E premte, 29.03.2024, 11:01 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Lamtumirë Rexhë Xhakli!

E marte, 07.04.2020, 06:58 PM


Lamtumirë Rexhë Xhakli!

Ndahet nga jeta patrioti dhe adhetari i Kombit Rexhë Xhakli, New Jersey

Nga Keze Kozeta Zylo

Me hidhërim të thellë e mora lajmin e ikjes nga kjo botë të patriotit dhe atdhetarit të flaktë

Rexhë Xhakli.  Ne ishim kreanar si Diasporë të kishim në gjirin tonë një burrë zemërmadh dhe një atdhetar që i rahu zemra  fort për Kombin deri sa iku.  Ne fakt zemra e tij do të jetë në përjetësi pasi ai la pas vepra që vihen në shërbim të njerëzve në nevojë, si në edukim ashtu dhe në fusha të tjera.

I ndjeri Rexhë Xhakli së bashku me bashkëshorten e tij Dr.Xhaklin hapën qendra për fëmijë me Autizëm dhe Down Syndrom në Kosovë.  Ata kanë ndihmuar në fushata të ndryshme në ngritjen e fondeve për Kosovën dhe Kombin.  Ishte e pamundur të mos e shikoje

Rexh Xhaklin në aktivitete të rëndësishme kombëtare dhe kulturore ku merrte pjesë gjallërisht dhe jepte opinione para kamerave.

Të dy me Qemalin kemi pasur fat ta intervistojmë dhe ta kemi në arshivën e TV “Alba Life”, New York.  Elekuenca e Tij në të folur, dashuria dhe pasioni për punë kombëtare e rreshtojnë ate në njerëzit e njohur me kontribute të Diasporës Shqiptaro Amerikane.

Rexh Xhakli ndihmoi jo vetëm duke shkuar me Flamur në dorë në aktivitetet kombëtare, por dhe kontribuoi financiarisht.  Ai diti me plot kulturë dhe atdhetarizëm të bënte bamirësi atje ku duhej dhe kur duhej.  Altruizmi dhe patriotizmi i tij ishin dy nga cilësitë që dalloheshin lehtë kudo që shkonte.  Perkrahja qe iu ka bere fëmijëve me Autizëm dhe Down Syndrome, kishin dhe një arsye të madhe shpirtërore, ngaqë ia kushtoi djalit të tij Arbenit i diagnostikuar me Autizëm.

Ai u dallua si nje biznesmen i suksesshëm dhe që diti jo vetem ta menaxhonte me profesionalizëm, por ndërkohe ndihmonte dhe Kombin.

Këto veprime kaq humane dhe tejet shpirtërore doemos që do të ngelen gjatë në kujtesën tone, jo vetëm ne që e njohëm nga afër, por dhe ne të gjithë Diasporën që i shërbeu me devotshmëri deri në frymën e fundit.

Është e dhimbshme kur dëgjon që njerëzit largohen nga kjo botë para kohe, por akoma dhimbja dyfishohet kur ikën në këtë kohë të pazakontë në kohë lufte.

Ngushëllimet tona për ju Dr.Xhakli, Adrianës dhe Arbenit për këtë humbje të madhe në familjen tuaj!

Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë fatkeqësi familjare.

Dritë të pastë shpirti Rexhë Xhakli!

Lamtumirë!

6 Prill, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Vdekjet në kohën e Covid 19 Kozeta Zylo: Infermierja shtatzanë flet nga Fronti i Luftës në Huston Kozeta Zylo: Flet Albana Martinaj nga fronti i Luftës në Bronx, New York Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Bora Qehaja nga Fronti i Luftes në Itali Keze Kozeta Zylo: Dua të vdes bukur, jam Njeri Kozeta Zylo: Valbona Tolve - në vijën e parë të Frontit të Luftës kundër koronavirust në Amerikë Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx Kozeta Zylo: Në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Amerikë Kozeta Zylo: Bisedë me Dr. Romina Selenica që po shërben në Itali në kohën e Pandemic Coronavirus Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Elona Lopari, trainere jete dhe karriere Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës Kozeta Zylo: 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Festë në Manhattan Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora