E shtune, 20.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Qytetar i botës jam

E merkure, 08.04.2020, 12:31 PM


Viron Kona

Qytetar i botës jam

Jua kushtoj këtë poezi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që sot janë në vijën e parë të zjarrit kundër “Covid-19” në Shqipëri, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Amerikë  dhe në mbarë  botën.

Shqiptar i lashtë, brez pas brezi jam,

por sot jam edhe anglez dhe italian,

francez, kanadez, polak e gjerman,

sot qytetar i gjithë botës jam.

Spanjoll, rus, grek, çek, amerikan,

austriak, hungarez, turk, zviceran,

kinez, japonez, rumun, egjiptian,

qytetar i lirë i gjithë botës jam.

Aziatik, skandinav e australian,

afrikan, indian, belg e brazilian,

sot banorë i çdo kontinenti jam,

popujt e botës në zemër i kam.

“Covid-19” sot kam kundërshtar,

ndaj në front jam në vijën e parë,

unë qytetari nënshtetas shqiptar,

luftoj për jetën e botës mbarë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora