E premte, 19.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Ismail Qemali dhe Isa Boletini shkuan te Ministri në Londër

E enjte, 09.04.2020, 12:10 PM


Ilmi Veliu

Ismail Qemali dhe Isa Boletini shkuan te Ministri në Londër

Morën rrugë të gjatë e shkuan te Ingëlizi

Ismail Qemali, Isa Boletini.

Arritën dy shqiptarët,te ministri në pallat

Njëri me dy kobure, e tjetri diplomat.

Por rojtari i pallatit, Ishte shumë i prerë

Armët more zotërinjë,dorzoni këtu në derë.

Nuk mund te bindej Isa, nisi për të hy

E ndali Ismaili, ia bëni me kry.....

O Isa Boletini,çka je duke ba

Këtu në Londër,nuk erdhëm për tu vra

Nuk eshtë ky vëndi,që duhet me luftu

Me ministrin e Londres, kini për tu taku.

La pushkë  e allti, edhe pëshërtinte,

Por koburja tjetër,pas  brezi i rrinte

Ua hapën derën dhe hynë në pallat

Isa  me xhamadan,Ismaili diplomat.

Foli lordi plak, gjuhen duke dridhur

Ma ca fjalë tallëse,buzëqeshje të hidhur.

Po mirë se na erdhët, ju musafir të mbarë

Po kush ju çarmatosi, ju trima shqiptarë.

Ismail Qemalit,sytë zjarr i shkrepën

Por Isa Boletini, nxjerr “koburen” tjetër.

Brrom aty perpara, te ministri,pranë

Zotëri ti Shqiptarin,kurrë se gjen pa armë.

Në luftë me Serbinë,kimi qenë të detyru

Pa alltinë në brez, askund mos me shku.

Ministrit të Londrës, i ju terrunë sytë

Ismail Qemali, qeshi nën qerpikë.

Ne erdhëm këtu, me ti thanë do halle

Për Shypninë e vogël, në Evropën e madh

Për Shqipërin Etnike,dhe trojet shqiptare

Që ju more zotërinjë,i kini lënë pas dore.

Kimi qenë të Evropës,den dhe baba den

Kimi rrënjë të vjetra, të parët në këtë vend

Dhe sot ju tokën tonë, e kini ndarë në copa

Vajton dhe  Kastrioti,te varri-te gropa.

Ai trim ka luftuar, me një perandori

E neve  nuk mundëm,të ndalim një Serbi.....

ISA E HASHIMI NË EVROPË

(Një lloj si Ismail Qemali  e  Isa Boletini, kur shkuan në Londër)

Arriten kosovaret,

në Evropë-në pallat

Hashimi, kokën gjarpër,

Isa kokë-tullac.

Kryetari i Evropes,

ishte shumë i prerë;

Ju t’dy mos jetoni,

por të pini zeher…..

Nuk mund të bindej Isa,

nisi për tu lëvdu

Jam ushtar i Titos,

mos me shani muu

As Hashimi bindej,

tha jam luftëtarë,

Bashkë me do hajduta,

edhe ca gomarë.

Bërtiti Albin Kurti,

or Hashim bre vëlla,

Erdhëm në Evropë,

nk erdhëm për tu vra.

I mori Grenlli i Trampit,

i dërgoi  në pallat,

Hashimi,kokën gjarpë,

Isa me sytë bardak.

Ne erdhëm n’Evropë,

me ti qarë do halle

Për Kosovën e vogël,

në Evropën e madhe

Nëse sna do Evropa,

do shkojmë n’Amerikë

Nëse sna do Trampi,

në Hënë kimi për të ik.

Në fund foli Grenlli,

i mërzitur duke plas,

Mos shkoni në hënë,

por të shkoni në mars.

Atje gjindet shpirti,

i Kastriotit të madhë

Do ju mbushë me mënd,

e do këthehej prapë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora