E premte, 29.03.2024, 02:20 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Ja pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë triumfatorë

E merkure, 08.04.2020, 03:39 PM


Ja pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë triumfatorë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pavarësisht se komplotistët e kualicionit të së keqes    ishte PAN dhe tani u bë PLAN  (ish-PAN + LDK=PLAN) ia arritën përkohësisht qëllimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, ata patjeter që do të deshtojnë. Kjo fitore e tyre është si fitorja e Pirros, pasi ata kaq kishin mundësine, dhe kaq janë takati dhe fuqia maksimale e tyre të cilat edhe ato i konsumuan.

Si makineri politike e vjetëruar dhe e konsumuar nga keqpushteti, korrupsioni, hajnija, nepotizmi dhe tradhëtia, ata, pra PLAN-istët,   tashmë nuk kanë as karburant për të lëvizur pasi edhe karburanti i mashtrimeve dhe i gënjeshtrave atyre u ka skaduar dhe u është harxhuar.

Politikisht ata janë konsumuar dhe shterpëzuar pasi nuk prodhojnë as alternativë dhe as besueshmëri më te populli, dhe vota popullore do t’i ndëshkojë ashpër ata. Kjo sepse  verdikti dhe vullneti popullor është kundër tyre, kundër pabesisë dhe djallëzisë së tyre.Pra, strategjia dhe plani i PLAN-it( LDK+PAN)  për asgjësimin politik të VETVENDOSJES dhe të Albin Kurtit por edhe të Vjosa Osmanit  dhe të elitës se re e të shëndetshme të LDK-së do të dështojnë e do të ndëshkohen pashmangshmërisht shumë rëndë.

Ata do të marrin si meritë atë që kanë punuar dhe që vazhdojnë akoma të punojnë.

Populli ata i ka braktisur dhe  do t’i braktisë e do t’i skualifikojë politikisht akoma më ashpër; populli atyre do t’ua marrë demokracinë të cilën ata ia kanë rrëmbyer atij , dhe të cilën  ata  e keqpërdorën dhe spekulluan aq shumë, duke e delegjitimuar demokracinë me grushtin parlamentar organizuar prej tyre.

Populli kurrë nuk e fal përgjithmonë politikën e keqe, të korrupsionit, hajnisë  dhe të tradhtisë.

Nuk munden që pucistët të mashtrojnë popullin as me proamerikanizmin e tyre fallco, pasi nuk mund të jenë proamerikanë ata të cilët kanë mbi supe akuza ligjore krimi, tradhtie, korrupsioni e hajnije, gjë për të cilat SHBA shumë nga këta “proamerikanë” me fjalë  hipokrizie  i kanë emrat në listënm e zezë. Dhe cfarë është lista e zezë po ua kujtojmë atyre. Një  zyrtar shpallet “non grata” kur faktohet përfshirja në korrupsion dhe është Sekretari Amerikan i Shtetit që publikon vendimin duke iu referuar legjislacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

“Neni 70 31 C përcakton si shkelje: Të kërkuarit apo dhënien e parave, dhuratave apo përfitimeve të tjera personale në shkëmbim të favoreve të kërkuara për shkak të postit. Përvetësimin e fondeve publike. Ndërhyrjen në procese gjyqësore, zgjedhore, apo procese të tjera publike”.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Dhe vjen pyetja vetëvetishëm si janë këta që bënë mocionin dhe pucin kundër qeverisë Kurti, si janë shume prej tyre në raport me Kurtin dhe me Vjosa Omanin, dhe si janë shumë nga ata   me SHBA-të, janë pro SHBA -ve apo jo me SHBA-të.

SHBA respektojnë legjitimitetin demokratik, mbrojnë liritë dhe të drejtat universale të njeriut dhe janë gjithmonë të përkushtuara në luftën kundër krimit e korrupsionit  dhe respektojnë sundimin e ligjit.

Dhe ata të cilët janë në një linjë me politikën amerikane dhe me shtetin amerikan janë  pikërisht Albin Kurti dhe Vjosa Oasmani sepse ata janë për ndërtimin dhe funksuinimin e shtetit demokratik e ligjor; janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar,ryshfetit, nepotizmit dhe kundër korrupsionit dhe si të tillë ata edhe janë votuar nga populli me 6 Tetor 2019.

Shqiptarët janë populli më proamerikanë në Botë, jo se shqiptarët i ka bërë proamerikanë politika dhe politikanët e tyre , por proamerikanë shqiptarët i ka bërë proshqiptarizmi dhe ndihma e kontributi vendimtar i SHBA për të dyja shtetet shqiptare.

Për SHBA-të ,pro saj janë ata dhe vetëm ata politikanë kosovarë të cilët punojnë për ndërtimin e shtetit ligjor, për konsolidimin e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës ,për shtetin e Kosovës jo të ndarë e as me kufij të korigjuar.

Ata që punojnë për një Kosovë të tillë të fortë e të konsoliduar ata janë edhe me linjën politike e strategjike  të SHBA-ve. Kjo  sepse janë vetë SHBA-të ato të cilat më shumë se kushdo tjetër në Botë kanë dhënë, kontribuar e sakrifikuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.Dhe si politikë, dhe si politikanë të tillë , më afër dhe më proamerikanë janë Kurti dhe Osmani, dhe nuk janë ata të cilët e kanë marrë peng Kosovën, dhe jo ata prej të cilëve Kosova mbeti e fundit në rrugën e shtetndëtimit modern e ligjor, e fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsdonit, e fundit në Europë në zhvillimin ekonomik dhe të integrimit në BE.Prandaj Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë triumfatorë mbi politikën e vjetër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora