E enjte, 25.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Fejzullah Saraçi njëri ndër luftëtarët më të njohur të Artakollit

E enjte, 16.04.2020, 03:55 PM


Fejzullah Saraçi njëri ndër luftëtarët më të njohur të Artakollit

Nga Hilmi Saraçi

… Fejzullah Saraçi ishte një luftëtar dhe një përsonalitet i njohur i rezistencës kombëtare në Artakoll dhe më gjerë . Ai bashk me vëllëseritë Saraçi e të tjerë ishin të dalluar në lëvizjet për resistenncë kombëtare, për çlirimin e Kosovës dhe për Shqipërinë etnike. Fejzullah Saraçi dhe Avdi Saraçi janë dalluar, në veçanti, për aksionet e para të përgatitura kundër pushtetit serb gjatë vitëve 1919- 1924. Gjatë këtyre viteve janë të njohura shumë aksione luftarake kundër gjandarmërisë serbe që në këtë kohë qarkullonin nëpër fshatrat e Artakollit dhe merrnin masa ndëshkuese kundër popullatës shqiptare. Ata kishin vrarë disa të tillë që dalloheshin për terror ndaj shqiptarëve…

Shquhet aksioni i parë i sukseshëm i Fejzullah Saraçit, Feriz Hajrizit dhe Avdi Saraçit me disa luftëtarë të tjerë të Artakollit, kundër pushtetit serb, respektivisht kundër forcave të stacionit të gjandarmërisë serbe në fshatin Prilluzhë. Në këtë aksion të përgatitur mirë kishin arritur ta sulmojnë stacionin e gjandarmërisë në Prilluzhë në vitin 1919. Sulmi kishte qenë i befasishëm , por shumë i rreptë. Në këto çaste gjandarmëria serbe e frikësuar kishte lëshuar stacionin dhe kishte ikur në drejtim të panjohur…(shih vepren e Limon Rushitit: ”Lëvizja kaçake”- Prishtinë,1981).

Ç’thonë të tjerët për Fejzullah Saraçin

Sherif Tërbuja nga Lajthishta tregonte për trimërinë dhe aksionët luftarake të Fejzullah Saraçit dhe të bashkëluftëtarëve të tij edhe në disa vende të tjera. Ai përmend kur Fejzullahu me 50 luftëtarë, pas një aksioni që kishte kryer kundër forcave pushtuese serbe në hapsirën e Artakollit (1919) kishte ardhur në Lajthishtë (ish Leshkoshiq). Ky fshat gjendet në jug lindje të Qyqavicës. Lajthishasit dikur ishin të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre , nga Toplica (1878), si familjet: Pllana, Dedinca, Tërbuja, Kurshumlija, Dubova, Simnica e të tjerë , prandaj në këtë rast e kishin pritur me zemërgjerësi dhe kishin pre dy kije për nderë të Fejzullah Saraçit dhe bashkëluftëtarëve të tij . Xha Sherifi e kishte vështirë të përkujtojë ngjarjet e përzënjes me dhunë të të parëve të tyre. Ata tani kanë një respekt të lartë ndaj luftëtarëve të rezistencës kombëtare që luftonin kundër barbarisë serbe në Artakoll dhe më gjerë .

Më vonë edhe në Lajthishtë kishte luftetarë të rezistencës kombëtare. Shquhet Mehmet Dedinca si luftëtar i rezistencës kombëtare dhe antar i LNDSH –së, i cili për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kishte qenë i përsekutuar dhe i burgosur disa herë nga pushteti serbo komunist. Ka vdekur në vitin 2007 gjatë qendrimit të tij në Amerikë. Trupin e pa jetë sipas dëshirës e kishin sjellur në Kosovë për tu varrosur me nderime në fshatin e tij, në Lajthishtë…

Gjithashtu shquhet Isak Grajqevci njëri ndër jatakët e luftëtarëve të rezistencës kombëtare , bashkëpunëtor i Hamit Saraçit. Ai më vonë , përveç luftëtarëve Saraçi që ishte i lidhur edhe familjarisht, ishte shquar si jatak i Aziz Zhllivodës dhe të disa luftëtarëve të tjerë të rezistençës kombëtare të Artakollit . Për këtë arsye kishte pasur vështirësira dhe maltretime nga organet e sigurimit serbo çetnik (UDB-eja). Përmendet me respekt veprimtaria e tij patriotike dhe fetare…

Isak Grajqevçi për luftëtarëtt Saraçi , sidomos për Fejzullah Saracim kishte një respekt të veçantë për të cilët thoshte se ata ishin trima të dalluar të rezistencës kombëtare kundër armikut në Artakoll dhe më gjerë në saj të organizimit, angazhimit dhe të trimërisë që kishin prej kohërave më të hershme nga të parët e tyre ”.

Rushit Strofci për Fajzullah Saraçin kishte thënë se ai ishte një trim i njohur dhe patriot i dalluar në Artakoll edhe më gjerë. Rushit Strofci disa herë kishte sakrifikuar vetën dhe familjen për Fejzullah Saraçin, Në shtepinë e tij djali i Fejzullahit, Emin Saraçi kishte bërë rezistencë kundër forcave ushtarake serbo komuniste ( 1946) që e kishin rrethuar, pasi ishin njohtuar më pare nga bashkëpunëtorë të OZN-es, së në këtë familje kanë vëndstrehimin Fejzullah Saraçi me të birin , Eminin . Emini bashk me vëllaun e Rushitit, Rexhën kishin luftuar deri në mengjes. Nëna e Rushitit u kishte afruar fishekë dhe gjatë kësaj lufte kishin vra ,më parë oficerin serbo komunist dhe shumë të tjerë , në fund e kishin shpërthyer rrethimin kah mesi i natës dhe kishin dalur në Qyqavicë…

Pjesëmarrës i kuvendeve dhe organizator i shquar kundër armikut

Për shumë aksione luftarake kundër pushtuesit këta luftëtarë të njohur të Artakollit kishin visione dhe mendime të qarta ,njohuri largpamse për veprimet, aksionet e ndërmara kundër armikut dhe për ardhmërin e popullit tonë… Fejzullah Saraçi, përveç luftërave që kishte zhvilluar kundër armikut në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore, në veçanti si bashkëluftëtar i Azem Bejtës, Ahmet Selacit, Adem Vocës, Aziz Zhilivodës shquhet në veçanti si luftëtar i rezistencës kombëtare gjatë luftës së Shaban Polluzhës kundër forcave komuniste në hapsirën e Artakollit. Shquhet edhe si antar i LNDSH-së, pjesëmarës i disa kuvendëve (i kuvendit të Gërdeqit, i kuvendit të Llaushës , i kuvendit të Blinajës e të tjera) Ai në këtë kohë (1943-1947) bashk me të birin Emin Saraçin, Fazli Saraçin , Muharrem Saraçin e të tjerë kishte qendruar në mal dhe nuk ishte pajtuar me pushtetin komunist. Për këtë arsye pushteti komunist në pamundësi për ta kapun në këtë kohë kishte marrë masa ndëshkimore ndaj familjarëve Saraçi, i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psigjikisht dhe shpeshherë i kishte burgosur duke kërkuar që ta zbulojnë vendndodhjen e Fejzullah Saraçit dhe të luftetarëve të tjerë Saraçi. Në këtë drejtim keqtrajtime të veçanta kishte pasur Ukë Saraçi, nipi i Fejzullahut të cilin e maltretonin , e rrahnin e pastaj të lidhur e shetisnin qendrës së fshatit duke e kërcënuar se do ta pushkatonin në përroin e fshatit. Mirëpo Uka megjithë kërrcënimet dhe keqtrajtimet qendronte si trim dhe burr i vertetë dhe nuk tregoi kurrë vendin ku strehohej Fejzullahu me luftetarët tjerë.

(Fragment nga një punim më i gjatë)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora