E enjte, 25.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Halil Gashi: A kemi të drejtë morale të kërkojmë para nga mërgata e jonë për ta ndihmuar Kosovën në kohë Pandemie

E marte, 14.04.2020, 01:45 PM


A kemi të drejtë morale të kërkojmë para nga mërgata e jonë për ta ndihmuar Kosovën në kohë Pandemie…

Shkruan Halil Gashi

Kërkesa e Qeverisë Kurti që mergata ta ndihmoi  Kosovën  në kte Kohë Pandemie  përmes nje Fondi në Qeverinë Kurti , është sa e nevojshme aq edhe e pa ndershme,  karshi sjelljeve të pa ndershme  dhe të pa përgjegjëshme  te të gjitha Qeverive të deri tashme  ndaj kësaj mergate e cila që nga fillët e sajë mbajti gjallë Kosovën  dhe shqiptarët e sajë . A nuk ishte kjo mërgatë  ajo e cila nga vitet e 80 –ta më protesta të fuqishme trokiti në ndergjegjën e Evropes se fjetur në sheshet e metropolave më të medha sin ë Bruksel, Bon ,Berlin, Zhenevë  Paris, Njujork  e gjetiu në përkrahje të demostratave të studentve dhe atyre gjithëpopullore  të vitit 1981 dhe të Kerkesave të atëhershme për Kosovën Republikë . A nuk është kjo mërgatë  ajo   e cila mbajti gjallë Koosvën  që nga vitet e  nëntdhjeta kur regjimi I Millosheviqit suprimoi atë Autonimi që kishte Kosova dhe largoi nga puna të gjithë shqiptarët  e deri në ditët e sotme edhe 20 vite pas lirisë se Kosovës .

A ishte kjo mërgatë ajo e cila përmes organizimeve të fondeve të ndryshmë në Diasoporë si 3% që mbajti gjallë arsimin dhe shendetësinë Kosovare ,A ishte kjo mërgatë ajo e cila përmes fondeve  të Qeverisë për Pavarësinë e Kosovës dhe  Fondit “Vemdlindja thrret “që ndihmuan Luftën për çlirimin e Kosovës , A ishte kjo mërgatë ajo  që ndihmoi minatorët e Trepçës, që ndihmoi Uninonin e Pavarur të Stduentve, që ndihmoi armatimin e popullatës se Kosovës kur secili ndihmontë fshatin e tijë  më blerjën e aramtimeve . A ishte kjo mërgatë ajo që ndertoi dhe rindertoi  dhe ngriti nga hiri  shtepitë por edhe institucionet     në Kosovën e pas luftës,

A ështe kjo mërgatë  ajo që po mban që 20 vite gjallë  me remitencat e sajë popullin e Kosovës  kur dihët numëri kaq I madh I të pa punve që ka Kosova  e që po të mos ishte kjo ndihmë  e tyre ne do ta hanim njeri tjetrin. Thënë shkurt   kjo  mërgatë  është më meritorja që Kosova sotë është në kete shkallë të zhvillimit , që Kosova është e rindertuar , që Kosova nuk ka trazira sociale, që populli I sajë nuk vuan për bukën  e gojës .  Dhë tani çfarë po kerkojmë ………

Tani , duhet të pyetet secila Qeveri  se çfarë bërën ato për ketë mërgatë . As njera Qeveri deri më tani nuk zbarrdhi se kush ua vodhi keto Fonde kësaj mërgate , Kush e vodhi Fondin e 3%, kush e vodhi Fondin Vëndlindja thrret , Kush e vodhi Fondin e Ahenit, kush I vodhi parët per armatimin e popullit të Kosovës , kush u kerkoi haraq investitorve nga rradhet e mergimtarve që duanin të investonin në Kosovë . Poashtu ,të gjitha Qeveritë  duhët të japin përgjegje se kush e dëboi rininë Kosovare perms egzodit të heshtur   nga Kosova për shkak të pa prespektivës  dhe pasigurisë sociale.Poashtu ,duhet të jepet përgjegjigje se kush vodhi fondet e Kosovës qoftë ato nderkombatare dhe ato të buxhetit të Kosovë s, kush u bë  miloner dhe krijuan pasuri prrallorë  e që para luftë as brekë nuk kishin .

A është kjo mërgatë ajo që për 20 vite pas lufte e plaqkitët  në hyrje të kufirit të Kosovës duke kerkuar që të paguajnë sigurimin për makina apo edhe taksa tjera për të mbushur xhepat e atyre që krijuan monopol në fushën e sigurimeve , para këto që thjeshtë ia plaqkitët kësaj mërgate , A  janë të gjitha Qeveritë ato që nga mërgimtarët plaqkitnin edhe po vazhdojnë  te  plaqkisin për marrjën e dokumentave personale   si leternjoftimi dhe pasaporta me proceduara të përshpejtuar , ku per një  leje u plaqktnin dhe vazhdojnë të u plaqkisin nga  50 euro , kurse per pasaportë 100 euro për përson , nese dikush kishte katër anëtar familje për të pajisur më këta dokumenta do të duhej  gjithsej të paguaj  600 euro , pra vetë shteti  për  njëzetë vite rresht I plaqkiti në mënyrë të pa skrupullt keta mërgimtarë. A nuk u ngopë kjo Kastë politike me  keto Qeveri  e më keto plaqkitje individuale e  të fondeve të mërgatës. Ishte detyre e secilës Qeveri të zbarrdhte gjitha keto vledhje dhe keqperdorime të fondeve të kësaj mërgate në të gjitha etapat e ketij 30 vjeqari që po e lejme pas , por  jo vetëm të Fondeve të mërgatës por edhe hajnitë e buxhetit të Kosovës .

As njera Qevrei e Kosovës nuk ka as një të drejtë morale që kësaj mërgatë ti kërkoi para për ta ndihmuar Kosovën përmes krijimit të ndonjë Fondi  në Qeveri, pra as kjo e sotit edhe pse dikush mund të thotë se Qeveria Kurti nuk është fajtore  që poshtu pajtohëm, Porë, VV ishte në Parlament që afro 10 vite dhe nuk ngriti në Parlamentin e Kosovë as një herë çeshtjën e plaçkitjës se ketyre fondeve të mergatës  dhe zbarrdhjen e hajnivë të bëra  si edhe plaqkitjën e qytetarve të Kosovës prej  shtetit të Kosovës  përmes formave të përmendura më lartë.

Secili mërgimtarë ka të drejtë të pyes pse as një Qeveri nuk ndermori masa ndaj të gjithë atyre që e plaqkitën ekonominë e Kosovës, përmes Privatizimit, ku për pakë para u “blenë” më mirë më thenë u plaqkitën  pasuritë shumë milionshe   të gjitha Fabrikave në Kosovë,kur edhe nje here puntoret e ketyre Fabrikave u qiten në rrugë  ashtu sin ë kohën e rexhimit serb pas viteve te 90 –ta. U  plaqkitën  mijëra e mijëra hektar toka të kombinateve dhe koperativave bujqësore , pasuri këto që u plaqkitën nga përsona të njohur kjartë më ëmër e mbi emer e që shumica e tyre ishin pjesë të pushtetve gjatë këtyre 20 viteve , apo të afëtrt më pushtetet e deri tashme .As një Qeveri deri më tani nuk ia dhe kësaj mërgatë as një të vetmën përgjegje për gjitha këto mashtrim e dhe plaqkitje  të kësaj mërgate  , kurse Qeveria 50 ditëshe e Kurtit u këput në fillët e saja ngas kishte premtuar se do të bejë një hap përpara në zbarrdhjën e disa nga këto plaqkitjeve të kësaj mërgate,për ketë se paku mund të ketë të drejtë morale të kërkoi nga kjo mergatë  e cila më votat e saja e ndihmoi që të vijë në pushtet.

Përmes mediave po deklarohën individë nga mërgata të cilët edhe përkundër të gjitha zhgenjimeve të sajë nga të gjitha kastat e deri tashme politike , po shprehin gadishmeri që në ktë kohë Pandemie ta ndihmojnë Kosovën dhe popullin e sajë . Kjo gadishmeri e tyre duhet te jetë alarm për ndrgjrgjrnen e secilit pushtetar  për pa përgjegjshmerinë e të gjithë atyre që e zhvatën paranë dhe djersën e e tyre . Do të doja dhe uroi më gjithë shpirt që kjo para që mund ta dergoi mërgata e jonë për të ndihmuar në kohë Pandemie të mos keqpërdorët  ashtu si ka ndhë shumë herë deri më tani, ngase Mërgata është krenaria dhe dhëmbja e jonë, ajo ka shpirtin e madhe  dhe dashurinë pa kufi ndaj Kosovës dhe nuk guxon më askush ta manipuloi , ngase nama e sajë mund të na godasi rëndë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora