E premte, 19.04.2024, 09:12 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Tri gafet e kryeministrit!

E marte, 14.04.2020, 12:22 PM


Tri gafet e kryeministrit!

Shkruan Florim Zeqa

Në konferencën e mbrëmjes e së dieles së 12 prillit, kryeministri i vendit u shpërfaq në mënyrën më të keqe të mundshme me dy gafe paradoksale.

Gafi i parë, edhe pse Kosova është shtet laik, kryeministri e zgjodhi kohën e "ezanit" për konferencë shtypi. Koinçidencë apo rastësi, ndërprerja e konferencës dhe të qëndruarit gatitu gjatë interpretimit të "ezanit" nga ana e kryeministrit Kurti, ka lënë shije të keqe tek shqiptarët dhe të qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

Gafi i dytë i kryeministrit Kurti ka të bëjë me thirrjen publike për ndihmë nga Diaspora në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Janë të rregulluara me ligj format e grumbullimit të mjeteve financiare nga qeveria, siq janë; taksat ligjore, grumbullimi i mjeteve nga doganat, kreditë në bankat vendore dhe ndërkombëtare, donacionet dhe huatë publike, etj, por jo hapje të fondeve private në formën e fondeve të luftës (“3%-shit” dhe “Fondit Vendlindja thërret”), të cilat tingëllojnë tepër keq tek mërgimtarët e viteve të '90-ta, paratë e të cilëve asnjëherë nuk përfunduan në destinacionet e duhura por në xhepat e hajdutëve dhe mashtruesve, milionerëve të sotëm të skenës politike.

Pikërisht janë abuzimet që kanë ndodhur me fondet e luftës, aktorët e të cilave akoma janë në skenën politike e që kanë ndikuar në humbjen e besimit të mërgatës për të ndihmuar në këto ditë vështira që po kalon vendi.

Mergimtarët do e gjejnë mënyrën për t'i ndihmuar qytetarët e Kosovës edhe në këto ditë të vështira pandemie, ashtu siq e ndihmuan për këto dy dekada rresht, pra mergimtarët duke i ndihmuar familjet e veta në Kosovë i ndihmojnë edhe familjet tjera, për arsye se, secila familje e mërgimtarëve do t’i ndihmojë familjet tjera që kanë nevojë sikuurse në vitet e '90-ta në formën e aksionit popullor "Familja ndihmon Famlijen".

Edhe po qëse kërkesa e Kurtit të jetë vullnetmirë, në momentin kur e kërkoj ndihmën e Diasporës, situata në krejt Kosovën ishte e menaxhueshme nga një komunë e vogël siq është Klina ime zemërmadhe, prandaj është e pajustifikueshme dhe si e tillë ngritë dyshimet për tendencën për abuzim me mërgatën tonë.

Nuk ka si të jetë ndryshe kur i njëjti kryeministër ditë më parë deklaroj; “Ju nuk po mundeni me ardhë për këto pushime në Kosovë, por ju kisha lutur që ato para që i keni ndarë për kafshatën e fëmijëve të juaj, për këto pushime, edhe mos të ardhëshit, ju paratë dërgoni"!

I njëjti kryeministër, nga shfaqja e "Covid-19" e deri më tani nuk e ka treguar as interesim minimal për gjëndjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës në shtetet evro-perëndimore.

Prandaj kërkesa për ndihmë nga mërgata jonë në këto rrethana është jo humane, plotësisht e pajustifikueshme dhe e jashtëligjshme, abuzim dhe keqpërdorim i pozitës së kryeministrit.

Jo vetëm Albin Kurti, por të gjithë politikanët tjerë, duhet ta kenë të qartë, se mërgimtarët nuk mashtrohen më me improvizime krizash artificiale dhe vajtime qyqare të atyre që nuk janë të zotët të qeverisin me vendin.

Gafi i tretë janë masat e mbrëmshme frikësuese të kryeministrit, të lansuara jashtëligjshëm përmes ministrit të shëndetësisë, thuajse Kosova është në gjëndje të jashtëzakonshme.

Duke i analizuar një nga një masat kufizuese, shihet qartë se ato janë kopje ekzakte e masave ndëshkimore që qeveria italiane i kishte aplikuar tre javë më parë në pikun e situatës alarmante. Sikurse masat kufizuese, ashtu edhe ato ndëshkimore janë të njëjtat edhe përkundër standardit ekonomik pakrahasimisht të ulët që është në Kosovë. Dallimi qëndron tek lëvizja njëorëse e qytetarëve sipas numrave personal, shpikje kjo e kryeministrit apo e ndonjë këshilltari "pragmatik".

Masat e mbrëmshme kufizuese dhe ndëshkimore janë aplikim faktik i gjëndjes së jashtëzakonshme në vend. Le të provojë dikush ta dëshmojë të kundërtën e kësaj që ceka më sipër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora