Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Emri i gjakut tim

| E hene, 13.04.2020, 01:00 PM |


EMRI I GJAKUT TIM

Nga Atdhe Geci

Eh, siç thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë, iu hodh themeli Greqisë“.

Festim Lato, Heroi i Çamërisë, i vrarë dhe i masakruar si të gjithë heronjtë tanë kombëtar, është çami që diti që çështjen e fshehur çame dhe të Çamërisë ta nxjerr nga arkivoli, nga gropa e varrosur greke, nga gjenocidi i bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve, nga dëbimi dhe shpërtrollëzimi i çamëve nga Çamëria, nga Çamëria denbabaden Shqipëri. Atdheu i pushtuar, bubullinte Festim Lato nëpër sallat e Konferencave në BE, as s´mund të harrohet, as s´mund të injorohet. Të nderuar miq të BE-së, u thoshte Festimi; Epiri i Çamërisë, ose Shqipëria deri në Prevezë, është Shqipëria e pushtuar nga greku. Çamëria me një popullsi prej 4 milion banorësh dhe me sipërfaqe prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë, tokë dhe det, është "Zëri i Çamërisë" që i troket ndërgjegjes së Evropës. Evropë, Çamëria e pushtuar nga greku, as nuk humbet as nuk harrohet. Hirësi e Evropës, u thoshte Festimi; Lëvizja për Çlirimin e Çamërisë që unë i prijë nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Greqia përveçse Çamërinë e Pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor, 2016. i dha gjak dhe shpirt lëvizjes, shqiptarët në një shtet. Eh, siç thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë, iu hodh themeli Greqisë“.