E merkure, 24.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Gëzim Krujës

E marte, 07.04.2020, 07:22 PM


Mevlud Buci

MJESHTRI QË NDRITI SKENËN

Gëzim Krujës

O Cukal me plot gjelbërim

Tarabosh me lule prilli,

Ti e rrite birin Gëzim,

Zaambël, me gjuhë bilbili.

Bunë moj,pse ngre valët

Rozafë, pse lëshon kujën?

Nanë Shkodra i nisi vajet

Për të madhin, Gëzim Krujën.

Ty Rozafa të dha gjinë

Të mëkoi me qumësht hyjnor,

Si me dorë ta dha magjinë

Mjeshtër i madh  me plot humor.

O artist,kolos i skenës,

Humorist, lindur prej zotit,

Fjalë drite i jep zemrës,

Vrepra rron, mot pas motit.

Yll i skenës, gurrë humori

Ti  i thjeshti  pa mburrje e buja,

Zemërdritë shpirt shenjtori,

Fjalëmjalti, Gëzim Kruja.

Për të qeshur, për të qarë

Seç e bëre mbarë njerëzinë

O krijues i klasit të parë,

Bahçevan për dashurinë.

Mjeshtër i rrallë plot humor

Artist –mal i thjeshtësisë

O vigan-talent –aktor

O legjendë e komedisë…

Shkodër lokja të rriti ty,

Sa Cukali e pate zemrën,

I lindur për komedi,

Me humor  e  tunde  skenën…



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora