E enjte, 24.09.2020, 11:28 AM (GMT+1)

Aktualitet » Njoftime

Dibrani Transport: Njoftim-Informim

E diele, 19.04.2020, 01:30 PM


Njoftim-Informim

Dibrani  Transport  nga Gjermania për Kosovë dhe anasjelltas lëshon kë njoftim Njoftim-Informim:

Shkruan  përfaqësuesi i  Dibrani  Transport  Luan Asllan Dibrani

Kompanitë në sektorin e transportit rrugor po përjetojnë gjithnjë e më shumë humbje financiare si rezultat i krizës së Corona –Virusit me përmasa botërore. Ndalesat dhe rekomandimet qe po epen nga qendrat e komunikacionit ndërkombëtar po zbatohet në gjithë botën që shpërndarëset kryesore të transportit të mbeten të hapura për tranzit dhe transport mallrash sidomos per artikujt e domosdoshëm ,ushqime dhe medikamente , për të ruajtur zinxhirët e furnizimit dhe për të lejuar udhëtarët e bllokuar të kthehen në vendet e tyre të lindjes. Si pasojë e kësaj 2600 qytetar  kosovar kanë mbetë të bllokuar ne vende te ndryshme të botës me pamundësi kthimi. Prandaj në bazë të kësaj gjendje  ne si Firme transporti nga Gjermani për  Kosovë dhe anasjelltas  lëshojmë këtë

Njoftim-informim:

Zonja dhe zotërinj, klient dhe bashkëpunëtor, të dashur vëllezër dhe motra dhe me të  gjithë qe kemi bashkëpunuar  që shumë vite, ju të prekur dhe të shqetësuar nga Corona –Virusi :

-Ne nga stafi i Dibranit –Transport ju përshëndesim kudo që gjendeni.

Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me CORONA-virusin dhe gjendjes dramatike  në gjithë botën ,për fat te keq e përhapura edhe në Kosovë ,Shqipëri,Maqedoni dhe trojet tona shqiptare!

Ky virus po, përhapet akoma nga e cila mori jetë njerëzish edhe  në Kosovë,Shqipëri e ma gjerë! Sipas statistikave  te konfirmuara  nga”Qendra e Organizatës botërore e shëndetësië  njofton me shifra milionëshe të prekur dhe  m qindra mijëra të vdekur!!!

Prandaj  në këtë kohë të jashtëzakonshme, po përjetojmë momente të rënda, që nuk mbahet mend ndonjëherë të kenë qenë më të vështira, e që po shkakton frikë, pasiguri, panikë të secili nga ne, por edhe izolim të obligueshëm për ta ndihmuar  mos përhapjen e tij në përmasa ma të mëdha!!!

Corona-virusi  dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,qe do te gjendet shpjet ilaçi dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla, kjo fatkeqësi  me përmasa botërore.

-Edhe pse herë pas herësh njerëzimi ka përjetuar edhe gjendje të luftërave të tmerrshme në mes veti dhe katastrofa të ndryshme natyrore, si ato të tërmeteve, cunameve, zjarreve, vërshimeve, shembjeve, vullkaneve, epidemive, e të tjera, por kësaj radhe njerëzimi, po ballafaqohet me një epidemi të pa dukshme, por me sinjale shume shqetësuese,prandaj të kemi kujdes  dhe t’u përmbahemi rekomandimeve nga institutet dhe organet kompetente ju bashkatdhetar  qe jetoni ne shtet perëndimore,por edhe ju populli im në shtetet e Ballkanit.

-Për hir të kërkesave dhe telefonatave te shpeshta qe na bëhen dhe kërkesave  për transport nga klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, qe pos nevojave  normale për transportin  e mallrave të tyre për Kosove dhe anasjelltas për Gjermani dhe Evropë një pjesë e tyre janë të përballur me nevojë për transportin e barnave dhe medikamenteve qe anëtarët e tyre familjare  janë me sëmundje kronike  e qe vazhdimisht i kane furnizuar nga Gjermania dhe ne nuk kemi mundur tu kryejmë punë në këto rrethana aktuale  nga Corona–virus siç do t’u njoftojmë më poshtë:

Pos kësaj të keqeje në  shëndetësi dhe viktimave qe morri pas vetes kjo epidemi ka krijuar edhe shumë pasoja në tregun dhe ekonominë botërore!!!

Ju njoftojmë se edhe këtu ne Shtuttgart dhe në Gjermani në tërësi kanë rekomanduar  masa të rrepta si mbyllje  shkollash , universitetesh , fabrikash ,por edhe  të firmave gjë qe përparësi i epet artikujve ushqimo, higjenik dhe medikamenteve!!!...

-Prandaj klient edhe bashkëpunëtor të dashur edhe ne jemi duke iu përmbajtur udhëzimeve që na rekomandohen këtu në Gjermani nga mediat dhe organet zyrtar,  të rrimë në shtëpi të izoluar. Si pasojë  e kësaj edhe firma jonë  Dibrani –Trasnport  është  duke i zbatuar këto rekomandime të izolimit dhe nuk jemi duke punuar.

Me keqardhjejeiu lajmërojmë sepse edhe qarkullimi  i mjeteve tona në këtë kohë është shumë i vështirësuar  kur kemi të kalojmë shumë shtete deri në Kosovë, e qe shumë nga to edhe i kanë mbyll kufijtë për hyrje dalje pos per transport urgjent, por edhe me vërtetime speciale nga çdo shtet...

Shprehin mirënjohjet më të sinqerta, për mjekët, ekspertët e fushës së mjekësisë dhe të gjithë ata që po angazhohen me të gjitha mjetet dhe mundësit për ti dal për ballë këtij virusi të tmerrshëm në gjithë boten .

Edhe ne iu lutëmi rrini në shtëpi, që mos ta rrezikoni veten, familjen, mikun dhe padyshim shpëtimtarin tonë mjekun, fundja edhe njerëzimin!

-Ta marrim shumë seriozisht, sepse situata është serioze prandaj bëhemi edhe ti unë, ai e të gjithë argat të shpëtimit të vetes sonë dhe te të tjerëve!!!...

-Edhe ne kemi pasoja  me rastin e pezullimit të  përkohshëm të punës dhe organizimin e transportit  për Kosovë. Kemi humbje  shumë te mëdha!.

–Të dashur klient dhe bashkëpunëtor,punën tonë të mëtutjeshme e rifillojmë në raport me gjendjen dhe ecurinë e kësaj fatkeqësia botërore dhe udhëzimeve  lokale që të na epen në Gjermani , Kosovë ,Shqipëri dhe Evropë, prandaj me keqardhje ju themi se duhet të presim.

Kemi shpresa se do të jemi në bashkëpunim të serishëm . Përmes këtij njoftimi  iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim,frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj , pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lus zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja,lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj , në mbarë popullin tonë shqiptar dhe dhashë zoti qe mos te dëgjohet ma për asnjë të infektuar as të vdekur nga  Corona–virusi ne botë.

Nëse kemi fatin t’i shpëtojmë kësaj të keqeje dhe këtij  armiku të pa parë ne histori do tu njoftojmë me kohë se kur  do rifillojmë punë,por edhe është e nevojshme qe përmes këtij njoftimi do tu informojmë se kemi ndërruar edhe telefonat dhe adresën,prandaj për tu lehtësuar kontaktin e serishëm  i keni te dhanë tona si me poshtë:

Me poshtë iu sjellim, adresën dhe kontakt telefonat :

Kontakt

         Kontaktoni me stafin e  > Dibranit - transport:

         Steiermärker str 48

         70469 Stuttgart

         Tel mob:0049- 172134 91 96

         Tel mob: 0049- 179501 74 84

         Tel Mob: 0038344410798

         Tel mob: nga Kosova  vetëm në Viber dhe Watssap në Gjermani

         0038343-861733

         Telefon normal në Kosove po edhe në Viber dhe Watssap

         Telefon në shërbim te shpërndarjes dhe grumbullimit të mallrave në Kosovë është  0038349808039 Viber   edhe Watsaap ,Përfaqësues Faton Dibran

         E-Mail: Na shkruani në këtë email :              info@dibrani-transport.de

         1. Vizitone faqen tonë, klikoni tani dhe informoheni saktë :              www.dibrani           -         transport      .         de.

         2   Vizitone faqen  në Fb kliko tani më poshtë :

         https://web.facebook.com/Dibrani-Transport-nga-Gjermaia-p%C3%ABr-Kosov%C3%AB-420662998310614/

         3. Klikoni dhe njihuni me te, mbi të  dhënat  e pronarit te Firmes “Dibrani-Trasport” Asllan Dibrani, kliko me poshtë.

         Kliko 1: https://tupalla.com/wp/biografia-kush-eshte-asllan-dibrani-2/

         Kliko 2:       https://www.google.com/search?hl=en            &            sxsrf=ACYBGNQxFfJlIappvCtckAl5-qiVzXdOUA%3A1581847435886       &            source=hp   &       ei=ixNJXuu3M_XKgwe14YXQCg           &            q=asllan+dibrani   &       oq=asllan+dibrani &       gs_l=psy-ab.1.0.35i39j0i22i30.2683.6144..8309...2.0..0.142.1461.4j10......0....1..gws-wiz.....10..35i362i39j0j0i67j0i10.rGmP2Sk1C0I

Me respekt nga  përfaqësuesi i Dibranit transport Luan Asllan Dibrani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora