Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aleks Kapllaj: Lutja e jonë për Pashkë - Jezus na e largo e virusin!

| E marte, 07.04.2020, 07:56 PM |


Lutja e jonë për Pashkë: Jezus na e largo e virusin!

Nga Aleks Martin Kapllaj

A mund të jetë rastësi se mbas pak ditësh, virusit do t'i bjerë forca agresive kundër njeriut, pikërisht ditën e Ringjalljes së Krishtit?

Ata që e kanë fatin të jenë besimtarë në misterin e ringjalljes së Jezu Krishtit, e kanë të lehtë të besojnë se kjo nuk është koinçidencë por është dëshirë e vullnetit të tij, që mëshirohet me ringjalljen e jetës, optimizmit, dhe mposhtjes së të gjitha sëmundjeve.

Ata që nuk e kanë forcën e besimit në Zotin tonë,  ju mjafton ta pranojnë qëllimisht se është një koinçidencë e bukur, që edhe pse nuk mund të mos ketë lidhje ju jep besim në jetën e universit se gjithçka është e lidhur me Zotin e natyrës dhe ciklet e kësaj të fundit.

Që të merkurën 26 shkurt, ka filluar Kreshmja, për katolikët, që zgjat dyzetë ditë deri të ejten me 9 prillë, që është një udhëtim drejt vdekjes dhe ringjalljes dhe pak ditë më vonë, filloi edhe kuarantina e jonë, që ka të njëjtin kuptim kohor, por shpresojmë jo atë korfirmin në hapësirën e saj fizike e gjeografike e statistikore për jetën e shqiptarëve.

Kreshmet, janë dyzet ditët e agjërimit që jetoi Jezusi, në shkretëtirë, para se të ndërmerrte misionin e tij biblik.

Dyzet, është edhe numri i momenteve më të rëndësishme, në eksperiencat kryesore të besimit të popullit në Zot, që pasqyrohen në Ungjillin e Vjetër e të Ri.

Në testamentin e Vjetër, dyzet janë ditët e përmbytjes universale, dyzet janë ditët që kaloi Moisiu, në malin e Sinait.

Në Ungjillë, dyzet janë ditët që Jezu Krishti i ringjallur përgatiti dishepujt e tij, para se me u ngjit në qiell e që dërgoi Shpirtin e Shejtë në Tokë.

Kreshmja, ështe edhe agjerimi, por edhe privimi për një jetë më të kufizuar me disa limite, me bamirësi dhe solidaritet për të afërmit, për të varfërit, për ata që janë të sëmurë dhe që po luftojnë për jetën, e për të fundit e të fundëve të çdo shoqërie.

Plot dyzet javë, është përiudha e formimit të njeriut në ata që na japin jetën, si imazhi i krijuesit tonë.

E gjithë kjo pandemi që ka goditur të gjithë njerëzimin, në vitin 2020 e shuma e dy shifrave është dyzet, sa kjo kuarantina e jonë, do të ndalet me ringjalljen e Krishtit e do të ndryshojë jetën tonë në dy periudha: para dhe pas kolerës, me shpresën e bindjen, që do të jetë më e mirë koha pas epidemisë.

Kjo është lutja e jonë për Jezusin: na e largo virusin e shpëtoje njerzimin!