E marte, 23.04.2024, 10:51 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Lamtumirë Luis Sepúlveda Calfucura!

E enjte, 16.04.2020, 04:06 PM


Lamtumirë Luis Sepúlveda Calfucura!

(Shkrimtari kilian që do të lexojë histori dashurie në Parajsë…)

Nga Keze Kozeta Zylo

Sot humbi betejen me Coronavirusin kinez, Covid 19 shkrimtari dhe gazetari i shquar kilian Luis Sepúlveda Calfucura (4 tetor 1949 - 16 prill 2020)

Shkrimtari kilian Calfucura ishte një kundërshtar i rrepte  i regjimit diktatorial të Augusto Pinochet -it, ai u burgos dhe u torturua nga diktatura ushtarake gjatë viteve 1970.

Sepúlveda ishte autor i librave me poezi dhe tregime të shkurtra; përveç gjuhës se tij amtare, ai foli edhe anglisht, frëngjisht dhe italisht. Në fund të viteve 1980, ai pushtoi skenën letrare me romanin e tij të parë, “Njeriu i Vjetër që lexoi romane dashurie.”

Një nga thëniet që më pëlqen më shumë është:

“It's very easy to accept and love those who are like us, but to love someone different is very hard.” Që përkthehet: “Është shumë e thjeshtë të pranosh dhe të duash ata që janë si ne, por të duash dikë ndryshe është shumë e vështirë.”

Pas grushtit të shtetit kilian të 1973-it i cili solli në pushtet Gjeneralin Augusto Pinochet ai u burgos për dy vjet e gjysmë dhe më pas fitoi një lirim me kusht përmes përpjekjeve të degës gjermane të “Amnesty International” dhe u mbajt në arrest shtëpiak.

Ai arriti të shpëtojë duke u fshehur për gati një vit. Me ndihmën e një shoku që ishte drejtues i ekskluzivitetit të Aleancës në Valparaíso ai ngriti një grup qe interpretonin dramat dhe që u bë fokusi i parë kulturor i rezistencës. Ai u rikthye përsëri ku iu dha një dënim i përjetshëm (më vonë e zvogëluan në njëzet e tetë vjet) për tradhti dhe përmbytje.

Ai shkoi në Hamburg në Gjermani për shkak të admirimit të tij për letërsinë gjermane (mësoi gjuhën në burg) veçanërisht romantikët si Novalis dhe Friedrich Hölderlin dhe punoi atje si gazetar që udhëtonte gjerësisht në Amerikën Latine dhe Afrikë sipas Wikipedias.

Në 1982, ai erdhi në kontakt me Greenpeace dhe punoi deri në 1987 si anëtar i ekuipazhit në një nga anijet e tyre. Ai më vonë veproi si koordinator midis degëve të ndryshme të organizatës.

Në 1988 ai fitoi cmimin “Tigre Juan” për romanin e tij “Njeriu i Vjetër që lexoi romane dashurie.” dhe në 2009 ai fitoi Premio Primavera de Novela për romanin e tij “Hija e asaj që ishim.”

Më 1 mars 2020, ai u konfirmua si njeriu i parë në rajonin e Asturias të Spanjës që u infektua nga COVID-19. Deri më 11 mars, u raportua se Sepúlveda ishte në gjendje kritike, se ai ishte në gjendje kome të induktuar me frymëmarrje të asistuar për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve në një spital të Oviedo.  Ai vdiq më 16 prill për shkak të coronavirusit kinez.

Ai shkruajti rreth 20 romane, kronika, histori dhe libra për fëmijë.

Po sjellë një paragraf nga romani i famshem:  “Plaku që lexon histori dashurie”

Nga mosrespektimi i tyre ndaj pyllit të shenjtë të Amazonës, Antonio zhytet ne mjetin e shkatërrimit të njeriut të bardhë - armë - në lumë, duke mallkuar të gjithë ata që kanë komplotuar të shkatërrojnë Amazonën. Duke u ndier i turpëruar dhe i padenjë për të mos pasur zgjidhje tjetër përveçse të vriste “kafshën madhështore”, Antonio kthehet në fshat, në mënyrë që të mund të jetë vetëm dhe të rifillojë të lexojë tregimet e tij të dashurisë. Libra të tillë e ndihmojnë atë të harrojë mizoritë e njerëzimit, zemrën e tij të thyer dhe hapësirën e paqartë që zë midis burrit të bardhë dhe burrit të lindjes në një botë të plaçkitur.

"Ai shpesh dëgjoi që mençuria vjen me moshën, dhe ai priste, duke besuar se kjo mençuri do t'i sillte atë që donte më shumë; kjo aftësi shërbeu për të udhëhequr kujtimet e tij dhe të mos bjerë në grackat që ata shpesh i vendosnin për të.”

Duke lexuar romanin “Plaku qe lexon histori dashurie” ndjen se historia përsëritet si me personazhin e tij të dashur Antonion që nuk e përballoi dot luftën me shkaterrimtarët e pyllit të shenjtë të Amazonës.  Shkrimtari kilina humbi betejën me Corona virusin kinez që ka marrë mijëra jetë njerëzish përfshi dhe Luisin.  Ai iku duke qetësuar shpirtin e tij për të lexuar histori dashurie në Parajsë atje ku e ka vendin kjo racë shkrimtarësh.

(Dita e 32-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

16 prill, 2020

New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora