E marte, 14.07.2020, 10:51 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Ali Riza luftëtar i shquar i Zhabarit të Poshtëm

E shtune, 11.04.2020, 12:01 PM


Ali Riza luftëtar i shquar i Zhabarit të Poshtëm

Nga Hilmi Saraçi

Fshati Zhabar i Poshtëm, si shumë fshatra të tjera nga Kosova ka përjetuar shumë luftëra dhe ngjarje tjera edhe në të kaluarën e hershme.Gjatë këtyre periudhave kohore zhabarasit kurrë nuk u pajtuan me pushtuesin, sidomos atë serb, por e kundërshtuan dhe  e luftuan me trimëri dhe me  guxim.Në këtë fushë përmenden luftërat e zhvilluara nën udhëheqjen e Azem Galicës dhe Shaban Polluzhës.

Si luftëtar dhe kundërshtar i pushtuesit komunist çetnik serb përmendet edhe  Ali Riza.

Ai ishte një anëtar i LNDSH-së dhe luftëtar i Shaban Polluzhës. Një kohë pas pushtimit të vendit nga komunistët , Ali Riza kishte qëndruar në mal,duke u përpjekur të rezistojë dhe të mos dorëzohet.Me 11 gusht 1946 në Shalë të Bajgorës ka marrë pjesë me udhëheqësit e  çetave të aratisura të LNDSH-së në miratimin e vendimit për përbërjen e formacionit të “Divizionit të Ibrit” dhe mori pjesë në përcaktimin e kuadrit komandues, me ç’rast  edhe vet është zgjedhur për oficer të lidhjes infomative të këtij divizioni… Mirëpo një ditë babai i tij, Rizai kishte shkuar në vendqendrimin e birit të tij dhe e kishte lutur që të dorëzohet, sepse ka marrë garancione se nuk do të merren masa të ashpra ndeshkuese ndaj tij nese nuk i ka duart e përgjakura sepse për shkak të tij familja po keqtrajtohet barbarisht.

Për hir të lutjes se babait dhe të familjes, Ali Riza ishte dorëzuar në organet komuniste me 23 shkurt 1947 dhe  ishte denuar me grupin e Ajet Gërgurit , Gjon Serreçit , Fejzulla Saraçit e të tjerëve duke u denuar me 10 vjet heqje lirie.Më vonë ishte liruar...

Luftoi kundër armikut trimërisht dhe deri në fund të jetës nuk u luhat në luftën e tij për liri dhe pavarësi kombëtare…

Ndërsa ushtarët e UÇK-së si në shumë fshatra të tjera kishin organizuar dhe formuar njësitet ushtarake dhe bënin rezistencë të vazhdueshme për çlirimin e vendit nga pushtuesi serbo-çetnik…

Në Zhabar ka pasur edhe  luftëtarë të tjerë, por jo të njohur si Ali Riza.Ka pasur edhe disa përsona të njohur të profesioneve të ndryshëm, sidomos disa që merreshin me tregti,  shkonin në Greqi dhe në vende të tjera jasht Kosovës dhe bënin furnizimin e banorëve me mallra të ndryshëm dhe nga kjo tregti siguronin fitime të mira. Në këtë fushë shquhet  Fejzë Jaha dhe Ibrahim Çerkezi të cilët në Peshter merrnin qengja e dele dhe kështu shkonin në Selanik dhe nëpër qytete tjera të Greqisë duke tregtuar dhe përfituar.…

Në vitin 1919 në Zhabar të Poshtëm kishte ardhur Azem Bejta  dhe ishte takuar me komandantin e xhandarmërisë serbe, Ceroviqin.

Ai në këtë rast i kishte parashtruar 12 kërkesa Ceroviqit të hartuara nga Hasan Prishtina në parlamentin turk. Në këtë dialog përkthyes i Azem Bejtës ishte  Haxhi Bajska ndërsa i Ceroviqit ishte Pop Angjellku. Komandanti serb i kishte thënë  Azem Bejtës: “Unë nuk i kam këto kompetenca. Këto kompetenca i ka vetëm Pashiqi”. Azem Bejta i kishte thënë: “Bani selam Pashiqit tënd derisa t’i plotësojë keto kërkesa tona kurrë pushkën nuk kemi me ta ndalë.”

Në përiudhen ndërmjet dy luftërave botërore Zhabari i Poshtëm u konolizua me tri familje serbe:1. Kragoviq Rajko 2.Kragoviq Radoica 3. Petronijeviq Milan. Dy familjet e para ishin vendos në truallin e Shaban Bellës, kurse e treta pranë shtëpisë së Tafil Mehmetit.Tani këto familje nuk jetojnë në këtë fshat, janë shpërngulur andej nga kanë ardhur…(Fragment)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora