E hene, 27.06.2022, 10:37 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Lushaj: Ram Geci, një shembull që duhet ndjekur

E hene, 13.04.2020, 12:31 PM


RAM GECI, NJË SHEMBULL QË DUHET NDJEKUR…

Nga Ramiz LUSHAJ

1.

Në dy ditët e para të prillit, duke punue deri në 12 orë, u shpërndanë 300 pako ndihma të biznesmenit humanist Ram Geci, të planifikuara shpirtërisht e materialisht për të gjitha shtëpitë e vendlindjes së tij, Bytyçit. Rreth 250 pako u shpërndanë në të paren ditë në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe të nesërmen në Berishën e Brigjeve, në krejt Njësinë Administrative të Bytyçit. Disa sish, të tjerat, dhe për një numër familjesh ma në nevojë në Tropojë.

Pakot nuk ishin sa për t’u shënue si ndihmë, por për të dhanë ndihmë: secila prej pakove kishte një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, me artikuj të ndryshëm ushqimorë si miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak.

Shpërndarja e tyre u krye zyrtarisht nga Bashkia e Tropojës, shoqërue nga zyrtarë të lartë të saj, nga policia bashkiake lokale, nga komisionet vendore të Bytyçit, pasqyrue me listat përkatëse, në një kohë rekord.

Komisioni kryesor, më thonë se, e çmoi që pakot të mbanin etiketën “Dhuratë nga Ram Geci”. Kjo, mesa duket e dëshmohet se ai nuk i çonte ato pako thjesht si ndihmë në këto ditë të vështira të fatkeqësisë natyrore. Mbi të gjitha, ato, ishin dhurata në nderim të dy prindërve të tij, Alia e Raza- zemërmirë e bujarë; ishin në vazhdimtari të traditës sojnike të fisit të njohur të Bytyçit; ishin një mirënjohje për dashurinë e pamatë të tij ndaj vendlindjes së vet dhe bekimet e vlerësimet e vendlindjes ndaj tij; ishin në emër të humanizmit genetik, njerëzor e fisnik të tij, bashkëshortes së tij, djemëve të tij, të biznesit të tij.

Kujtim Hajdarmataj, një nga djemtë e mirë të Tropojës, më zëthot’ në telefon e më fjalashkrue: “Si çdo herë tjetër, burri i mirë i Bytyçit…, miku im i çmuar, iu gjend afër bashkëvendasve të vet...Më bie telefoni prapë e më porositi që t’ua çojmë pakot në çdo familje që jeton në Bytyç e Berishë. Dhe ashtu vepruam... Të gjitha familjet na dhanë një urim të përbashkët: Faleminderit Ram Geci! Zoti të bekoftë e të lartësoftë, që nuk po e harron Bytyçin ku ke lindur e je rritur... T’u shtoftë Ndera, Burrnia e…Begatia në Familjen Tande!...Qofsh i nderuar gjithmonë, o Ram Geci!”

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook, se biznesmeni Ram Geci është “shembull model suporti financiar dhe humanizmi…”. Avokat Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare Bytyçi", Tiranë-Prizren, i drejtohet faleminderues në Portali Limit.al e rrjete sociale, me urimin përfaqësues e nderues: "Ta shpërbleftë Zoti, o Ram Geci!"!

2.

Humanizmi i Ram Gecit i tejkalon kufijtë e vendlindjes, pavarësisht se aty i merr fuqitë si Anteu, i ban gjithato ndera për vendlindjen, për ekonominë e kulturën, për arsimin e shtypin, për letërsinë e artet, për turizmin, për mjekësinë, për njerëzit në nevojë. Ai ban ndera të tilla gjithandej në Tiranë e në gjithat vende të tjera të Shqipërisë, në Kosovë e në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës e në Diaspora Shqiptare në Botë.

Ram Geci ka gjithandej e gjithkund ka e merr vlerësime e nderim popullor për vlerat e larta të jetës e punës së tij me sakrifica të motivuara e arritje të merituara, me kontribute ekonomike, shoqërore, humanitare. Në këto ditë prilli 2020, me aq sa munda, i veçova disa mirënjohje popullore ndaj tij lidhur me kontributet me ndihma humanitare në Tropojë, Mat e gjetkë: “Një shqiptar atdhetar i madh. Na ban krenarë bujaria e tij” (Halil Farruku). “Njeri fjalëpak e punëshumë” (Vladimir Kalemi). “Krenar me Ty...”(Agim Januzi). Burrë zotni...”(Sebije Hajdini Sylaj). “Sojnik i Bytyçit...”(Zyra Ahmetaj).“S’ka gja ma të madhe se t’iu gjendesh njerëzve në këto ditë të zeza”(Gjerovica Haxhiaj Myrtja). “Ti shtoftë Zoti!” (Besa Ademi). “Të ketë jetë e shendet, bashkë me njerëzit e tij të zemrës. Përgëzime nga ana ime, edhe pse nuk e njof personalisht” (Andrea Avelina). ”Zoti ta shpërbleftë në jetë se shumë halle kanë sot njerëzit, po pak kush ua qan ato. Ju batë punë të madhe. Nderuat veten e ata prindër të mirë që ju rriten. Zoti qoftë me Ty e me fëmijët e Tu” (Shkurte Hysenaj). “Ram Geci është një shembull që duhet ndjekur...”(Kristaq Janushi)...

Një fakt i kësaj të vërtete: humanisti Ram Geci, me kompaninë e tij “Geci” Sh.p.k., i dha edhe 100 pako ndihmë për njerëzit ma në nevojë në territorin e bashkisë së Matit, që u shperndanë nga kjo bashki, me përkujdesje direkte të kryetarit të saj.

Në listnimet falënderuese që i paraqet kjo bashki, përgjatë kësaj fatkeqësie natyrore, deri në këto ditë prilli 2020, renditet i treti ndër të gjithë, sëbashku me Kadri Morinën e Kukësit, të EuroSig e INSIG-ut, të UBA Bank. Biznesmen humanist Ram Geci, me ndihmat e tij në Mat, vjen pas Fondacionit “Fundjava Ndryshe” i Tiranës dhe pas Fondacionit “Mirësia” i Kuvajtit.

Ram Geci, megjithëse nuk e ka drejtim të vetëm të veprimtarisë së tij bamirësinë, sikurse fondacionet bamirëse, ai në drejtim të humanitetit punon sikur të ishte një fondacion duke dhanë kontributet e tij të shumta e të vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës shqiptare, në të gjithë Rajonin Ballkanik Shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora