Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Sa dimë për Dardanellet?

| E shtune, 11.04.2020, 10:39 AM |


Dardanellet. Sa dimë për Dardanellet?

Shkruan Fahri Xharra

Një pyetje shumë e thjesht por që me siguri , jemi shumë pak nga ata që dimë të spjegojmë se ku janë ato ose çka quhet Dardanelle ose të flasim për historikun e tyre që nga koha pellazgjike e deri më sot  Jo pse do punë shumë që të nxëmë diçka nga e kaluara e jonë, por nga princili “larg sysh , larg mendësh”

Tregimi mbi Trojen si ai për Argonautet është bërthama e shumë tregimeve të thurrura në kohëra të ndryshme , pra për një fatkeqësi të madhe . Disa legjenda merren me me fakte sekulare të lidhura me fatkeqësinë, luftën e Trojës, mbizotërimi i Dardaneleve

Tregimi i Trojës nuk është vetëm dramë por një thesar dramash, për personalitetet e mëdha historike dhe hyjnore. Që të jemi më të qartë duhet shpjeguar  të skicojmë ato pjesë të asaj historie që e solli Luftën e Trojës- por do e ndërronim qëllimin e  shkrimit.

Në bregun e djathtë të  Dardaneleve, aty ishte shpija e Dardanit

Sa me vjen keq për ata 20 mijë shqiptarë që vdiqën  gjatë Marsit të vitit 1915 , që luftuan pa ditur se për kë po luftojnë dhe se sa e prekshme është historia e atij vendi pa e njohur at vend e as historinë , histori që lidhej nja 32 shekuj para tyre me të parët e tyre . ata shkuan në Çanakkale por nuk dinin që kanë shkelur në tokat dardane, në shtëpinë e Dardanit .

( Dardanos)

Ngushtica detare që e lidhë detin Egje me atë Marmara, aty ku ndahet Europa prej Azisë, gjatë shtrembërimit të historisë quhej Hellespont, por ishte qyteti i ndërtuar nga Dardani , shumë afër Trojës, në anën e Azisë së vogël , ngushticë, shtëpi  e Dardanëve , emër mitik i një populli i formuar dhe themeluesi Dardanus

Dardanellet, dikur Hellespont, ( turqisht Çanakkale Bo?az? ) ngushticë e gjatë 61 km dhe nga 1,2 deri 6,8 km e gjere

Dardanelles, c. 1900Map of the Dardanelles (c. 1900), from the 10th edition of Encyclopædia Britannica.Encyclopædia Britannica, Inc.

Dardanosi, një nga djemtë e Zeusit jetonte në ishujt e Samothrakisë me vëllain Iasionin të cilin ia vrau reja (rrufeja  ), dhe ne mërzi e sipër e themeloi në tokën aziatike afër malin Hellespont, Dardaninë. Në marrëveshje me Teukrosin, mbretin e atyre anëve , iu dha një hapësirë e madhe taksore, te cilën më vonë edhe e trashëgoi dhe e quajti Dardania. Pas tij froni mbretëror mbahej nga i biri Erichtoni, mandej nipi Trosi që e quajti vendin Troja.

Gryka e Dardaneleve, eshtë plot tregime dhe të vërteta që e kanë kaluar në dy brigjet e saja.

Sa keq, sa pak i njohim Dardanellet