Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Herët kishte përvehtësuar përdorimin e armës dhe urrejtjen kundër armikut

| E diele, 19.04.2020, 01:30 PM |


Herët kishte përvehtësuar përdorimin e armës dhe urrejtjen kundër armikut

Azizi kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armës, sikur nuk kishte armë që nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm. Sa herë zhvilloheshin garat në shejtari, në fshat dhe nëpër dasma, gjithmonë ishte i pari.

Nga Hilmi Saraçi

Azizi ishte i afërtë, i sinqertë dhe i dashur me të gjithë shokët dhe moshatarët e tij, prandaj gjithmonë respektohej fjala e tij. Ai i donte shumë fëmijtë me të cilët bisedonte dhe luante me ta sikur të ishin moshatarë të tij. Shpeshëherë kur vinte nga puna në fshat, nuk harronte që t’u sjellë dhurata dhe peshqeshe të ndryshme, të luajë dhe të bëjë shaka me ta-tregon Ismet Avdyl Krasniqi, 72 vjeçar nga Zhilivoda dhe shton se kur ishte i ri, Baca Aziz na merrte dhe na qonte në një vend të përshtatshëm, në mal dhe na mesonte si ta përdorim armën. Ai kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armes, sikur nuk kishte armë që nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm.

Sa herë zhvilloheshin garat në shejtari në fshat dhe nëpër dasma, sepse për ta marrë nusën ishte e domozdoshme të gjuajnë shej dhe ta qëllojnë krushqit shejin që zakonisht ishte një ve, për ndryshe nusën nuk e dorzonin po që se nuk e qellonin shejin, Azizi gjithmonë e qëllonte shejin, prandaj nëpër dasma e thirrnin dhe e nderonin shumë. Mirëpo mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe nacionalist i shquar. Këtë dashuri për atdheun dhe popullin e kishte kultivuar herët, kur ishte ende i ri. Vuajtjet, padrejtësitë, vrasjet që bëheshin ndaj popullit tonë e kishin rrëmbyer zemren dhe shpirtin e tij dhe nuk e lenin kurrë të qetë. Ngjarjet tragjike të vitit 1919 e kishin tronditur në shpirt dhe në zemër. Në këtë vit forcat serbo çetnike kishin masakrruar 74 shqiptarë nga fshatrat e Artakollit. Ndër këta të vrarë dhe të masakruar, 14 ishin nga Zhilivoda dhe një femer në mesin e tyre, e bija e Avdullit e cila emrin e vërtet e kishte Zylë, por për hirë që babai i saj nuk kishte djalë e thirrnin me emrin Sylë. Ajo punonte , luftonte bashk me meshkujt, nuk dallohej dhe nuk ndahej prej tyre. Ajo vishej si mashkujt e tjerë, me tirq dhe xhemedan. Kur dikush e thirrte Zylë ,hidhërohej, sepse ajo thoshte emrin e kam Sylë, prandaj gjithmonë shkonte në punë me meshkujt dhe kudo shoqërohej me ta, nëpër sheti dhe lojna të ndryshme. Sipas Alush Krasniqit, 85 vjeqar nga Zhilivoda, këta të vrarë ishin: Isufi, Limani, Jetullahi, Veseli, Shabani, Zyla, Zenullahi, Maliqi, Zeqiri, Zeneli, Ferati, Jashari, Meha, Zymeri, Elezi , Aliu, Selmani. Kështu në mesin e këtyre 74 shqiptarëve edhe Zyla ishte arrestuar. Ai tregon se Serbët çetnikë, më parë, i kishin ngujuar të gjithë, në një ahër në fshatin Shipitullë, në familjen Mjekiqi. Ishin rrah dhe maltretuar tërë kohën. Eprori serb ishte njohtuar se në mesin e të arrestuarve gjendet një femër. Kryetari (kagjobashi) i fshatit Limon Hasani e kishte njohtua. Ai pastaj pasi e kishte vërtetua, e kishte liruar Zylën, por edhe Limonin. Mirëpo ata nuk kishin pranuar që të ndahen nga shokët, prandaj nga kjo ekspeditë serbo çetnike, të nesermën, në mes të fshatit Likoshan dhe Gradicë, ishin pushkatua të gjithë… Në mesin e tyre ishte edhe migja i Azizit, Shabani. Fshatarët nuk kishin guxuar mënjëherë t’i marrin trupat e pajetë të tyre dhe t’i varrosin, deri pas 2-3 ditëve, disa meshkuj të Zhilivodës i kishin marrë trupat e pajetë të të vrarëve nga Zhilivoda dhe i kishin varrosur në Qyqavicë. Këto varre gjenden edhe sot dhe quhen “Varret e Burrave”- tregon Elez Krasniqi, për të theksua se kjo masakërr shpirtin dhe zemren e Aziz Zhilivodës e kishte lëndua dhe trazua, prandaj edhe pse në atë kohë ishte i ri (vetëm 7 vjet ), kjo ngjarje tragjike e kishte rritur ndjenjen e urrejtjes ndaj pushtuesit serbo çetnik, kështu ishte përbetua se kur të bëhet i zoti i pushkës do të hakmirret pa mëshirë, deri në vdekje, kundër gjakpirësit të popullit shqiptarë. Kjo edhe kishte ndodhur më vonë…