E enjte, 13.08.2020, 12:54 PM (GMT+1)

Speciale

Kolë Tahiri: Dera e Selmanëve të Grisë

E marte, 14.04.2020, 05:27 PM


DERA E SELMANVE TE GRISE

-Simbol i mikpritjes e bujarise ne Malsine e Mire (Tropoje), … Ne sofren e Sadik Selmanit «bluhej imte» mendimi filozofik i kohes-

Nga Prof. as. Dr.  Kolë Tahiri, etno-psikolog

- Dera e Selmanve te Grise, alias Shtepija e Sadik Selmanit, ka qene ndertuar qellimisht ne kryqezimin e rrugeve te lidhnin krahinat e largeta midis tyre, si te Malesise Mire e me larg: Gjakova, Dukagjini e Puka etj. Aty bashkoheshin rruget kembesore  kryesore qe lidhnin krahinat e Gashit e Krasniqes, Bytycit e Deges me krahinat  e Nikaj-Merturit, Dukagjinit, Pukes etj. Aty afer gjenden edhe rrenojat e Kishes Grise dhe vendtakimi per kuvend te rendesishem, i mirenjohuri «BLINI I GRISE.» etj.

Nga e djathta : Ademi, Rama e Sadik Selmani

- Ne largesi te vogel gjendej edhe PUSTERRI i Rajes, vrelle nga e cila buronte uje, por qendronte kurdohere sterr i zi andaj e paten emertuar  pus i errte. Ai monument natyror i vecante qe duhej ruajtur u mbyll nga shperthimet e medha ne malin e Kores Merturit e te Geh-hysenit per nxjerrjen e materialeve inerta per digen e Hidrocentralit te Fierzes. Per kete Pusterr eshte ruajtur nje legjende e lashte mesimdhenese e cila nuk harrohet.

Ne Deren e SELMANVE te Grise, shembujt e mikpritjes e bujarise jane te pa-numert.

- Kush e vizitonte kete shtepi te mirenjohur, jo vetem per pushke, por sidomos «Per buke, kripe e zemer" ne keto krahina e mjaft  pertej tyre mbetej me mbresa te paharruara?!

- Cila ka qene perberja shoqerore e kesaj familje patriarkale? Ne cilin vit e pat ndertuar shtepine e madhe ne ate Koder, prane rruges, ku ngrihet edhe sot?

- Tregonin, se nje buzembremjeje nje udhetar i panjohur e po e drejtonte tufen e dhive te veta midis dy gardhijeve. Nje person i habitur e pyet, se ku po shkonte me tufen e ba-getive?! Ardhesi i panjohur pergjigjet pohon nje te vetete te mirenjohur : «Po shkoj te Sadik Selmani i Grise...!»

- Ne nje rast tjeter, nje grup udhetaresh te lodhur ishin shtrire, ne lendin afer varrezave katolike qe gjenden afer Blinit Grise. Naten vone, po kthehej Nuredini, djali i madh i Sadikut. Kur i sheh malesoret e raskapitur i merr ne shtepi, po kishte vajtur vone e njerezit e shtepise kishin rene te flinin. Nuredin i zgjon ata nga gjumi e u shtrojne mysafireve per te ngrene darke dhe i sistemojne  per fjetje.

- Tahir Sheremeti, mahitari i shquar shkon per te bujtur tek kumara Sadik dhe i  tregon per dialogun me nje malsor, prej nga pat mbetur shprehja: “Per me rob e pata fjalen!” e cila permendet edhe sot e kesaj dite. Kur e merr vesh Sadiki i zemruar shprehet kunder atij personi i cili tuperonte krahinen duke mos i hapur deren udhtarit. Bente pershtypje rasti sepse ky ishte ekzemplare i ralle midis malesorve bujare e mikprites.

- Dialogu, ne “bese", midis mesuesit kujdestar, shkodranit, Vehbi Trashani, i ftuar nga ish-nxenesi Zeqir Lushaj ne Gri (Tropoje), djali i Sadikut zbulon “sekretin", se si  nxenesit,  ne shkollen pedagogjike, ne Shkoder, ilegalisht mesonin permendesh, kenge te “ Lahutes Malecise" te Fishtes. Kur Zeqiri me sinqeritet i hapet mesuesit te vet, Ai buzgas pergjigjet: “Ti kujton, se une nuk e di!? Zeqiri, 2 vite me pare kishte mbaruar shkollen pedagogjike ``Shejnaze Juka`` ne Shkoder.

Foto e origjinalit te shkruar mbi deren e Sadik Selmanit te Grise

- Grupe zboristsh, nga Nikaj-Merturi, vec e vec, secili per llogari te vet ishin drejtuarn per te bujtur tek nje shtepi ku e dinin, se i presnin njerezisht. Por, kur pane se u bene mbi 20 mysafir nisen te shqetesohen. E kuptoi situaten i Zoti i shtepise dhe nderhyn: “Burra! Mos e keni merzi njani-tjetrin, se jeni mysafir te Sadik Selmanit.” A ka nevoje per koment?!

- Per mik i vjen Sadik Selmanit rapsodi i mirenjohur kosovar, Dervish Shaqia, ardhur nga Durresi. E shoqeronte ate, Ali Mula instrumentist tropojane i mirenjohur si dhe humorist. Kur  mysafirte futen ne oborr “ i paftyri", Alia i "zbulon” Sadikit. se “ishte ne gjak me X", rastesisht te pranishem. I shqetesuar nderhyn Sadiku : “Ali ! Ali! Gjakun do ta marresh diku tjeter dhe jo ne  shtepine teme...!” Kishte qene shakaja e radhes humoristi Ali, mik i Sadikut. (Nga llibri « …. e megjith ate qendruam » Tirane, 2014 te autorve Besnik Dushaj e Ndue Ukcamaj.

- Studjuesi i histories arsimit te Tropojes, F. Vukaj tregon, se nga qe vazhdonin shkollen, me Zeqirin ne Shkoder, ne shtepine e shokut vet  ndalej, si ne shtepine e tije… !

- Nuredini, djali I madh i Sadikut herepashere e ftonte, Kole Tahirin, punonjes i arsimt nga Bajram Curri per te kaluar nje nate me plakun e urte Sadik i cili me mjeshteri tirrte biseden ne oden e vet te miqve ne Gri. Arsimtari dhe shkrimtari Gjon Markolaj, nga Raja flet per kenaqesin qe i shkatonin vizita tek keta njerez fisnike.

- Sadik Selmani kishte ngritur e mbante gjalle nje institucion bamiresie qe i kishte bere ndere vehtes e krahines. Qe ne oborr te shtepis mysafiri ndesh me simbolin e mikpritjes shqiptare, kish shkruar ne dere : «Hajde, Byrme ! Mire, se te ka pru Zoti``! dhe pershendetjet miresardhese e shoqeronin te gjate tere kohes. Nje «repart » i tere njerezish ne familje, burra, gra dhe femij, " te papertuar sikur ata te kishin vajtur per t’u bere ndere atyre e jo per hallin e vet``.

- Djali i Sadikut, Uka, disa vite ka qene sekretar i organizates baze te parties si dhe brigadier ne Gri, dy djemt Nuredini e Zeqiri ishin arsimtare, familja me rreth te gjere, keshtu qe shtepia e tyre ka qene qender mikpritje e bujarie, edhe per te deleguarit qe vinin nga rrethi dhe nga qendra. Ketu, nuk behet fjale per pritjen qe u rezervohej miqeve te shtepie, dashamiresve e te njohurve nga te gjitha krahinat e Malesise Mire e pertej.

- Nike Zogu, kumara i Sadikut tregonte per rastin e «shkeljes" te ritit te transportimit te kufomes te te vdekurit. Po ndrikulla Pashke, gruaja e Nikes, edhe e vdekur duhej te bente « Pershenderjen e fundit" me familjen e kumbares Sadik, nen hijen e Blinit buze rruges.

- Nuk kan qene te vetmet rastet raste kur, Sadiku i porosite robet qe t’u conin per te ngrene udhetarve te cilet pushonin nen hije te Blinit, aty rreth 100 metra afer shtepise. Edhe, ata i konsideonte, shpirtmadhi Sadik mysafir te Shtepise Madhe ne kryqezimin e rrugeve qe lidhnin 7 bajraket e atyre krahinave e besimeve e te ndryshme.

Kam qene largua, prej shume vitesh nga ajo krahine, por edhe mua me takua, jo vetem te te degjoj, por edhe te preki direkt fisnikerine e vecante te trashegimtarve te kesaj dere, madje, kudo qe ata gjenden qe nga Tropoja, Tirane, Shengjini e deri ne Zvicer e Nev Jorkun e larget. Mikpritja e bujaria e tyre ka shijen e Selmaneve te Grise nje nga fshatrat me mikprites te Malesis. E pra, te shquhesh si trim misis trimave nuk esht e lehte e kjo, jo nje here ne henez, po nje farefis i tere dhe pambarimisht ne kohe.

Nuk ka qene e rasti qe perseritej se ne sofren e Sadik Selmanit “bluhej imte... ! Aty rrahej hekuri, shkriferohej mendimi filozofik i malesoreve, kurdohere larg politikave percarese, racizmit, dallimeve fetare, krahinore etj,

Soba e burrave e asj shtepije  shenderrohej ne "parlament" populor, ku uleshin ata qe "dinin" te degjonin, por edhe ligjeronin, auditori ishte demoratik, hyrje e lire, pjesma-rresit,  natyreshem i seleksiononte koha. Ai u perkiste dhe fliste per te gjithe pa dallime.

Per informacion me te plote mund te konsultohen edhe veprat e poetit e shkrimtarit  Zeqir Lushaj  dhe Arkivi i pasur i  studjuesit te mirenjohur te folklorit tropojan, Nuredin Lushaj.

Ftoj lexuesit qe te njihen mire me dosjen kushtuar kesaj Dere te shquar dhe te lexojne ato qe te tjeret kane shkruar per kete Dere e cila ne kushte normale duhej te kthehej ne muzeum te mikpritjes e Bujarise Shqiptare ne qindvjecarin e XX-te te shekullit kaluar. Per t’’u bindur me mire per keto mund t’i referoheni  edhe shembullit te mikpritjes e bujarise qe shpalos edhe sot biri i kesaj shtepije, Zeqir Lushaj per shoke e miq e sidomos per krijuesit e shumte nga Shqiperia, Kosova e vise te tjera shqiptare. Tradita e rrenjosur thelle nuk shuhet, perkundrazi ripertrihet ne kushte te reja.

… !

Dekorata e dhene Sadik Selmanit para tre vjetesh ``Qytetar nderi i Nikaj-Merurit``, me motivacion per mikpritjen, eshte plotesisht e meritur dhe kuptimplote.

Mikpritja e Bujaria te thirrura ne skenen e historise shqiptare duhet ruajtur. Ajo perfaqeson  nje trgues identiteti shqiptar, eshte dukuri e lashte etno-psikokogjike. Fenomeni Sadik Selmani i perket, jo vetem Malesise Mire, por edhe mbare Shqiperise e Kosoves.

Aferim !

-Nga Brukseli, Pranvere- 2020-



(Vota: 42 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora