Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Lamtumirë Rexhë Xhakli!

| E marte, 07.04.2020, 07:58 PM |


Lamtumirë Rexhë Xhakli!

Ndahet nga jeta patrioti dhe adhetari i Kombit Rexhë Xhakli, New Jersey

Nga Keze Kozeta Zylo

Me hidhërim të thellë e mora lajmin e ikjes nga kjo botë të patriotit dhe atdhetarit të flaktë

Rexhë Xhakli.  Ne ishim kreanar si Diasporë të kishim në gjirin tonë një burrë zemërmadh dhe një atdhetar që i rahu zemra  fort për Kombin deri sa iku.  Ne fakt zemra e tij do të jetë në përjetësi pasi ai la pas vepra që vihen në shërbim të njerëzve në nevojë, si në edukim ashtu dhe në fusha të tjera.

I ndjeri Rexhë Xhakli së bashku me bashkëshorten e tij Dr.Xhaklin hapën qendra për fëmijë me Autizëm dhe Down Syndrom në Kosovë.  Ata kanë ndihmuar në fushata të ndryshme në ngritjen e fondeve për Kosovën dhe Kombin.  Ishte e pamundur të mos e shikoje

Rexh Xhaklin në aktivitete të rëndësishme kombëtare dhe kulturore ku merrte pjesë gjallërisht dhe jepte opinione para kamerave.

Të dy me Qemalin kemi pasur fat ta intervistojmë dhe ta kemi në arshivën e TV “Alba Life”, New York.  Elekuenca e Tij në të folur, dashuria dhe pasioni për punë kombëtare e rreshtojnë ate në njerëzit e njohur me kontribute të Diasporës Shqiptaro Amerikane.

Rexh Xhakli ndihmoi jo vetëm duke shkuar me Flamur në dorë në aktivitetet kombëtare, por dhe kontribuoi financiarisht.  Ai diti me plot kulturë dhe atdhetarizëm të bënte bamirësi atje ku duhej dhe kur duhej.  Altruizmi dhe patriotizmi i tij ishin dy nga cilësitë që dalloheshin lehtë kudo që shkonte.  Perkrahja qe iu ka bere fëmijëve me Autizëm dhe Down Syndrome, kishin dhe një arsye të madhe shpirtërore, ngaqë ia kushtoi djalit të tij Arbenit i diagnostikuar me Autizëm.

Ai u dallua si nje biznesmen i suksesshëm dhe që diti jo vetem ta menaxhonte me profesionalizëm, por ndërkohe ndihmonte dhe Kombin.

Këto veprime kaq humane dhe tejet shpirtërore doemos që do të ngelen gjatë në kujtesën tone, jo vetëm ne që e njohëm nga afër, por dhe ne të gjithë Diasporën që i shërbeu me devotshmëri deri në frymën e fundit.

Është e dhimbshme kur dëgjon që njerëzit largohen nga kjo botë para kohe, por akoma dhimbja dyfishohet kur ikën në këtë kohë të pazakontë në kohë lufte.

Ngushëllimet tona për ju Dr.Xhakli, Adrianës dhe Arbenit për këtë humbje të madhe në familjen tuaj!

Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë fatkeqësi familjare.

Dritë të pastë shpirti Rexhë Xhakli!

Lamtumirë!

6 Prill, 2020

Staten Island, New York