E marte, 23.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime

D. Kokonozi: Për Marash Hajatin

E marte, 21.10.2008, 07:09 PM


Marash Hajati
Për Marash Hajatin

Nga D. Kokonozi
 
Dikur, pas ardhjes së shefit të OKB-së Peres De Kuelari në Shqipëri, u kontaktova nga disa kosovarë të Amerikës të cilët me propozuan të punoja si korrespondent i Tiranës për një Radiotelevizion të tyrin në Amerikë. Nëse nuk më ka lenë kujtesa, quhej Viktoria.
 
Kështu ndodhi që çdo ditë në orën 11 lija çdo gjë, sajoja ndonjë arsye koti për t’u larguar nga njerëzit e afërt e të largët dhe mbyllesha në dhomën time, ku transmetoja saktësisht kronikën e ditës.
 
Më vonë ata më derguan edhe një kamera dhe me të kam filmuar ngjarje me të vërtetë të jashtëzakonshme. Në shumë raste isha i vetmi, që ndodhesha në çaste historike të papërsëriteshme.  Kurrë nuk e kuptova se çfarë rruge ndiqnin kasetat për të  shkuar në Amerikë, por më vonë kam takuar mjaft njerëz, kryesisht kosovare, që më thoshin se më njihnin prej kohe nga reportazhet e Viktorjas. Kjo punë vazhdoi deri pas fitores së PD.
 
Nuk është rasti të flas për kërcënimet e sharjen që merrja çdo ditë nga njerëz të panjohur, por këtu desha të them se me kohë krijova një lloj miqësie edhe me redaktorët përkatës që me telefononin për të marrë kronikën e ditës.
 
Të them të drejtën, emrat e tyre i kam harruar, por që të gjithë më thanë se  ishin gazetarë të dikurshëm të Radiotelevizionit të Prishtinës. Njërin prej tyre e takova edhe kur shkova në Amerikë në përbërje të delegacionit qeveritar për tërheqjen e eshtrave të Faik Konicës. Dukej se ishte person i njohur dhe i respektuar i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe drejtoi ceremoninë e një darke që u dha për nder të delegacionit tonë.
 
Njëri prej këtyre gazetarve, që mbase e kishte mbiemrin Berisha, më tregoi një histori shumë interesante për Marash Hajatin, në ato pak minuta që vazhdonte biseda miqësore, pas transmetimit të kronikës, flas për atëherë kur diktatura ende nuk kishte renë.
 
Diku nga mesi i viteve ‘80, kur Enver Hoxha nuk kishte vdekur ende, gazetari në fjalë më tregoi se Marash Hajati ndodhej për një vizitë në Prishtinë, në mos gaboj në përbërje a më sak në krye të një grupi a delegacioni televiziv.
 
Ai, redaktori im, bashkë me një numër gazetarësh të tjerë të Radiotelevizionit të Prishtinës, e ftoi në një ditë Marash Hajatin të kalojnë një mbasdite te një pike turistike afër Prishtinës, e cila mbaj mend se quhej Marash (mbase- Mirushë?- vend turistik, Ujëvara), po që s’e gaboj kolegët nga Prishtina të më korigjojnë...
 
Pikerisht aty, duke menduar se nuk i shikonte e përgjonte njeri, ata rrethojne Marash Hajatin dhe me shumë padurim, mall e dashuri nisin dhe e pyesin për bacen Enver, si ishte me shëndet, çferç veprash të reja po shkruante e ku ta di unë.
 
Marash Hajati i sheh një herë me radhë, sigurohet që nuk ka njerëz të tjerë rrotull  dhe u thotë: Po mirë o djem, ju a e njihni Enver Hoxhën se cili është? A nuk keni menduar ndonjëherë se ai është njeriu qe i ka shkaktuar dëmet më të mëdha atij vendi? A nuk e shihni si jemi izoluar e çfarë problemesh të mëdha ekonomike na ka shkaktuar politika tij? A nuk keni dëgjuar si po vritemi me njëritjetrin?etj., etj.
 
Biseda i kishte lënë si të goditur nga rrufeja ata gazetarët e rinj të RTV të Prishtinës dhe ata e kujtonin ende jo pa emocion atë bisedë me Hajatin.
 
Dhe theksoj se kjo gjë ndodhte kur Enver Hoxha nuk kishte vdekur ende.
 
Kjo që vazhdon është për midis nesh. Pour la petite histoire, thotë frëngu, pas sherbimeve të mira e besnike, që i bera atij radiotelevizionit, thotë përseri frëngu, vjen dita e shumepritur dhe një zile bie në shtepinë time e dikush më njofton të paraqitem në Hotel Dajti. Më thanë gjithashtu se kishte ardhur një mik nga Amerika, i cili do të më bënte pagesën e punës sime. Se deri atë çast nuk kisha parë me sy asnjë kacidhe, edhe pse natyrisht ju nuk i vini në dyshim ndjenjat e mia atdhetare dhe sidomos atë të punës vullnetare. 
 
Me të shkelur me drojtje atë qilimin e madh e të kuq të hollit të Dajtit, nga banaku shkëputet dikush me një valixhe në dorë dhe vjen drejt meje. U sigurua se isha tamam unë ai që duhej të isha, dhe ndërkohë që personalisht isha hipnotizuar nga ajo valixhaja, ai pa i lëvizur asnjë muskul në fytyrë  futi dy gishtrinj në xhepin e sipërm të jashtëm të xhaketës dhe nxorri e më dha ... 600 dollarë.
 
E pashë gjatë, e pashë shumë gjatë dhe nuk kishte si të mos më shkonin ndërmend gjitha ato të shara, kërcënime, fjalët e ndyra me ëe cilat u flisnin gruas dhe e vajzës së vogël, kur ngrinin telefonin, pas çdo transmimi, dhe i hidhja sytë përsëri nga fytyra e atij tipit, ku vazhdonte të mos lëvizte asnjë muskul.
 
Ju mbase nuk më besoni po ato banakjeret e Dajtit ma kanë kujtuar deri vonë këtë histori. I mora ato 600 dollarët dhe ja hodha në surrat atij mikut. Mrrekullia ndodhi në çast. Muskujt e fytyrës se tij, jo vetëm luajtën, por ajo u zhbë e tëra nga habija. Shihte paratë që u hapen në atë qilimin e kuq dhe nuk u besonte syve të tij.
 
Unë ktheva krahët e ika.
 
Atë natë, vajza ishte sëmurë dhe gruaja kishte blerë një gjysmë kile mollë. Kur u ktheva unë, ajo kishte qeruar një kokërr dhe po ushqente vajzën, që nga temperatura nuk hante dot asgjë tjetër. Unë si pa rënë në sy, mora një lëkurë të mirë molle, që kishte mbetur në pjatë dhe nisa ta ha si duke u eglendisur.
 
Here here tundja koken per te thene qe molla nuk ishte e keqe; bile ishte e mire. Por ime shoqe nuk degjonte nga ai vesh, qe te me jepte nje gjysme kokrre. Pastaj u zhduk per disa caste ne dhome dhe une jam i sigurte se shkoi te qaje.
 
Kur u kthye vura re se nisi ti beje ca hile vajzes, se lekurat i priste me te trasha...:-)) 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora