E merkure, 30.09.2020, 10:56 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Dr. Show!

E premte, 17.04.2020, 12:10 PM


Dr. Show!

Nga Keze Kozeta Zylo

Dr.Mehmet Oz një nga doktorët e famshëm në Amerikë, jo vetëm për reputacionin e tij si mjek zemre, por ajo që e ngriti dhe e njohu në gjithë botën ishte show i tij i quajtur:

“The Dr.Oz Show”.

Eksperti i zemrës dhe i shëndetit ngjalli një debat të madh në mediat amerikane, kur ai deklaroi në “Hannity” të Fox News Channel të enjten, duke e cilësuar rihapjen e shkollave "një mundësi shumë të shijshme" për të ndihmuar SHBA të rikthejë jetën e saj ndërsa lufton kundër infeksionit.

Dr.Oz tha se me rihapjen e shkollave gjatë pandemisë koronavirus, do të rezultojë në "vetëm 2 deri në 3 përqind" më shumë vdekje.

Edhe pse e dëgjoja e fokusuar, konfuzohesha, fajësoja vehten se s’mund ta kem kuptuar si duhet…, por jo, doktorit të famshëm ekspert i është bërë sholl lëkura dhe nuk i ndjen vdekjet më…

Dr.Oz jam një jetë në arsim, por mua në jetën time plot përvojë midis dy kontinenteve më dhëmb dhe një pikë loti e tyre e jo më humbja e jetës së nxënësve që më tmerron, më tmerron…

Në cfarë tragjedie po jetojmë!  Wake up my fellow colleagues!

Mbas miliona komentesh që e kundershtonin mendimin e tij për 2-3 përqindshin që do të sjellë vdekje më shumë në rast se hapen shkollat ai doli me një vidio duke kërkuar falje dhe duke thënë se:

"Gabova" kur ai mbrojti rihapjen e shkollave gjatë pandemisë koronavirus, duke thënë se kjo do të rezultojë në "vetëm 2 deri në 3 përqind" më shumë vdekje.

Doktor Oz kete s’e quaj falje, sepse është nga ato “faljet” që do të shpëtosh reputacionin tënd tashmë të shkatërruar…

Kërkesa juaj publike për falje është si ata pacientët tuaj që ndoshta, kur ju kanë vdekur në duar t’i ngjallje me shkopin magjik të Show-t tuaj.

Ne vërtetë jemi në një Luftë infektive botërore, por kjo s’do të thotë që mjekët ta pëhapin infeksionin dhe më shumë me fjalët që vrasin më keq se Coronavirusi kinez, Covdi 19 dhe që ju Dr.Show s’jeni ne gjendje ta parandaloni!

(dita e 33-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

17 Prill, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora