurohej e të jetonte”. Violeta, e ëma e Klajdit, na tregon se bashkëshorti, Bardhoku, ka punuar thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit si murator për të mbajtur familjen, e më pas në Itali. Të gjithë këtë e bënte për të fituar aq para, sa ta kishte të mundur të ndryshonte fatin e Klajdit. U kishte lindur një fëmijë i bukur, si drita, - të rrëfejnë -, mirëpo, pas një muaji, gjithçka mori për ters në shëndetin e tij, nuk mbushej me frymë, kishte dhe ngushtim të aortës. Endeshin nga spitali në spital, nga Rrësheni në Lezhë, e deri në Tiranë.

Megjithë përpjekjet dhe mundimin e prindërve, ishte e pamundur të siguronin një vizë dhe para të mjaftueshme për shërimin. Këmbanat e alarmit binin, ndërkohë, sipas mjekëve, fëmija kishte edhe pak muaj jetë …

Është pikërisht momenti kur në jetën e kësaj familjeje hyn Marianne-ja. Ajo ishte interesuar përfëmijën, pasi kishte dëgjuar historinë e kësaj familjeje dhe kishte shkuar vetë aty: ishte përballur me një pamje tragjike; gjendja ekonomike ishte e rëndë, ndërsa gjendja e Klajdit, më e rëndë akoma… Ai merrte frymë me rëndesë dhe zemra i shkaktonte një zhurmë të pazakontë. Fundi ishte i afërt, edhe pse zemra kishte vetëm 11 muaj që rrihte.

Marianne-ja siguron disa ilaçe, të cilat, gjithsesi, vetëm do të shtynin jetën e Klajdit, por nuk mund ta shëronin atë. Por nuk u mjaftua me kaq. Disa doktorë austriakë mbërritën në Tiranë dhe vendosin ta nisin sa më shpejt në Austri. Gjithçka ishte marrë përsipër nga Marianne-ja: viza, transporti, siguria shëndetësore e deri tek operacioni që kushtonte rreth 50 mijë euro.

Fëmijën e mori në avion vetë Graf-i, duke e shkëputur nga prehëri i nënës në një moment kur e zuri gjumi. Ishte Klajdi dhe një vajzë tjetër e vogël nga Vora, që shkonin në Austri për t’i thënë ndal vdekjes!

***

Klajdi dërgohet në Austri. Fillimisht e mbajtën me ilaçe, por nuk bënte asnjë përmirësim. Duhej ndërhyrja kirugjikale. “Ne prindërit nuk ishim atje, - na rrëfen Violeta, - “por dikush duhej të nënshkruante për operacionin, sipas rregullit, për të marrë përgjegjësinë prindërore në rastin më të keq. E autorizuam në telefon zonjën Graf-i, që i rrinte tek koka fëmijës, që të firmoste për çdo të papritur që mund t’i ndodhte fëmijës sonë, fundja në dorë të Zotit dhe të asaj e kishim lënë”.

Atë ditë Klajdi mbushte 1 vjeç dhe atë e ka “festuar” në sallën e operacionit që zgjati disa orë! Marianne Graf-i, kishte lënë spitalin dhe kishte shkuar në kishë. Ndërsa operacioni i vështirë vazhdonte për orë të tëra, ajo lutej.

Fëmija 1-vjeçar është mbajtur për 25 ditë rresht atje, nën një mjekim intensiv. Gjendja e tij u përmirësua pabesueshmërisht shpejt. Erdhi momenti i kthimit. Në Rinas dolën dy prindërit, drejtues të bashkisë, njerëz të fshatit. Klajdin e sollën dy mjekë nga Linz-i. “Sapo e ulën nga avioni dhe na e sollën, nuk e besonim se ishte fëmija ynë, kishte ndryshuar, kishte marrë ngjyrë jete në fytyrë, - rrëfen Violeta, - “ne qanim papushim”.

***

Prej asaj kohe kanë kaluar 10 vjet. Marianne-ja vjen shpesh në Shqipëri. Dhe nuk mund të ikë pa takuar dhe mikun e saj më të veçantë, Klajdin, por edhe motrën e tij të vogël, Marjanën. Emrin e vajzës, familja Lleshi, ia vuri në respekt të saj. Këto ditë, Marianne-ja përuroi një shkollë të re në fshatin e Klajdit, “Rrëja e Zezë”. Ndërkohë që, vetëm para pak muajsh, një tjetër “dhuratë” rri përballë shkollës; ajo është qendra e re shëndetësore për fshatin. Graf-i po ndërton edhe katër apartamente sociale për njerëzit më në nevojë të zonës si, invalidë e të pamundur të tjerë, ndërsa te Kuvendi Franceskan, ka filluar investimi tjetër, që lidhet me emrin e një qendre të dialogut social.

Kush është Marianne Graf-i ?

Ka bërë aq shumë për Shqipërinë dhe sidomos për rajonet e Veriut, sa vlerësimin e dikurshëm për Edit Durhamin, si “kralica e malësorëve”, drejtuesit vendorë e kanë konvertuar në dhënien e vlerësimit “Qytetare Nderi” të disa bashkive e komunave si në Fier, Mamurras, Rubik, Pukë, Drenës, Kosovë, Rrap, Qafë-Mali. Mban medaljen më të lartë shtetërore me titullin: “Medalja Nënë Tereza” në Shqipëri, në vitin 1996; është nderuar me çmimet kombëtare austriake si “Jozef Krajner”, në Austri 1999 dhe çmimi “Johani i Madh”, si dhe “Gruaja e Vitit 2002”, po ashtu dhe çmimin “Humanitar-2003”, dorëzuar nga Gorbaçovi dhe Helmut Koli. Ka një veprimari të begatë me publikun dhe median në Austri. Dhjetra shkolla të tipeve të ndryshme, ambulanca, shtëpi fëmijësh, mbajnë vulën e kujdesit të saj dhe të shoqatës që drejton



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora