E enjte, 25.04.2024, 12:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Pal Sokoli: Sadik Krasniqi, ''Ofshamë në Urnë''

E marte, 21.10.2008, 09:01 PM


Pal Sokoli
Sadik Krasniqi,

"OFSHAMË NË URNË"
poezi

Redaktor: Nazmi  Rrahmani
Recensent: Faruk Tasholli
Lektore: Pranvera Azemi
Botoi: Shtëpia botuese:"Faik Konica" Prishtinë, 2008

"Edhe pas vdekjes tënde, prapë do të ketë fushë të blertë, lulet do të lulëzojnë  zjarr, e unë do t´i prek me zemër”, janë vargje me të  cilat autori hapë këtë përmbledhje poetike.

"Ofshamë në Urnë"është e ndarë në pesë cikle:
1. Kllapi e blertë
2. Pikëllim i ngrirë
3. Vello ujore
4. Unazë dheu dhe
5. Hija e grisur.

Krijuesit nuk mund te jenë vetëm vrojtues kontemplativ- pasiv  të realitetit qe na rrethon, të ngjarjeve apo të proceseve qe ndodhin rreth nesh, prandaj krijuesit shpesh behën ndërmjetësues në mes të raporteve të tilla dhe pastaj në forma të ndryshme të ligjërimit ose vlerësojnë ose yshtin me shkrimet e veta kahet e ecurive qe lidhen me fatin e vet, të kombit apo fatin e gjithë njerëzimit.
Këtij koncepti nuk mund t´i ikën shumë krijues dhe as poeti ynë në fjalë Sadik Krasniqi. Sadik Krasniqi na vjen me  librin e tij të parë, dhe nganjëherë edhe mund të habitemi se si mund të jetë i pari, kur ka kohë qe e njohim si poet, nëpër faqet e ndryshme të kulturës, antologjive e besa edhe si fitues i çmimeve të ndryshme nëpër konkurset e ndryshme letrare.
Vetë titulli i librit është një metaforë në veti” Ofshamë në Urnë”,aty është edhe Sadiku në Urnë, bilës me mija vjet, aty jam edhe unë, edhe ju. Libri hapet larg, nga tradicionalizmi i hidhur, i percjellur  me Ofshamë  apo siç do të thoshte poeti Sadik Krasniqi“Edhe pas dymijë vjete/hirit m´i bën hije krahu i dallëndyshes/ me fluturimin gri drejt pranvere”. Përgjatë këtij fluturimi dashuritë e djegura përcillen dhe te lulet e hirit,aty ku buzët e hirta dhe Loti behën Yll. Behën Yll për emrin qe nuk do të harrohet, për gjuhën, për pragun dhe  shtëpinë. Kjo ndjenjë shpalosët te poezitë, ”Tri miniatura për Kosovën”,ku poeti nuk mund te ju ikë kravatave qe përjetoj dhe po përjeton Kosova.
Ripërtëritja është gjithashtu një proces  qe poeti Sadik Krasniqi e sheh si një dritë në Liqe, dritë qe shfaqet nëpër djepat me  plisa, në puthjet e diellit qe gjallojnë ofshamat dhe frymëmarrjet grunajave te Kosovës,e qe poeti këtë gjenerim e  quan Loti i Jetës. Ky regjenerim kryqëzohet më të papritura, me traditën-trashëgiminë qe Sadik Krasniqi e shfaqë në poezinë: ” S`do t´ia fal vetes”.qe mëton qe nga kjo te përfitoj, të mësoj ” Qe të dija të ligat e motit”, pra është një sugjerim intelektual. Korrelacioni i shprehur ne mënyrë  poetike në mes të dy realiteteve, ati historik se bashku me traditën, dhe realitetit objektiv, së bashku me poetin qe t´i nxjerr fjalën Ashtit, e ta trasoj të sotmen, se nata, e keqja na rrethon e  shpend keqja na ndjellë kumt të zi. Sadik Krasniqi fshehët pas  velit  simbolikë të lotit dhe të dhembjes , sepse ato ngrijnë pranverat, ato  ndotin lumin dhe se na shfaqen stinëve të jetës kurrë pa i veshur rrobat e motit. Ekspozimi  i njeriut nen statusquon, për poetin është njësoj sikur ta shtyjmë vdekjen për nesër. Prandaj kërkohen rrugë , rrugë qe po te vonoheshin edhe për dy sekonda do te ishin  ndryshe.
Për ta kaluar një rrugë të tillë komunikon më figura të ndryshme të kombit  dhe tërheq një diagonale nëpër kohë për ta shfletuar atë para lexuesit më gjakun e saj apo më dhëmbët e saj. Lirizmi  emocional i poetit shpaloset në  ciklin Vello Ujore dhe pikërisht me poezinë “Sytë e asaj vashe” qe i kushtohet (N-së) ne ketë cikël poeti bredhë çaste te jetës dhe nëpër qytete të ndryshme shqiptare. Poeti jep tablo të ndryshme lirike të fshehura pas diellit,pas pranverave vetullave me shikime te kryqëzuara derisa perëndon dielli në sy, apo se bashku me Flokëdielloren ta ketë marrë valëbardha në përqafim.

Flokëdiellorja ime
Na u dashka edhe amshimin ta kalojmë
Deri në afrim.

Atëherë mund të verbohemi me qerpikët tanë
E në shikim bebëza-bebëzën mund ta shterë
Eh ç´të bësh kur të perëndon dielli në sy..

Lirizmi i Sadik Krasniqit nuk është qorrazi, ai është i orientuar, real edhe pse nuk arrijnë te dridhja e bardhë. Këtu poeti valëvitët në mes të akteve, hijeve të  dashuruara  në dritë komete, kundër mediokritetit apo shkurtëpasisë. 
Poeti jeton në mërgim dhe nuk mund ti ikën poezisë  qe ka pasur dhe ka gjithmonë mall, malli për vendlindjen, për dheun qe nuk është vetëm në verandë qe fëmijët te kenë pranverë në dritare por edhe në dheun e Kosovës me erë molle, aty ku Albini dhe Galdimi do të gjejnë blerim dhe do të puthin  diellin e vet. Dielli ngrohë krejt dheun  shqiptarë, pa kufi të vizatur hartave. Poetin e gjen jeta rastësisht jashtë  këtyre kufijve prandaj ne këtë përmbledhje do lexoni edhe poezi qe vërtetojnë se sa e rëndë është barra qindra vjeçare  e mërgimit.
Mërgimin  Sadik Krasniqi në mënyrë transparente e quan “vdekje të ngadalshme” p.sh. Të poezia me titull popullor; “Vdekja në Kurbet” ,apo të “Atje dhe këtu” ku poeti ka lënë peng “Atje një pjesë zemre, për një gur këtu”. Vdekja me plot mall të largon nga të afërmit, të dashurit, nga atdheu me lulet  e veta dhe  ku harrohesh dalë nga dalë dhe e vetmja vegëz-lidhje mbeten leterzezat me fjongo të zeza, qe do të thotë me  kumte  të zeza për të dashurit tanë atje. Derisa dikur poeti përshkruante lojërat e hijeve, tani ato hije  fillojnë ta humbin pamjen, dhe poeti përmallohet për to, përmallohet se në kacafytje me mërgimin, me vetminë hija griset,  dhe laget ne  kapërcimin e shtegut, grisen albumet e kur ne mërgimtarët marshojmë me klithjet e fundit në anonimitet, ku zhdukemi si krimbat e verdhë në dritë neoni. Poeti përjeton pasojat e një kohe te sëmurë, prandaj me sarkazëm i kundërvihet asaj kohe ku nuk na kanë ndryshuar shumë mendimet edhe pse ka ndryshuar  pamja jonë. Pasiguria në këtë kohë na shpien aty ku kostumin e vdekjes duhet ta kemi të përgatitur, sepse jeta mund të na hedhë si gjethin e këputur në trotuar, kohë qe shalon kuaj troje, kuaj të zi qe natën na lëshojnë mjekra në zemër.
Libri poetik “Ofshamë në Urnë” e poetit  Sadik Krasniqi  na sjellë padyshim vlera letrare në letërsinë tonë e sidomos poezisë qe krijohet në mërgim. Poeti me një lirizëm të lehtë dhe duke mbajtur një distancë të ftohtë kundruall tablove qe prekë në ketë vëllim e shpërthen preokupimin e vetë jo në mënyrë direkte, jo me transparencë po i “barikaduar” pas simbolikës së pasur qe ka përdorur. Metaforat e fuqishme gjithashtu flasin për krijuesin, dhe rrjedhshmëria poetike na detyron, na tërheq qe ta lexojmë më ëndje këtë poezi të frymëzuar mirë, dhe të realizuar mirë.
 

Pal Sokoli
18.10.08
Ofenbach



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora