Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Në emër të jetës

| E hene, 06.04.2020, 10:09 AM |


Shyqyri Fejzo

Në emër të jetës

Sot e lodh globin vetëm një molekulë

Shkenca me forcë kërkon një formulë

Të gjejë dhe  tja ngjitë virusit si pullë

Ta testojë e ndajë botës kudo me vulë

Na zuri prirja universale, nënvleftësimi

Frika dhe humbja e instiktit tek veprimi

Na kapërtheu për fyti si ndjenjë izolimi

Na ftohu e bëri akull në shoqëri largimi

Shumë i fryrë është sot ky lëmi virtual

Sëmundje e dytë ai sfondi emocional

Ka ardhur koha që sot atij ti themi ndal

Ekujlibri e kërkon të shpejtohet ngadal

Dëshira e frikshme për jetën kurrë s’sos

Kjo do nxitë mendjet e ndritura përpos

Sic ndërtuan e nisën raketa në kozmos

Do gjejnë shpëtimin nga virusi doemos