E premte, 29.03.2024, 01:15 AM (GMT)

Mendime

Adem Harxhi: Sikur Nënë Tereza të ishte gjallë

E marte, 21.10.2008, 05:41 PM


Sikur Nënë Tereza të ishte gjallë

Nga Dr. Adem Harxhi

MBRËMJA PËR TË VARFËRIT

Kur lexova në gazetë, për ballon gala, si bamirësi për fëmijët në nevojë, m’u kujtua historia e Nënë Terezës me psikiatrin dhe personalitetin e shquar amerikan, Dr. Gerald Jampolsky-n. Historia e shkruar nga vetë Dr. Jamploski, është kjo:

“Pak vjet më parë, pata fatin e mirë të kaloja pak kohë në Los Angeles me Nënë Terezën, të njohur për punën e saj me të varfrit dhe ata që janë duke vdekur në Kalkuta të Indisë dhe në të gjithë botën. Desha të takohesha me të, sepse e dija që ajo demonstronte me një qëndrueshmëri të përsosur, paqen e saj të brendshme dhe dëshiroja të mësoja prej saj, se si ajo e realizonte këtë.

Ne folëm për punët tona me njerëzit që përballeshin me situata të vështira të jetës e të vdekjes. Unë përjetova një lloj qetësie të brendshme, ndërsa isha në praninë e saj. Forca e dashurisë, mirësjellja, paqja që buronte prej saj, është vështirë të përshkruhen. Kjo ishte diçka që unë desha ta provoja dhe ta demonstroja në veten time

Ishte fundjava e katërt e Qershorit dhe unë mësova se ajo do të fluturonte për në Mexico City atë pasdite. E pyeta nëse mund të shkoja së bashku me të, sepse dëshiroja të vazhdoja të isha nën praninë e saj. Ajo buzëqeshi me mirësi dhe më tha:

“Dr. Jampolsky, unë nuk do të kisha asnjë kundërshtim, në qoftë se ju vini me mua në këtë udhëtim në Mexico. Por ju thatë se dëshironi të mësoni për paqen e brendshme.Unë mendoj se ju do të mësoni më shumë mbi paqen e brendshme, po qe se ju llogaritni sa kushton fluturimi i juaj në Mexico City dhe kthimi prej andej, dhe t’i japësh ato para për të varfërit”

Unë e bëra hesapin e fluturimit vajtje-ardhje në Mexico City dhe e dhashë atë shumë në “Brothers of Mercy”, në Los Angeles.

Mësimi i fuqishëm që mora nga Nënë Tereza, ishte se nuk duhet të kërkoj që të tjerët të më marrin nga dora dhe të më tregojnë se çfarë duhet të bëj. Unë mësova se koha për të dhënë, është gjithnjë tani, jo më vonë. Vetëm duke dhënë pa kufi, çdo njeri fiton menjëherë paqen e brendshme. Menjëherë, në atë moment, mësova se gjithçka unë jap, e kam dhënë për veten time. Nga ai moment befasues, unë mësova, se duhet t’u jap të tjerëve vetëm dhurata që dëshiroj të pranoj për veten time.”

Zotërinj dhe Zonja, që argëtoheni mes luksit në mbrëmjet “Gala”, e në plot kënaqësi të tjera për veten tuaj, pse talleni me gratë e dhunuara, me fëmijët në nevojë dhe me shqiptarët që kanë marrë rrugët për të kërkuar pakëz shpresë larg atdheut? Pse silleni kaq cinikë me ta?

Sikur Nënë Tereza të ishte gjallë dhe ta ftonit “këmbëzbathurën” në këto qejfet tuaja, Ajo me siguri do t’u thoshte:

Zotërinj, paratë që do të shpenzoni për veshjet tuaja të shtrenjta, dhurojini për fëmijët e gratë në nevojë. Lëruni pak nga pasuria juaj e pamerituar edhe shqiptarëve që i detyruat të marrin rrugët për një jetë më të mirë, por që shumë prej tyre, i përpiu deti dhe i shqyen bishat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora