E premte, 19.04.2024, 12:38 PM (GMT+1)

Editorial

Albert Zholi: Armatat e Heronjve të heshtur përballë armikut të padukshëm

E marte, 07.04.2020, 07:59 PM


Mjekët, gazetarët, Policia dhe Ushtria, katër Armatat e Heronjve të heshtur përballë armikut të padukshëm

Nga Albert Z. ZHOLI

Në këtë luftë pa front, ata janë 4 Armata të fuqishme që veprojnë dhe luftojnë në heshtje, pa zë, por me zemër.

Dy Armatat e para Mjekët dhe Gazetarët!

Të dytët Policia dhe Ushtria.

Mjekët sot më tepër se kurrë ( e theksoj sot-jo e kaluara) i përmbahen betimit të Hipokratit : “Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mijë, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mijë, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër….”.

Gazetarët!

Sot janë çdo minutë çdo sekondë ku është lajmi  për Virusin. Në zonën e zjarrit, natën dhe ditën. E mendoni dot veten në kushtet e karantinës pa televizor, pa lajme, pa gazetarët?! Vlerësojini, mos i fyeni! Ata janë heronj në çdo kohë, Janë fryma, ndërgjegje e popullit që përfaqësojnë….

Gazetaria, gazetarët, realiteti dhe e ardhmja

Gazetarinë të bukur e bëjnë gazetarët e mirë dhe të zotë- apo të vështirë, ata që ngecin në këtë profesion pa e dashur atë.

Ndaj edhe gazetarët që kërkohen, që kujtohen, që merren si pika referimi për kohët, janë pak, shumë pak, por mëse të mjaftueshëm për të krijuar idenë se kur e do një profesion e bën atë të lexueshëm, të shikueshëm dhe tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe politikës ndaj tij. “Ai që nuk lexon kurrë gazeta, është i marrë, por ai që beson çdo gjë që lexon, vetëm se thuhet në gazetë, është edhe më i marrë”, është shprehur para dy shekujsh August fon Shlëcer, historian dhe gazetar gjerman në fundin e shekullit të 18-të, kur ende televizioni nuk ishte shfaqur si ide. Parë në këndvështrimin e kësaj sentence, del qartë se gazetaria është sa profesion i vështirë po aq i bukur.

Është i vështirë sepse duhet ta bësh lajmin në kohë dhe të besueshëm që gazeta të blihet (ndërsa sot televizioni të shikohet), është e bukur sepse nëpërmjet lajmit apo komentit, njerëzve u serviret në duar ushqimi i përditshëm shpirtëror për të ruajtur ekuilibrat e dy marrëzive, atë që njeriut të mos i shkojë ndërmend të lexojë (nqs lajmi është i pa bazë), por edhe atë që jo çdo gjë që lexon ta fusë brenda vetvetes me seriozitetin më të madh....

Shërbimi mediatik është një mjet për të transmetuar jetën e secilit, bashkësisë dhe një globi të tërë, me ngjarjet më pikante, ndaj dhe rëndësia e tij është më shumë se forca e perëndisë. Dikush mund t’i ketë zili gazetarët Leximi i emrit në gazetë është disi tundues për lexuesin e thjeshtë, por edhe atë me përvojë (kualifikuar). Lexuesi mendon se një gazetar mund të ndihet disi krenar për veten, ngaqë emri i tij del në gazetë, apo shfaqet në ekran.

Por në gazetë apo ekran nuk dalin zhgënjimet, rivaliteti, xhelozitë, fyerjet, poshtërimet, ankthet, montazhet, efektet, zërat, përplasjet që i ndodhin çdo gazetari në profesionin e tij. Gazeta apo ekrani është dukja e një fabrike të madhe e cila punon “nëndheshëm” por me mendjen më të civilizuar dhe me pjekurinë maksimale, se ndryshe, jo vetëm nuk do duket puna e gazetarit, por do mbytet edhe ai vet nën trysninë e shikuesit apo lexuesit që zakonisht di të çmojë dhe të vlerësojë.

Dhe heronjtë pas tyre   ….

Policia dhe ushtria. Ata me uniformë, por përballen me gjithsecilin, duke harruar se edhe ato kanë një familje, kanë njerëzit e tyre të afërt, i kanë braktisur për të qëndruar në gatishmëri duke qenë po ashtu  në vijën e parë të frontit, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Këta janë heronjtë që gjithmonë mbulojnë gabimet e politikës 30-vjeçare shqiptare.

Hallall qumështi i nënave!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora