E premte, 29.03.2024, 09:10 AM (GMT)

Mendime

Skender Korça: LDK dhe LDD një profilim interesant

E marte, 21.10.2008, 10:19 PM


Skender Korça
LDK dhe LDD një profilim interesant

 

Shkruan: Skender KORÇA

 

Nëse është thënë njëherë se në Kosovë nuk ka parti të profiluara, është thënë me të drejtë. Pushteti dhe zgjdhjet në Kosovë kanë rifreskuar herë herë rolin dhe sjelljen e partive poltike në Kosovë herë si të majta e herë të djathta, herë të moderuara e herë herë ndërkombëtarët i  kanë shikuar me një sy specifik. Lindja e partive politike në Kosovë, është bërë një kohë si nevojë për të plotësuar programin plural se në Kosovë ka veprime të nduarta politike, për dallim nga formimi i partive në kohën kur Kosova ishte në luftën çlirimtare. Mos të harrojmë se LDK-ja ishte lëvizje, përderisa LBD-ja një subjekt që doli nga ky trung njejtë sikur LDD-ja në fund fare . Këtu dallojnë kohët, dallon historia dhe dallon motivi. Nëse në LDK-në e paraluftës, politika pacifiste e vetë lëvizjës, nuk ishte vetëm pacifiste sepse i përshtatej rrethanave të kohës, ishte një strukturë e organizuar qoftë për rrjedhën e politkës kohore qoftë për kohën e pasluftës që ja arrinë të rifitoj edhe zgjedhjet e para në vend. Këtu nuk u promovua politika e LDK-së por u promovua paqja dhe adaptimi i faktorit politik si një përvojë e re bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar. Nuk kishte asokohe LDD. Lindja e partive të reja në skenën politike në Kosovë ishte më se plotësuese, sepse Kosova kishte për nevojë objektivat e paqës të përfshihen në esencën politike. Kjo është më se vërtetë sepse dolën në shesh idetë e ecjës para të Kosovës, u formuan parti të reja që begatuan jetën politike. Njerzit nga taborri ushtarak formuan partitë politike dhe këto parti sot funksionojnë tamam karshi kohës dhe politikës. Kurrë nuk u ngatërruan dhe kurrë nuk u përzinë idhtarët dhe simpatizantët e tyre. Është fjala se PDK-ja dhe AAK-ja ecin bashkë me brumin e vet të antarëisisë, që është më se normale të përfitojnë reputacion dhe ecejake më të mëdha për shkak të stabilitetit për brenda tyre.

Kjo nuk ndodhi me krahun e dalë nga LDK-ja, LDD-në. E quaj kështu krah  sepse në parim dhe esencë kanë një ideologji, por të manifestuar nga individë të tjerë.

Të dy këto parti politike kanë një idol, kanë Presidentin e ndjerë , Presidentin e parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën. Të dyja thirren në këtë emër, në këtë synonim politikës dhe paqës. Asnjëra nga këto parti nuk kanë nxjerrë emër lideri të ri, edhe pse në fakt kanë kryetarët e partive të tyre. Në zgjedhjet e fundit LDK-ja madje më një potret të njeriut karizmatik të saj, Dr. Rugovës doli dhe fitoi së paku zgjedhjet për t’u ranguar në skenën politike e dyta  në garën e nëntorit. Mos të harrojmë se Dr. Rugova ka qenë kryetari moral dhe funksional në ide i LDK-së dhe jo LDD-së. Kurrë edhe sot e asaj ditë të ishte gjallë nuk do mendonte se do ikte dikush nga partia e tij më, sepse ishte një një formë hapi i parë i profilimit të partive politike në Kosovën e pasluftës.

Këtu është dallimi tjetër që ndodhi. Këto fraksione si LDD-ja nuk ndihmuan të profilohen partitë në Kosovë por zvogluan mundësinë e marrjes së pushtetit bindëshëm nga një parti, por dhanë kuptim më serioz koalicionit dhe bashkëpunimit për të formësuar shtetin. LDK-ja dhe LDD-ja për derisa nuk afrohen prodhojnë mundësinë se kështu janë vetëm për pushtet e jo për të avancuar projektet e tyre zhvillimore, të hartuara me vite jo ndryshe por me një ide të njejtë.

Të besohet se kështu nëse vazhdojnë në mendjen e qytetarit do bëhen vetëm dromca dhe asgjë më shumë, që do pengojnë ecjen, do krijohen edhe më shumë hendeqe dhe do zbehin të dy më shumë antarësinë e dikurshme që kishte Presidenti Rugova. Kjo është vlerë sepse edhe njeherë po them se ai ishte kryetari i LDK-së dhe i asnjë asocimi apo krahu politik tjetër.

LDK-ja e fuqishme doli në të gjitha zgjedhjet. Edhe në këto të fundit me këtë thyerrje me LDD-në që i kushtoi asaj. Por LDK-ja në traditë është në pushtet, është koalicioni që po vepron. Ky është dallimi i LDK-së dhe LDD-së. Dallimi është se LDK-ja dhe PDK-ja sot po dijnë si dy subjekte më se shtylla numerike në Kosovë të frymojnë bashkë për të qeverisur pushtetin, po themi pa hezitim se si po funksionojnë, e jo çfarë rezultate po sjellin. Sa do ta kishte më lehtë të frymonte LDK-ja dhe LLD-ja kur nuk janë asgjë pos një brum i vetëm, me dy zyra, me dy kryetarë tash, me nje idol dhe prijës si zakonisht si kjo figurë e Presidentit Rugova.

Ftesat e fundit për reformime përbrenda këtyre dy subjekteve nëse nuk i kuptojnë drejtë, le ta kuptojnë të dy këto subjekte se sa kanë qenë devijante kur ishin bashkë, kur kërkohej reforma e propozuar nga vetë një antarë i LDD-së tash me nismën REFORMA, kur tash një gjë të tillë po e bënë dhe LDK-ja duke ftuar antarsinë e masës së saj të parë nga tereni. Nëse kjo bie në veshët e shurdhër, dmth se reformat për këto dy krahë janë vetëm terme dhe asnjëra nga këto nuk paska pasur ndërmend të reformojë asgjë. Për të patur guximin e thirrjes në emër historie të Predentit Rugova, besojmë thellë se këto dy subjekte politike duhet konceptuar një politikë, ose të pastrohen dy palët që kanë bartur sindromet e ndarjes në të dyja krahët e të janë një subjekt i vetëm që të luftojnë ndershëm neser për pushtet ose të shthurren edhe më sikur që po ja këndojnë njëra tjetrës që nuk do e kalojnë pragun zgjedhor....

Kjo ftesë është një falje morale që bëhet për një emër të PRESIDENTIT RUGOVA që është idoli dhe prijsi i tyre qoftë LDK-së apo LDD-së. Kush afrohet sot ka qenë më afër këtij emri çdo herë....



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora